Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro

Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në kohën kur kriza globale ekonomike ka përfshirë gjithë botën dhe shumë njerëz ndjejnë pasojat serioze të saj, qoftë edhe gjatë përpjekjes për të siguruar nevojat  elementare të jetës, disa qytetarë nuk i shmangin shpenzimet e qindra mijëra eurove për një dasmë sa më të veçantë dhe të pazakontë.
Në fshatin Debresh të Gostivarit prej 2 ditësh po organizohet një synetim, për të cilin mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, madje edhe lufta me rreth 100 pehlivanë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe prenotimi i helikopterit, qiraja 1 orëshe për të cilin kushton 2-300 mijë euro. Babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetimit.
“I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër.. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati.
Sabri Fejzullai, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullai, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin sipas të cilëve, rrallëherë ndodh.
“Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe... një madhështi, se kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi, këngtare.
“Për mua është një dasmë shumë e veçantë e cila ndodh shumë rrallë, zakonisht kombinohemi në dasma shumë emra të ndryshme, por kështu kombinime me kaq shumë këngëtar nuk ka pas”, theksoi Shkurte Fejza, këngëtare.
Edhe pse organizuesit e dasmës nuk kanë dashur të tregojnë për shumën e shpenzuar, mendohet se shifra arrin deri në 200 mijë euro. Familja Ferati jeton në Zvicër dhe është pronare e një firme private. Por dasmat e tilla me harxhime marramendëse janë bërë zakon për këtë periudhë 2 mujore, veçanërisht në fshatrat e Gostivarit. Pak kohë më parë në fshatin Gradec, edhe një nuse është marrë me helikopter, prenotimi i të cilit i kaloi 30 mijë eurot.

Semra Jakupi 

Subscribe to comments feed Komente (81 dërguar):

adi më 03/08/2010 18:32:06
avatar
pershendetje popull,me keto gjera abstrakte ne tregojm se jemi popull me i cmendur dhe i hamendur ne kete bote,ne kohen kur shumica e ketij populli po vuajn per buken e gojes e dikush po i ben keto gjera te kota...edhe ne mbahemi mysliman jo bre ne ma keq se katoliket jemi,zoti na ruajt po valla kemi friken se na mbyt zoti..ju flm
Thumbs Up Thumbs Down
ejup më 03/08/2010 19:25:47
avatar
ki njer ben dem te madh neve shqiptarve ne zvicer na ritin te dhenat e shtetit.ket njer me dit zvicrant se cac harxhime ka be ky duhet me paguj xhims miljon franga.pores ose shtoer
Thumbs Up Thumbs Down
Bashkim.Gostivar më 03/08/2010 21:13:12
avatar
Me vjen turp qe jam prej Gostivari. Zoti na ndihmofte....
Thumbs Up Thumbs Down
helipilot412 më 03/08/2010 21:19:13
avatar
Kostoja e helikopterit per nje ore eshte 1.500 euro. Sa ore kane fluturu ne dasmen e Gradecit qe thuhet se ka kushtu 30.000 euro. Keto jane thashetheme per tja rit vleren dasmes...
Thumbs Up Thumbs Down
Menderim Ferati më 03/08/2010 21:25:16
avatar
E Shqipe e livadh jo
Thumbs Up Thumbs Down
bako më 03/08/2010 22:12:41
avatar
mendimi im eshte me ato para me mirre eshte tu ndimoje te semurve apo te varferve se te bejsh nje darsm kaq te shtrejt
Thumbs Up Thumbs Down
balli më 03/08/2010 22:27:20
avatar
keshtu e bojn vec ata njerez qe jan mendemedhenj,,tun al.
Thumbs Up Thumbs Down
anonimi.b15 më 03/08/2010 23:22:57
avatar
e shqiptar bre me qato pare e kish ndreq naj xhami nxhenet kishte shku se sun po ja pret qati me ni xharrah 50 euro
Thumbs Up Thumbs Down
Asim-Gostivar më 03/08/2010 23:57:07
avatar
Nese ka njerez me brina ata mund ti gjejsh vetem te na shqiptaret.
Thumbs Up Thumbs Down
trimi më 04/08/2010 00:16:59
avatar
debreshi nuk ka uj per pije a ky zotriu harxhoi 200 mij euro edhe te gjith i than KI OSHTE BUDALL a sikur gjysmat e atyre parave ti kishte investu per ujsjellsin do te ishte njeriu me i nderuar ne fshat e rethin.Se me para nuk blihet nderi e respekti.flm alsat qi i reklamoni budallalleqet e modelit me te rri
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 next gjithsej: 81 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com