Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ademi: Nuk do të ketë rikonstruksion të qeverisë

Ademi: Nuk do të ketë rikonstruksion të qeverisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Burime brenda BDI-së bëjnë të ditur se shkarkimi i zëdhënësit qeveritar Shefik Duraku mund të hapë rrugën e rikonstruksionit të Qeverisë, i cili pritet të përfundojë deri në shtator. Të njejtat burime bëjnë të ditur për Alsat-M se rikonstruksioni i qeverisë do të bëhet në formën e dorëheqjeve të ministrave dhe zëvrndësministrave. Në listë përfliten ministri i ekologjisë Nexhati Jakupi, ai i sociales Xhelal Bajrami, zëvendësministrja e arsimit Lindita Qazimi dhe zëvendësministri i brendshme Xhevat Buçi.
I pyetur për shkarkimin e zëdhënsit të Qeverisë, zëvendëskryeministri Ademi tha se qeveria ka respektuar vendimin e partisë. Ndërsa hodhi poshtë zërat për rikonstruksion të qeverisë duke i cilësuar ato si informacione që tentojnë të fusin përçarje dhe pakënaqësi brenda BDI-së.
“Vendimi është marrë atje ku duhet të merret dhe ai vendim është respektuar nga qeveria. Deri tani janë dhënë vlerësime pozitive por edhe në të ardhmen nëse eventualisht do të vendoset për të pasur ndonjë ndryshim në kabinetin qeveritar përsëri në bazë vlerësimit, vendimet do të merren në organet partiake. Për momentin nuk ka të thirrur ndonjë mbledhje të kryesisë qendrore për të vlerësuar punën e ministrave dhe besoj se edhe në periudhën e afërt nuk do të ketë mbledhje e cila do të jetë e caktuar për të vlerësuar punën e ministrave dhe për të biseduar për rikonstruimin e ardhshëm të qeverisë”, deklaroi Ademi.
Ndërkohë zëdhënësi i shkarkuar i qeverisë Shefik Duraku, tha se ndryshimet gjithsesi duhet të shihen si pozitive.
“Shefik Duraku është themelues i BDI-së, ka qenë funksionar i lartë i BDI-së edhe më tej do të jetë funksionar i lartë i BDI-së. Konsideroj se ndryshimet çdoherë duhet të shihen si pozitive”, ka thënë Duraku në një prononcim për Alsat.
Pas vendimit të mbrëmshëm për shkarkimin e zëdhënësit të qeverisë Shefik Duraku, në vend të tij qeveria ka emëruar sot Muhamet Hoxhën, i cili vjen nga sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shkëlzen Aqifi  

Subscribe to comments feed Komente (6 dërguar):

më 22/07/2010 11:43:20
avatar
jo te largoheni por ne deponin drislla ju kisha fut e muret ne qaf popullin shqiptar te maqedonis turp e muret ne qaf edhe ali ahmetin por edhe ky u trgu i dobet a nuk e shef rethin me cfar njerez rethohet
Thumbs Up Thumbs Down
Adnan më 21/07/2010 19:51:25
avatar
nuk i mshohjn magarit po samarit...aj cka ka lidhje Duraku me politik?Ai ka qen figur kukell vetem ne qeveri sic edhe ja keto te tjeret minsitra e zavensministra.Lindita Qazimi dhe Xhevat Buci menjeher ti marin kuferat e le te humben
Thumbs Up Thumbs Down
baba xel gostivari më 21/07/2010 19:36:07
avatar
KUSH JU PYET JUVE,A ENDE SE KINI TE QARTE SE JU JENI KURGJE NE ATE QEVERI TE BABES NIKOLLE,EDHE TY DO VINE RENDI MOS U BRENGOS,UVJENI FUNDI DHE TASH NUK I DUHENI VMRO-se E TASH DO TJU PERCANE SI DON AJ EDHE MA NE FUND ZGJEDHJE.CE KAC KA MENDUAR NIKOLLA GRUEVICI ME JUVE TE ETSHEM PER TE QEVERISUR DUKE QENE DEKOR I TYRE...TUNG TE GJITHE VELLEZERVE TE MI KUDO QE JANE DHE MOS MERZITENI KENA DURU EDHE MAQEC SE KJO DO TA KALOJME EDHE KETE,POR PER ZGJEDHEJE LE TE MENDOHEN MIRE SE SI DO TI LYPIM VOTAT TONA
Thumbs Up Thumbs Down
Iliri më 21/07/2010 18:56:11
avatar
Strukturat e BDI-is cilsohen si zullumqar te kombit,per interese te ngushta personale, perfitimet materiale i vene mbi interesin e kombit.
Gjithe kjo struktur me energji kriminele pa shkollim adekuat,pengojn rrjedhat normale te zhvillimit te shoqeris,me paaftesit e tyre,nga fanatizmi dhe deshira per te qendruar ne pushtetin e Gruevskit prrekin dhe cenojn interesin me vital tekombit,duke anashkaluar qendrat e shkollit te mesem dhe superior me punsimet e tyre partiake, kuadro falco me diploma te blerra,dhe ne kete menyr te ulet vrasin ardhmerin e te rrinjeve shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
un jam ai më 21/07/2010 17:38:29
avatar
kta duhet krejt mi fshi me nje fshis mi gjujt berllok se skan qka na duhen prej te ali ahmeti e deri te shefik duraku
Thumbs Up Thumbs Down
ttttt më 21/07/2010 15:53:36
avatar
e shum valla vlersimet e mira vlersime te mira duhet me ju dhon populli e jo dikush tjeter qe vjen nga jasht qe sju din gati hallin vetem nje gje dua tju them juve mu thaft dora qe ju kam votuar une personalisht dhe tybe nzotit se dal mo me votu edhe pse me zbesoj qe mo te votohet se ketij shteti i erdh fundi dal nga dal po tash duhet me u marr vesht se si dojn ta shkatrrojn me apo pa luft e une mendoj se keto dojn me shkaterru me luft se ndryshe nuk dijn si ti mshefin te zezat qe ikan ber keto por mua me vjen keq se per ato te zeza qe ikan ber keto politikan ne maqedoni pa marr parasysh se ajan shqipetar apo sllav mene fund dota han populli i pafajshem e prandaj mjerit keto kur dote vdesin ku doti shkojn vorrit se edin mir se njedit kemi me vdek dhe ju ve si redaksi e lajmeve kam nje verejte se mir jeni ka punu por ka fundi shoh se jeni duke u anuar ne politkik ishalla jam gabim por sa e shoh se info qe marrim nga jasht nuk jeni duke i publikuar e tash o eshte naj presion mediatik ose jeni anuar ne drejtim te politikes dhe te nderuar alsat koj eshte vetem nje kritik dhe kisha pas deshir ta publikon te teren. me tmira dhe pun te mbar
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 6 | shfaqen: 1 - 6
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com