Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro

Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në kohën kur kriza globale ekonomike ka përfshirë gjithë botën dhe shumë njerëz ndjejnë pasojat serioze të saj, qoftë edhe gjatë përpjekjes për të siguruar nevojat  elementare të jetës, disa qytetarë nuk i shmangin shpenzimet e qindra mijëra eurove për një dasmë sa më të veçantë dhe të pazakontë.
Në fshatin Debresh të Gostivarit prej 2 ditësh po organizohet një synetim, për të cilin mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, madje edhe lufta me rreth 100 pehlivanë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe prenotimi i helikopterit, qiraja 1 orëshe për të cilin kushton 2-300 mijë euro. Babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetimit.
“I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër.. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati.
Sabri Fejzullai, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullai, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin sipas të cilëve, rrallëherë ndodh.
“Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe... një madhështi, se kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi, këngtare.
“Për mua është një dasmë shumë e veçantë e cila ndodh shumë rrallë, zakonisht kombinohemi në dasma shumë emra të ndryshme, por kështu kombinime me kaq shumë këngëtar nuk ka pas”, theksoi Shkurte Fejza, këngëtare.
Edhe pse organizuesit e dasmës nuk kanë dashur të tregojnë për shumën e shpenzuar, mendohet se shifra arrin deri në 200 mijë euro. Familja Ferati jeton në Zvicër dhe është pronare e një firme private. Por dasmat e tilla me harxhime marramendëse janë bërë zakon për këtë periudhë 2 mujore, veçanërisht në fshatrat e Gostivarit. Pak kohë më parë në fshatin Gradec, edhe një nuse është marrë me helikopter, prenotimi i të cilit i kaloi 30 mijë eurot.

Semra Jakupi 

Subscribe to comments feed Komente (81 dërguar):

dino më 24/10/2010 17:03:37
avatar
o njerez ckapoju vjen cudi bre po ke njerez qi japin miljona eur demokracija coto i ka ahahh
Thumbs Up Thumbs Down
debreshi007 më 18/10/2010 14:28:39
avatar
normall aj ka lapitall te madh dhe e ben at a ju mos ju vjen inatiii se ju rini neper udh e nuk punoni ,,aj o bo miljoner sebeb juve si nuk msoni e si rini neper udhh se e ka sjell punen se ka 17 miljon ne bonk hazer e 200 nmiljon sjan asgje per at,,, urime synetija daja shaz
Thumbs Up Thumbs Down
Tetovare më 14/10/2010 17:53:34
avatar
kush fol e ka pi inati. Njeriu ka punaur ne Zvicer dhe ka deshiruar që për djalin e vet te festoj darsem te madhe. Njerzit te na jan ba kejt hazerxhi e normal që skan te han ene buk. Sa fshatra ka ne rethin te Tetoves e Gostivarit? Sa Shtëpi kan ato fshatra? A mban dikush prej atyre Shpijave kafshë? Jo! E pse? Se skan hesap? Kan hesap te rin tër ditën ne çajtore, a të punojn skan hesap.
Duhet krejt populli të punoj e te ndërtoj Qytet e jo vetëm një njeri që i ka shkuar jeta në gurbet. Hajt mos folni kot se ju vjet inat. Sikur te kishi edhe ju pasuri, tybe se do te kishi investu per diçka, do ta bejshi te njejten.
Thumbs Up Thumbs Down
adnan më 13/10/2010 15:27:46
avatar
o ju lumt bre qashtu koka une tisha vend kti perzoti kisha ndimua atine n jerzve si skan me honger buk
Thumbs Up Thumbs Down
buki më 13/10/2010 02:22:48
avatar
EJ PO KI BOSSI KA SHUM PARE ENE PRANDE KA HARXHIT AC SHUM PARA NJA 2 DITVE E PASH NE MUZIK KTU NE ZVICER VETEM PER AT KENDONTE D.M.TH OSHTE BOSS MOS JA MANI GAJLEN
Thumbs Up Thumbs Down
Raif më 07/10/2010 22:19:50
avatar
Falemerit prej Zotit qe nuk kemi kaq budallenj tjere si këto dy ahmaka që duan te rrisin vleren me darsma e nuk i shkon mendja zotni Shazes se Zvicrant e çojne te vene Lule (opo Karanfila neper nevetoret wc e bareve) edhe ai per mua është i çmendur se duhet te lexoje ndonje libër ne jetën e tij ... por më vjen keq që humba disa min per te lexuar e shkruar këtë tekst... turp
Thumbs Up Thumbs Down
tetovare më 07/10/2010 18:30:12
avatar
qy qy sa inat i kajn.Majr ja ka bo bre, hallal.Paret e veta i ka harxhit jo t hujat,ene sa per uj ne fshat, net mledhin krejt katuni pare ene net te kesin uj, no problem .
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 04/10/2010 22:54:09
avatar
vllezer tenderuar eselamun alejkum nese egziston budall me brina ateher asht ky dasmori ksaj dasme allahu n arujt prej ktyre budalleke....
Thumbs Up Thumbs Down
EUROHUMAN më 03/10/2010 22:13:41
avatar
Ju pershendes per ket darsem shum te madhe
por kisha apelu qe te ndihmojne edhe organizata humanitare te cilat mirren femije me nevoja te vecanta (hendikep)femije jetime etj.kete munde ta beni ne eurohumani.blogspot.com ku mude ta gjeni llogarine e kesaj organizate.Zoti ju shperblevte,
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari2000 më 01/10/2010 11:43:09
avatar
po nuk ka be deni pune te madhe ky miku e ka pre nji cope mishi te krymbur edhe i ka kushtu 200.000 euro
pune e madhe
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 next gjithsej: 81 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com