Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | BE - Maqedoni, kritikat e dokumentit konfidencial

BE - Maqedoni, kritikat e dokumentit konfidencial

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Çështja e pazgjidhur e emrit, kërkesa për respektim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, dobësimi i dialogut politik në vend, niveli i lartë i korrupsionit, kërkesa e përsëritur për një sistem të pavarur të drejtësisë dhe të një administrate publike apolitike janë disa nga temat të cilat pa përbërë ndonjë surprizë, përfshihen një e nga një në qëndrimin e përbashkët të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë. Alsat-M siguroi dokumentin konfidencial që përbën bazën e diskutimeve me dyer të mbyllura në Bruksel gjatë Këshillit të 7të të Stabilizim-Asociimit.
Dokumenti 12 faqesh çelet me ripërsëritjen e konkluzioneve të samitit evropian të dhjetorit 2009, ndër të tjera, me çështjen e pazgjidhur e emrit. “Ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë një zgjidhje e pranueshme bashkërisht për çështjen e emrit nën drejtimin e OKB-ve mbetet thelbësore. Këshilli është i inkurajuar nga zhvillimet e fundit pozitive në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë”, përsëritet në qëndrimin e përbashkët të BE-së.
Në agjendën e parashikuar, bisedimet nisin me pjesën politike. “Ka pasur një dobësim të përgjithshëm të dialogut politik në vend”, vlerëson BE e cila rikujton më parë se “funksionimi dhe stabiliteti i institucioneve demokratike janë thelbësore për procesin e anëtarësimit. Ndërsa kërkohet miratimi i rregullores së kuvendit dhe koordinim mes grupeve politike, BE thekson se “Liderët e partisë, në qeveri dhe opozitë, kanë rol thelbësor për të luajtur në garantimin e një dialogu konstruktiv mes forcave politike për të arritur zbatimin e duhur të reformave kyçe dhe Marrëveshjes së Ohrit.”
Për këtë të fundit BE nuk harron të përsërisë se zbatimi i duhur mbetet pjesë kyçe e kriterit politik dhe element thelbësor i demokracisë. “Jemi të shqetësuar nga disa liderë politikë që kërkojnë braktisjen e Marrëveshjes së Ohrit. Çdo dhunë apo kërcënim për dhunë janë të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e BE-së”, nënvizohet në dokument.
Drejtësia është fushë që mbetet problematike. “Garantimi i pavarësisë dhe paanshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e rëndësisë më të madhe. Emërimet e fundit dhe pezullimet ngrenë shqetësime të cilat BE do ti vëzhgojë së afërmi”, paralajmërohet në dokument.
Në luftën ndaj korrupsionit, megjithë miratimin e disa ligjeve, për vetë fenomenin BE cilëson se “korrupsioni mbetet gjerësisht i shpërndarë dhe përbën një problem serioz dhe se paanshmëria politike në luftën ndaj korrupsionit mbetet thelbësore.
Administrata publike merr kritikat e radhës: Zëvendësimi i posteve të përkohshme me ato të përhershmet duhet të respektojë plotësisht rregullat e rekrutimit sipas ligjit të shërbimit civil. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të parandaluar ndërhyrjet politike në personel dhe menaxhim dhe për të garantuar transparencë, profesionalizëm dhe pavarësi për administratën publike”, vlerëson qëndrimi i përbashkët i BE.
Për fushën e ekonomisë, theksohet rëndësia e vazhdimit të një politike fiskale të kujdesshme, duke marrë parasysh hapësirën e ngushtë të manovrimit në një ekonomi të vogël të hapur. “Në këto kohë të vështira, BE rikujton se është thelbësore që burimet e disponueshme të përdoren në mënyrën më efikase, duke i fokusuar shpenzimet publike për qëllime me vlera të larta për ekonominë me investime në kapacitetet prodhuese apo për punësim”, tërheq vërejtjen BE për shpenzimet publike të cilat harxhohen për qëllime të tjera. Siguria ligjore dhe pavarësia e agjencive rregulluese dhe supervizore për investimet e huaja duhet të përforcohen më tej sipas BE-së.
Në pikën e marrëdhënieve nën Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndër shumë tema të tjera, BE nuk harron të ripërsërisë ligjin e cunguar të anti-diskriminimit duke shprehur keqardhjen për mos-përfshirjen e orientimit seksual dhe duke i kërkuar qeverisë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur homoseksualët.
Për fushën e energjisë, BE mirëpret progresin në përgatitjen e ligjit të ri dhe bën thirrje për miratimin sa më të shpejtë të tij për të arritur përputhjen me legjislacionin evropian në këtë fushë. “Është thelbësore për vendin zgjidhja e çështjeve të hapura nën Traktatin e Komunitetit të Energjisë”, thekson BE.
Dokumenti që përbën bazën e diskutimeve BE-Maqedoni në takimin e nivelit më të lartë vjetor, nuk harron të theksojë se të gjitha këto fusha e shumë të tjera do të vlerësohen edhe gjatë raportit vjetor të progresit në vjeshtë që do të përgatitet nga Komisioni Evropian. 

Ernest Bunguri
BRUKSEL

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com