Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore

Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Më 13 gusht mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase të sigurisë dhe guerilasve shqiptarë.
Me këtë rast duke folur për programin Zigzag të BBC-së, Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2001 ishte në ballë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tha se kjo forcë politike kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore.
"Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Është e vetmja marrëveshje politike paqesore që ka arritur me sukses të avancohet dhe jetësohet brenda kësaj periudhe," - tha Ahmeti për BBC-në.
Si arritje ai përmendi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në këtë vend.
Kreu i BDI-së tha se pret që ndërkohë të hiqet nga rendi çështja e përdorimit zyrtar në shkallë vendi edhe të gjuhës shqipe, por edhe që të rritet ajo që ai e qujati mirëbesim mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve: "Është mëse e vërtetë që nga institucionet drejtuese të vendit, siç është Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme e kështu me radhë, nuk drejtohen nga shqiptarë dhe është domosdoshmëri që për të patur besimin reciprok, sigurisht që nga këto organe kaq të rëndësishme të drejtimit të shtetit domosdo që duhet të ketë edhe shqiptarë etnikë të Republikës së Maqedonisë. Kjo është një çështje që ne si BDI e kemi vënë në tavolinën e bisedimeve," - tha për BBC-në Ahmeti.
Ndërkaq, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave me seli në Shkup ka bërë një studim rreth një segmenti të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të komuniteteve jomaqedonase në administratë.
Bashkim Bakiu i kësaj qendre i tha BBC-së se Marrëveshja e Ohrit, ndonëse ndërpreu konfliktin dhe ndryshoi statusin e shqiptarëve, ajo ende nuk po përmbush kërkesat e plota të shqiptarëve të Maqedonisë. /bbc/

Subscribe to comments feed Komente (31 dërguar):

Arben më 13/08/2010 13:29:10
avatar
Ahmeti shume kerkon mirepo asgje nuk do fiton.
Ik nga ajo karrike o zotri se u pensionove para kohe
Thumbs Up Thumbs Down
burhan më 13/08/2010 13:53:13
avatar
a eshte implementuar marveshja e ohrit qe tbehet fest shtetrore jo kaluan 9 vite shqip smund te flasim e tbehet fest shtetrore TURP
Thumbs Up Thumbs Down
iliridasi më 13/08/2010 13:57:46
avatar
Te ka lene mendja o zoteri,

ajo marreveshje ska aspak sot vler dhe shqiptaret nuk jan popull shtetformues por si pakic shtetformuese ne Maqedonie.

Pallavrat e tua ku maqedonet na kan genjyer me se shumti, nuk mund ti bejm festa kombetare.
Thumbs Up Thumbs Down
besi më 13/08/2010 14:13:39
avatar
po more ti veq festa shtetrore kerko.Po cohu more prej gjumit cka te ka kaplu kshtu.a nuk jeni ka shifni a spo doni me pa.po leni more kto far festa se azgje sfitoni prej ketyre festave o politant e sodit.
Thumbs Up Thumbs Down
Gas më 13/08/2010 14:16:19
avatar
Nje Person qe e lexon se pari njeher nje Opinion te Ahmetit dhe nuk e njeh do ishte mahnitur nga ky Tekst. Mirepo i dobet jeni Zoteri per me i permbush kerkesat e kesaj Mareveshje sepse keni nje Kundershtar te forte dhe njekohesisht nuk posedoni mbi Cilesi te nje Lideri te vertet dhe nuk e di se si ju doni te mereni me Seriozitet nga Faktori Nderkombetar i cili eshte tejet i rendesishem.
Thumbs Up Thumbs Down
Albert më 13/08/2010 15:07:48
avatar
Tash filon me bërë kërkesa????!!!!
Erdha koha e zgjedhjeve...
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 13/08/2010 15:21:00
avatar
prej 9 viteve 7 vite ne pushtet cka ke bo per marveshjen e ohrit qe e feston ? hic asgje o *****
Thumbs Up Thumbs Down
bllabllablla më 13/08/2010 15:45:57
avatar
mja bore bllabllablla na lodhe mos don edhe datlindjen tende ta bojm dit shteterore ce qar keni bor ju me 13gusht bre zoteri asgje ce keni nenshkrojt edhe qa do te thuash asgje sesht realizuer pse fantazon mos u bo pis mja me edhe ca dit shteterore qe i keni duet tua eqim... dil fol diqka tjeter mja fole kot sdi qfol 13gushtin qar esht realizuer asgje pashoshat mos do te thuash jan shqip jo bre zoteri maqedonit nuk i shkruan shqip kurse mua me shkruen maqedonisht un nuk kam ndergjuer neper zyra 2gjuhesi edhe ay shqiptari qe esht maqedonisht me fol tjeter 2flamur sa er viret flamuri jon neper rrug koken teposht edhe kembeet perpjet i ven se di ti ce se ngren koken lart qte behet von tye per ne tjeter e di shum mir kete edhe ti po nuk lehen rrin urt ti je ay qe pin kafe me maqedonet e jo un edhe bllabllablla bon mja me pis turp te kesh ik hep dorheqje mbytu... na lodhet me rrena jeni bor sikur tjeni vellezret e NASTRADIN HOXHESn
Thumbs Up Thumbs Down
bon më 13/08/2010 16:07:17
avatar
nuk na duhet edhe një festë shtetërore
Thumbs Up Thumbs Down
ish BDI-st më 13/08/2010 16:15:56
avatar
O zoteri te lutem mos fol hic se ti rrall fol por edhe ateher vec budallalleqe thua.
Definitvisht merri kuferat dhe baju
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 31 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com