- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore
Më 13 gusht mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase të sigurisë dhe guerilasve shqiptarë.
Me këtë rast duke folur për programin Zigzag të BBC-së, Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2001 ishte në ballë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tha se kjo forcë politike kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore.
"Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Është e vetmja marrëveshje politike paqesore që ka arritur me sukses të avancohet dhe jetësohet brenda kësaj periudhe," - tha Ahmeti për BBC-në.
Si arritje ai përmendi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në këtë vend.
Kreu i BDI-së tha se pret që ndërkohë të hiqet nga rendi çështja e përdorimit zyrtar në shkallë vendi edhe të gjuhës shqipe, por edhe që të rritet ajo që ai e qujati mirëbesim mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve: "Është mëse e vërtetë që nga institucionet drejtuese të vendit, siç është Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme e kështu me radhë, nuk drejtohen nga shqiptarë dhe është domosdoshmëri që për të patur besimin reciprok, sigurisht që nga këto organe kaq të rëndësishme të drejtimit të shtetit domosdo që duhet të ketë edhe shqiptarë etnikë të Republikës së Maqedonisë. Kjo është një çështje që ne si BDI e kemi vënë në tavolinën e bisedimeve," - tha për BBC-në Ahmeti.
Ndërkaq, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave me seli në Shkup ka bërë një studim rreth një segmenti të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të komuniteteve jomaqedonase në administratë.
Bashkim Bakiu i kësaj qendre i tha BBC-së se Marrëveshja e Ohrit, ndonëse ndërpreu konfliktin dhe ndryshoi statusin e shqiptarëve, ajo ende nuk po përmbush kërkesat e plota të shqiptarëve të Maqedonisë. /bbc/
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



A vertet mendoni se ende ka ndonje shqiptar qe beson se pozita e tyre eshte permirsuar!? Jo, Jo o z. Ameti ato e dine po eshte mire qe Ti dhe subjekti qe ti e udheheq mos te shtireni me se nuk jeni duke e pare se cka ne te vertet po ndodh me shqiptaret e maqedonise. Asnjehere nuk kane qene ne pozite me te veshtire se jane sot si nga aspekti politik, kulturor e mos te flasim per situaten e mjere dhe te skajshme te varferise qe e kane!
Ju shkoni edhe me larg dhe thoni se: "tere keto te keqija qe dita dites po ju behen shqiptareve nga kjo marveshje degraduese", shteti, 13 gushtin duhet ta shpalle dite feste!!!!! A nuk mendoni se nje propozim i tille nese jo nga ju do dilte nga vete maqedonet, ngase, ato me kete marveshje e cementuan shtetin e tyre i cili deri me ateher ishte ne “kambe prej kashte”. Do kishte qene krejt ne rregull sikur te propozonit qe 13.gushti te shpallet dite ZIE per tere shqiptaret ne maqedoni dhe jo vetem, ngase, kjo ishte dita e varimit te endrave te shqiptareve te maqedonise per tu bere pjese e trungut kombtar aq te pritur te shqiptareve. Them se jo vetem te shqiptareve te maqedonise, ngase, pjeses tjeter te kombit tone ju shkeput nje pjese e konsiderushme nga trungu i saj prandaj eshte njekohsisht edhe dhimbje kombtare! Prandaj eshte mire qe nje dite e me pare duke pasur 1001 arsye, te hiqni dore nga ajo marveshje famekeqe per shiptaret, dhe te kerkoni nje zgjidhje tjeter te shendosh. Them se keni 1001 arsye ngase edhe nga ajo marveshje famekeqe qe eshte nenshruar asgje konkrete nuk eshte realizuar dhe implementuar me pengesa te njepasnjeshme nga pushteti maqedon, prandaj e keni mundesine tash ta permirsoni ate gabim qe nese do vazhdoni ta mbroni, rezikoni qe nga patrioti te perfundoni si nje tradhtar i perjetshem i shqiptareve ne maqedoni ne vecanti dhe i tere kombit shqiptar ne pergjithsi!
po cfar do festojm ne more .mund te festosh ti me ata qe e rjepet popullin,jena tu luftu me kafshat t'bukes po ka me ju ardh dita