- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
BE - Maqedoni, kritikat e dokumentit konfidencial
Çështja e pazgjidhur e emrit, kërkesa për respektim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, dobësimi i dialogut politik në vend, niveli i lartë i korrupsionit, kërkesa e përsëritur për një sistem të pavarur të drejtësisë dhe të një administrate publike apolitike janë disa nga temat të cilat pa përbërë ndonjë surprizë, përfshihen një e nga një në qëndrimin e përbashkët të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë. Alsat-M siguroi dokumentin konfidencial që përbën bazën e diskutimeve me dyer të mbyllura në Bruksel gjatë Këshillit të 7të të Stabilizim-Asociimit.
Dokumenti 12 faqesh çelet me ripërsëritjen e konkluzioneve të samitit evropian të dhjetorit 2009, ndër të tjera, me çështjen e pazgjidhur e emrit. “Ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë një zgjidhje e pranueshme bashkërisht për çështjen e emrit nën drejtimin e OKB-ve mbetet thelbësore. Këshilli është i inkurajuar nga zhvillimet e fundit pozitive në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë”, përsëritet në qëndrimin e përbashkët të BE-së.
Në agjendën e parashikuar, bisedimet nisin me pjesën politike. “Ka pasur një dobësim të përgjithshëm të dialogut politik në vend”, vlerëson BE e cila rikujton më parë se “funksionimi dhe stabiliteti i institucioneve demokratike janë thelbësore për procesin e anëtarësimit. Ndërsa kërkohet miratimi i rregullores së kuvendit dhe koordinim mes grupeve politike, BE thekson se “Liderët e partisë, në qeveri dhe opozitë, kanë rol thelbësor për të luajtur në garantimin e një dialogu konstruktiv mes forcave politike për të arritur zbatimin e duhur të reformave kyçe dhe Marrëveshjes së Ohrit.”
Për këtë të fundit BE nuk harron të përsërisë se zbatimi i duhur mbetet pjesë kyçe e kriterit politik dhe element thelbësor i demokracisë. “Jemi të shqetësuar nga disa liderë politikë që kërkojnë braktisjen e Marrëveshjes së Ohrit. Çdo dhunë apo kërcënim për dhunë janë të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e BE-së”, nënvizohet në dokument.
Drejtësia është fushë që mbetet problematike. “Garantimi i pavarësisë dhe paanshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e rëndësisë më të madhe. Emërimet e fundit dhe pezullimet ngrenë shqetësime të cilat BE do ti vëzhgojë së afërmi”, paralajmërohet në dokument.
Në luftën ndaj korrupsionit, megjithë miratimin e disa ligjeve, për vetë fenomenin BE cilëson se “korrupsioni mbetet gjerësisht i shpërndarë dhe përbën një problem serioz dhe se paanshmëria politike në luftën ndaj korrupsionit mbetet thelbësore.
Administrata publike merr kritikat e radhës: Zëvendësimi i posteve të përkohshme me ato të përhershmet duhet të respektojë plotësisht rregullat e rekrutimit sipas ligjit të shërbimit civil. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të parandaluar ndërhyrjet politike në personel dhe menaxhim dhe për të garantuar transparencë, profesionalizëm dhe pavarësi për administratën publike”, vlerëson qëndrimi i përbashkët i BE.
Për fushën e ekonomisë, theksohet rëndësia e vazhdimit të një politike fiskale të kujdesshme, duke marrë parasysh hapësirën e ngushtë të manovrimit në një ekonomi të vogël të hapur. “Në këto kohë të vështira, BE rikujton se është thelbësore që burimet e disponueshme të përdoren në mënyrën më efikase, duke i fokusuar shpenzimet publike për qëllime me vlera të larta për ekonominë me investime në kapacitetet prodhuese apo për punësim”, tërheq vërejtjen BE për shpenzimet publike të cilat harxhohen për qëllime të tjera. Siguria ligjore dhe pavarësia e agjencive rregulluese dhe supervizore për investimet e huaja duhet të përforcohen më tej sipas BE-së.
Në pikën e marrëdhënieve nën Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndër shumë tema të tjera, BE nuk harron të ripërsërisë ligjin e cunguar të anti-diskriminimit duke shprehur keqardhjen për mos-përfshirjen e orientimit seksual dhe duke i kërkuar qeverisë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur homoseksualët.
Për fushën e energjisë, BE mirëpret progresin në përgatitjen e ligjit të ri dhe bën thirrje për miratimin sa më të shpejtë të tij për të arritur përputhjen me legjislacionin evropian në këtë fushë. “Është thelbësore për vendin zgjidhja e çështjeve të hapura nën Traktatin e Komunitetit të Energjisë”, thekson BE.
Dokumenti që përbën bazën e diskutimeve BE-Maqedoni në takimin e nivelit më të lartë vjetor, nuk harron të theksojë se të gjitha këto fusha e shumë të tjera do të vlerësohen edhe gjatë raportit vjetor të progresit në vjeshtë që do të përgatitet nga Komisioni Evropian.
Ernest Bunguri
BRUKSEL
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


