- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
Gruevski mohon bisedimet e fshehta për emrin
Shkrimet për diplomacinë sekrete mes Athinës dhe Shkupit kryeministri Gruevski i quajti spekulime. Ai thotë se, negociatat dhe në përgjithësi kontaktet, qëllimi i të cilave është të kapërcehet problemi, u zhvilluan përmes Metju Nimicit, për të cilin nuk kishte informacion se së shpejti do të vijë në Shkup.
"Ai është aktiv. Nimic gjatë muajve të fundit po komunikon me të dyja palët në mënyrë më aktive se sa në të kaluarën. Unë shpresoj se në të ardhmen e afërt do të ketë një moment të ri", tha kryeministri Nikola Gruevski.
Zërat se Shkupi dhe Athina po zhvillojnë diplomaci të fshehtë dolën nga mediat greke që këto ditë bënë të ditur edhe se në qendër të këtyre bisedimeve ishte propozimi - Republika e Maqedonisë së Vardarit. Duke iu referuar burimeve diplomatike të Ministrisë së Jashtme greke, mediat bëjnë të ditur se një rol kyç në diplomacinë e fshehtë i është besuar, Aleks Rondos, këshilltar nën hije i kryeministrit Papandreu. Theksohet se ky diplomat me përvojë që nga gjysma e parë e këtij viti i ka kryer të gjitha detyrat e fshehta diplomatike të kryeministrit. Për misionet e tij në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe në Turqi ishin njoftuar edhe diplomatët evropian. Frosina Cvetkovska
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


