- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
Shkup: Mbahet protesta “Për drejtësi”
Nën moton “Për drejtësi”, mijëra qytetarë sot nën organizim të Këshillit të OJQ-vë shqiptare shprehen paknaqësin dhe revoltën e tyre kundër padrejtësisë dhe diskriminimit të shqiptarëve. Protesta filloi para gjykatave të vendit, për të vazhduar drejtë shtëpisë ligjvënëse Parlamentit, më pas itinerari i protestuesve vazhdoi para Qeverisë dhe përfundoi atje ku edhe filloi para gjykatave. Gjatë protestës u vërejtën edhe një numër i madh i forcave të sigurisë. Protesta ishte e qetë dhe pa incidente. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e proceseve të montuara politike dhe lirimin e të pafajshmëve.
“Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla të montuara dhe antidemokratike si rasti i Sopotit. Ndërprerja e menjëhershme e procesit të montuar dhe lirimi nga burgu i banorëve të pafajshëm të Brodecit. Rastet e ashtuquajtura për “krime lufte” të ndalojnë menjëherë së procesuari sepse gjykatat e vendore nuk janë kompetente të zgjidhin këto lëndë dhe se kjo është në kundërshtim të drejtpërsëdrejti si me ligjet e këtij vendi ashtu edhe me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, deklaroi Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Këshilli i organizatave joqeveritare i bëri thirje edhe faktorit ndërkombëtarë që të ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate dhe u shprehen se në NATO dhe BE nuk mund të shkohet me gjykatë të korruptuar.
“Rruga jonë e vetme dhe e pakthyeshme mbetet anëtarësimi në NATO dhe në bashkimin Europian. Por atje nuk arrihet me politika diskriminuese dhe antidemokratike apo me një gjyqësor nacionalist dhe të korruptuar njëkohësisht”, tha Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Edhe qytetarët që protestuan, u shprehën se kërkojnë që të ndalen padrejtësitë e shumta që po bëhen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë për rrjedhën e mëtejme nga këshilli i Organizatave shqiptare u shprehen se ditët në vijim do të dalin me një press konferencë nga ku do të japin vlerësimin e tyre për rrjedhën e protestës si dhe do ti bëjnë publik hapat e mëtejmë.
Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dhe protestat duhet të vazhdojn
un nuk frigohem nga shqiptaret por je ti ai qe nuk e kupton komentin tim se nuk ka lidhje me parti por me menyren se si po protestohet.
Shqiptart e Maqedonis kan pas nevoj per ksi proteste bile duhet ma shpesh me bo protesta.. e kur te ket protesta duhet krejt shqiptart me dal.. se neser mundet ndonjerin prej neve me i bo naj Montim politik :)
-Saj perket protestes eshte protest me vend por duhet te perkrahet nga te gjith shqiptare ne maqedoni e jo politikanet te mshefen prapa kolltukeve te servuara nga Nikolla gruevski por duhet tu thohet qart sllavomaqenesve se te drejtat tona nuk do ti lejojm te shkilen ne menyr sistematike e qe fatkeqsisht eshte per keqardhje qe ketyre shkeljeve te te drejtave po ju kontribojn edhe partit shqiptare qe po jan ne pushtet pa prijashtim. I bej thirrje Ali Ahmetit qe te vetdisohet e mos te jepet fort mas gruevskit le te qendron prapa deklarates se ma hershme qe pat then se do ta sfidoj gruevkin mos te tutet prej tij se 2 milon kosovar jan bashk me vllezrit e tyre shqiptar ne maqedoni.
Pershendetje nga VITIA
Qartë shifet se ende vlen ekuacioni politiko-matematikor:
BDI > PDSH + DR + Rufi Osmani
Nga ana tjetër gjithashtu u pa se ujku qimen e ndërron ndërsa hujin nuk e ndërron, kështu që Imer S. dhe Rufi O. edhe pse u larguan nga PDSH, ata akoma i qëndrojnë besnik ideologjisë së Arben Xhaferit.