Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Gostivar, dentisti sulmon prindin e pacientit

Gostivar, dentisti sulmon prindin e pacientit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Dentisti në Gostivar sulmon fizikisht prindin e nje pacienti, pasi ishte zënë me djalin e tij ne klinikë. Incidenti ka ndodhur mbremë rreth orës 19 në rrugën Panco Popovski në të cilin prindi i pacientit, 56 vjecari Hamza Diko, pretendon të jetë sulmuar nga dentisti Zirab N dhe dy persona te tjerë.  Diko ka pësuar lëndime të rënda në trup pasi është rrahur me shkop bejzbolli.
“U nisa për në punë këtu te ëmbëltorja, unë shkoja lart ato vinin me dy djem të ri, a i ka djem ato se dij. Dhe ai tha Hamza djali jotë dje nuk është sjellë mirë. I kërkova falje në emër të tij, dhe më tha se nuk punoja dje por për hatër e mora se unë përvec pacientëve tmij nuk marr tjerë pacientë. Unë I thash gabon nëse është ashtu shkruaj te dera nuk pranoj tjerë pacientë vec të mit. Aty fillojë të më shaj, I thash mos doctor gabon ngriti dorë normal u mbrojta, pastaj I rrash dhe u lëshuan në mua. 15 minuta mkan rrahur sa kan mundur mos ishin ndalur nvend do mbetesha cka u bë si u bë kjo ishte. Emrat nuk I di Zirapin doktorin e dij e ka ordinancën pas ëmbëltorës ato djemt a janë të atij si e kan emrin se dij, paska një djalë punoka në polici”, tregon Hamza Diko, I rrahuri.
Alsat-M edhe pse tentoi nuk arriti të marrë prononcimin e dentistit. Ai nuk pranoi të flasë për rastin në fjalë madje tentoi të pengojë ekipin tonë të kryejë detyrën duke sulmuar kameramanin dhe duke ia marë kamerën. Madje nuk lejoi të filmohet as klinika. Incidentin e mbrëmshëm e ka konfirmuar edhe policia. Rastin në polici e ka denoncuar vetë dentisti i cili thotë se fillimisht është ofenduar nga Hamza Diko e më pas edhe është sulmuar nga ai.
“52 vjecari Z N nga Gostivari ka lajmëruar se mbrëmë rreth orës 18 e 50 minuta para klinikës së tij në rugën “Pance Popovski” fillimisht u  ofendua e më tej u sulmua fizikisht nga një person i panjohur, identiteti i të cilit më vonë është konfirmuar. Sulmuesi sipas deklaratës së tij në fillim ka tentuar ta godasë me kokë e më vonë e ka gërvishtur në fytyrë, dhe më pas është larguar. Por pas pak sipas Z.N. është kthyer me shkop në dorë me qëllim qëtë thyejë xhamin e klinikës,  por është ndaluar dhe në shtyrje ka rënë nga shkallët dhe ka marrë lëndime në trup", thotë Marrjan Josifoski, zëdhënës I SPB/Tetovë.
Policia vazhdon të punojë në zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të merret edhe deklarata e të rrahurit Hamza Diko, i cili për shkak të lëndimeve nuk ka qenë në gjendje të shkojë në stacionin policor në Gostivar.
Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (52 dërguar):

N... më 08/09/2010 23:32:55
avatar
oooo let na rafin be se na vjen dita ene neve jan ma te fortit niher per niher po kismet do kthehen kto gjera xhi na ndodhin neve
Thumbs Up Thumbs Down
Sfoniii më 23/08/2010 00:27:17
avatar
te kish qen si djalii i ketij burrit te rahurr do ja kthejsha dyfish at te rrahmen e babait ...
Thumbs Up Thumbs Down
Harun më 16/08/2010 21:51:32
avatar
mare i kofte dentist i thot vetit veq 1 sen ne ta din ki dentisti kurgjo sjet per ahiret gjitha kthehen ket bote aj polici ja ndegjojm edhe atyt kengen si do policve qe ju ka ndegjuar kenga i hajn krimat tash
Thumbs Up Thumbs Down
kopili më 13/08/2010 01:00:13
avatar
edhe une jam pacijent si cdo kush qeter por nqs.me ndodh nje gje e tilla i ja sugjeroj edhe pacientit te rahur benzina kushton 74den 1 liter dhe fshehurazi venja flaken. se me policin do dalish humbes,djalin e ka aty ama flaken sen e ndalen policija por zjarfiksat e djalin nuk e ka zjarf. familjen o dentist. se per ndryshe behet dallandyshe.
Thumbs Up Thumbs Down
ausllanderi më 07/08/2010 23:11:01
avatar
kom pa shum raste metevertet ky ne jeten tim esht nje rast qe dentisti,me fam shkollore te leshoj dor ne nje te moshuar se di,,, medoj se i moshuari pas kesaj lendimi do te ket pasoja te renda...
Thumbs Up Thumbs Down
Ethet më 04/08/2010 13:06:06
avatar
Ej po ku nuk ka shtet i se drejtes meligj funkcionin ligji natyror pa ligji i me te fortit ,dhe une ati mjekut nuk i jap faj ai jeton ne savanet e afrikes dhe patjeter ashtu te sillet , e ne tjeret duhet te rim em urt dhe te themi se JEMI PISA.Ne shqiperi ska MAqedon ne kosov tash ska serb , po pse ska ligj SE KREJT JAN PSEUDO DENTISTA
Thumbs Up Thumbs Down
bekim më 03/08/2010 17:21:25
avatar
nje person i diplomuar ta bej kete qe te till esht turp i madh per ter qytetin cka dote thojn qytetet tjera ne gostivar doktori vret babain e pacientit .
shkollimi esht dhe kulltur dhe edukat por per disa persona esht shkatrim e jo studim esht katastrof e madhe ma mir pa studim dhe me kulltur te madhe dhe nder e respekt se sa me studim dhe pa kulltur njerezore .
Thumbs Up Thumbs Down
USA më 15/07/2010 22:01:01
avatar
un e dhash nji komenr ma par ose para disa ditesh edhe ashtu paska ndodh ki far baba i pacientit me thik ka shkue te doktori dhe paska dasht me ther njeres po a asht ne regull kjo me thik te sulmosh dikend e ana tjeter te rimos shputone jeten e vete .po pra ki pa flok le te msohet se thika asht arme e ftoft edhe vdekje pruese po prej tash prokurorija e mer punen ne dore e zbardh problemin .prandaj une te kisha qene ne vend doktorit ndoshta edhe ma keq kish kalue zotria . flm alsat
Thumbs Up Thumbs Down
jeton dobridoll më 15/07/2010 12:03:59
avatar
se di pse jepni komente kur se njihni as dentistin e as pacientin e sjellja shqiptare ku ta dish cka kan pas mes veti sa kemi kshu incidente mrenda diteve po ja nje qenka kapur nga mediat .....po ju te struges apo vendeve tjera pa mos i dit punet mo i fut hundet me respekt
Thumbs Up Thumbs Down
qefser më 15/07/2010 01:18:18
avatar
o njerz mos gjykoni pa qen prezent..un kam qen prezent ne ket rast...doktori e beri at pun per vetmbrojtej pasi ki zotri hamza me thik sulmoj doktorin edhe skisht rugdalje qeter...ju nuk e njihni doktorin ate e respetkon gjith gostivari dhe esht gjithashtu nje patriot i vertet po shqiptari kshtu esht edhe i ben mir ja sheron dhimbjet dhe te shan dhe te sulmon me thik...besoj se alsat do ta zbardh rastin krejt si duhet mvjen keq hamza po pse nuk e tregon pjes se ti ishe aj qe sulmove me thik dhe kish paqeter te mbrohet dokotri se kush e di cka kishe ba...me vjen keq njerz qe e keni leshu at dram po met vertet e ka meritu ky njeri
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 next gjithsej: 52 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com