-
(138)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Gostivar, dentisti sulmon prindin e pacientit
Dentisti në Gostivar sulmon fizikisht prindin e nje pacienti, pasi ishte zënë me djalin e tij ne klinikë. Incidenti ka ndodhur mbremë rreth orës 19 në rrugën Panco Popovski në të cilin prindi i pacientit, 56 vjecari Hamza Diko, pretendon të jetë sulmuar nga dentisti Zirab N dhe dy persona te tjerë. Diko ka pësuar lëndime të rënda në trup pasi është rrahur me shkop bejzbolli.
“U nisa për në punë këtu te ëmbëltorja, unë shkoja lart ato vinin me dy djem të ri, a i ka djem ato se dij. Dhe ai tha Hamza djali jotë dje nuk është sjellë mirë. I kërkova falje në emër të tij, dhe më tha se nuk punoja dje por për hatër e mora se unë përvec pacientëve tmij nuk marr tjerë pacientë. Unë I thash gabon nëse është ashtu shkruaj te dera nuk pranoj tjerë pacientë vec të mit. Aty fillojë të më shaj, I thash mos doctor gabon ngriti dorë normal u mbrojta, pastaj I rrash dhe u lëshuan në mua. 15 minuta mkan rrahur sa kan mundur mos ishin ndalur nvend do mbetesha cka u bë si u bë kjo ishte. Emrat nuk I di Zirapin doktorin e dij e ka ordinancën pas ëmbëltorës ato djemt a janë të atij si e kan emrin se dij, paska një djalë punoka në polici”, tregon Hamza Diko, I rrahuri.
Alsat-M edhe pse tentoi nuk arriti të marrë prononcimin e dentistit. Ai nuk pranoi të flasë për rastin në fjalë madje tentoi të pengojë ekipin tonë të kryejë detyrën duke sulmuar kameramanin dhe duke ia marë kamerën. Madje nuk lejoi të filmohet as klinika. Incidentin e mbrëmshëm e ka konfirmuar edhe policia. Rastin në polici e ka denoncuar vetë dentisti i cili thotë se fillimisht është ofenduar nga Hamza Diko e më pas edhe është sulmuar nga ai.
“52 vjecari Z N nga Gostivari ka lajmëruar se mbrëmë rreth orës 18 e 50 minuta para klinikës së tij në rugën “Pance Popovski” fillimisht u ofendua e më tej u sulmua fizikisht nga një person i panjohur, identiteti i të cilit më vonë është konfirmuar. Sulmuesi sipas deklaratës së tij në fillim ka tentuar ta godasë me kokë e më vonë e ka gërvishtur në fytyrë, dhe më pas është larguar. Por pas pak sipas Z.N. është kthyer me shkop në dorë me qëllim qëtë thyejë xhamin e klinikës, por është ndaluar dhe në shtyrje ka rënë nga shkallët dhe ka marrë lëndime në trup", thotë Marrjan Josifoski, zëdhënës I SPB/Tetovë.
Policia vazhdon të punojë në zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të merret edhe deklarata e të rrahurit Hamza Diko, i cili për shkak të lëndimeve nuk ka qenë në gjendje të shkojë në stacionin policor në Gostivar.
Bashkim Sulejmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



lus organet qe te ket sanksione se doktoret ose dentistet nuk jan te smur por cdo njeri eshte lutes i tyre per ndim duhet te jen psikolog dhe tolerant e jo rahes bash me djemt e tyre
e denoj rastin dentisti duhet te denohet ashper djali i tij duhet te suspenzohet nga puna deklarata esht proces i montuar nga djali i tij me plot besim
shkrun strugani
Dërgoni komentin