-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Shkup: Mbahet protesta “Për drejtësi”
Nën moton “Për drejtësi”, mijëra qytetarë sot nën organizim të Këshillit të OJQ-vë shqiptare shprehen paknaqësin dhe revoltën e tyre kundër padrejtësisë dhe diskriminimit të shqiptarëve. Protesta filloi para gjykatave të vendit, për të vazhduar drejtë shtëpisë ligjvënëse Parlamentit, më pas itinerari i protestuesve vazhdoi para Qeverisë dhe përfundoi atje ku edhe filloi para gjykatave. Gjatë protestës u vërejtën edhe një numër i madh i forcave të sigurisë. Protesta ishte e qetë dhe pa incidente. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e proceseve të montuara politike dhe lirimin e të pafajshmëve.
“Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla të montuara dhe antidemokratike si rasti i Sopotit. Ndërprerja e menjëhershme e procesit të montuar dhe lirimi nga burgu i banorëve të pafajshëm të Brodecit. Rastet e ashtuquajtura për “krime lufte” të ndalojnë menjëherë së procesuari sepse gjykatat e vendore nuk janë kompetente të zgjidhin këto lëndë dhe se kjo është në kundërshtim të drejtpërsëdrejti si me ligjet e këtij vendi ashtu edhe me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, deklaroi Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Këshilli i organizatave joqeveritare i bëri thirje edhe faktorit ndërkombëtarë që të ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate dhe u shprehen se në NATO dhe BE nuk mund të shkohet me gjykatë të korruptuar.
“Rruga jonë e vetme dhe e pakthyeshme mbetet anëtarësimi në NATO dhe në bashkimin Europian. Por atje nuk arrihet me politika diskriminuese dhe antidemokratike apo me një gjyqësor nacionalist dhe të korruptuar njëkohësisht”, tha Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Edhe qytetarët që protestuan, u shprehën se kërkojnë që të ndalen padrejtësitë e shumta që po bëhen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë për rrjedhën e mëtejme nga këshilli i Organizatave shqiptare u shprehen se ditët në vijim do të dalin me një press konferencë nga ku do të japin vlerësimin e tyre për rrjedhën e protestës si dhe do ti bëjnë publik hapat e mëtejmë.
Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



POSHTE PARTIT ''SHQIPTARE'' , RROFT GJAKU I RILINDASEVE .
50 ojq qe asnjeri nuk i njeh, 5 parti politike, mediat shqiptare dhe nuk arritet te mblidhni 1.000 njerez, TURP TURP TURP
Imer Selmani, o zot o zot.....kush ju organizoi o paljaco, mos dilni edhe njehere 1 muaj propagande per protesta te anonimeve dhe DR qe smujn me mbledh as familjen e vet
sido qe tjet organizim i mir I DEMOKRACIS RRE
KISHIN DAL KREJT BASHK
PDSH&DR& dhe piuni qe rrin te të dyja partijat Valon Bela
turp te keni luni me ndjenjat e popullit
qe 1 muj po dalin tu than policia po na ban problem policia problem,per dit tu kajt
O BURA 1981 NPRISHTIN SERBIA O KAN NE PUSHTET PO KAN DAL PRAP
DOLET U KORITET
po hupni se na e moret ftyren
Dërgoni komentin