- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
Konfiskohet armatim në afërsi të Bllacës
Në brezin kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, në afërsi të Bllacës policia e Maqedonisë ka sekuestruar një sasi të madhe armatimi të fshehur në katër bunkerë. Policia kishte zbuluar armatimin pasi kishte shkëmbyer zjarr me një grup të armatosur 12 anëtarësh i cili po ruante armatimin. Jozyrtarisht mësohet se nga përleshja është plagosur një person nga grupi i armatosur i cili është larguar në drejtim të Kosovës. “Bëhet fjalë për një sasi të madhe të armëve duke përfshirë armë të rënda, që do të thotë mina anti-tank, granata-hedhës, raketa, mitralozë të rëndë si dhe armë që mund të përdoren për veprime terroriste, apo TNT, lloje te ndryshme të eksplozivëve, eksploziv plastik, detonatorë, dhe kështu me radhë. Pas kthimit të zjarrit, personat që kanë ruajtur armatimin dhe bunkerët kanë ikur”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nuk dihet nëse grupi që po ruante armatimin është larguar në drejtim të Kosovës apo në territorin e Maqedonisë. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se policia është vënë në kërkim të tyre.
Shkëlzen Aqifi
Komente (26 dërguar):
gjithsej:
26
| shfaqen:
1 - 10
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb

