Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Deputeti Besim Dogani braktisi radhët e DR-së

Deputeti Besim Dogani braktisi radhët e DR-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Demokracia e Re e Imer Selmanit mbeti pa grup parlamentar, si rezultat i braktisjes së radhëve nga kjo parti të deputetit Besim Dogani. Në intervistën për mediat, Dogani tha se nuk dëshironte më të ishte dekor dhe dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit. Ai akuzoi edhe institucionin më të lartë ligjvënës, Kuvendin se gjithnjë e më shumë po miraton ligje anti-shqiptare.
“Kam menduar thellë që krejtësisht të braktis mandatin e deputetit, por në bisedë me përkrahësit e mi, me shok e miq, mu sugjerua që për momentin të braktis vetëm prangat dhe politikat partiake dhe të jem deputet i votuesve, i qytetarëve të mi shqiptarë. Unë sikurse edhe votuesit e mi nuk pranojë të jem dekor i Nikolla Gruevskit dhe apetiteve të shumicës parlamentare në Kuvend. Unë kam vetëm një shef, shefi im janë votuesit e mi, shefi imë është populli shqiptar në Maqedoni. Ndërsa kuvendi nuk punon në të mirën e popullit shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Besim Dogani, deputet i pavarur. 
Dogani paralajmëroi se në punimet e parlamentit do të marrë pjesë si deputet i pavarur dhe në mënyrë selektive, vetëm atëherë kur në rend dite do të jenë tema dhe propozime serioze për përmirësimin e statutit të shqiptarëve dhe afrimit të vendit drejt BE-së. Por Dogani, nuk përjashtoi edhe mundësinë e tërheqjes së plotë nga politika.
“Nëse politikë-bërja në Maqedoni nuk pëson ndryshime radikale pozitive, atëherë opsion shumë i mundshëm në të ardhmen e afërt do të jetë përfundimi i karrierës sime politike. Mbetem në shërbim të popullatës shqiptare, në shërbim të atyre që më dhanë mandatin ti përfaqësoj në kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, shtoi Dogani.
Vendimi i tillë i Doganit ka befasuar DR-në. Nga kjo parti nuk deshën të prononcoheshin për media, por vetëm theksuan se për dorëheqjen janë informuar nga mediat dhe se akoma nuk kanë ndërtuar qëndrim partiak.

Bedri Rexhallari      

Subscribe to comments feed Komente (35 dërguar):

Equilibrium-GV më 28/04/2010 14:53:01
avatar
Veprim i sinqertë i një politikani të ndërgjegjshëm.Bëri më të mirën,më mirë të mos jesh fare,se sa të jesh vec një figurë në panoramën e figurave të përkulura para Gruevskit! sa i perket komentit te Shpëtim Gostivari-nga qenkeni ju kaq mirë të informuar për paratë që gjoja i paska fituar z.Dogani???mos ju ka qerrasur diçka me ato te holla???
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi më 28/04/2010 08:55:42
avatar
Per at qe shkruajti per mua (Per Shkupin).
Z.Thaci nuk eshte i imi, dhe nese ka dikush ketu qe nuk mer vesht, je Ti qe je atje e nuk jam une qe jam ketu i shoh gjerat ashtu si duhet jo si don Ti. Ali Ahmetin nese e quan Patriot atehere une ty te them qe ti je me AntiShqiptari qe kam pa deri sot, Ali Ahmeti eshte njeriu qe na Zdhuki Idealet por deri me sot, ne degradoi pamase edhe e fundmja cdodite tallet me popullin Shqiptar. Une sot nuk jam atje por me 2001 isha atje, prandaj mos me repliko kure ske lidhje, shko o servil ri tek Ahmeti.Tung
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi më 28/04/2010 08:52:16
avatar
Besim Dogani teegoi relaitetin e DR -se ,,,, Padrejtesite jane bere prej Kongresit e kendej ,,,,,, nuk mund te ekziston nje parti vetem me emra por me vlera ,,,,,
Thumbs Up Thumbs Down
Abaz -- N më 28/04/2010 08:34:22
avatar
Kam shum respekt per ztr Doganin esht shum njeri i afte dhe kapacitet po i ka disa vese te keqija qe ata jan personale por e demtojn rend karieren e tij,por ztr Dogani beri shum mir qe e demaskoi edhe njeher Imer Selamin se ky ztr shum thik te rend pas shpine i ka dhen PDSH - se dhe esht shum rend ti falet ztr Dogani ju uroj sukse me mir i pavarur se sa ne DR - po jemi mesuar tju shohim ne PDSH atje e keni vendin atje peshoni atje keni pamje atje keni qenrim atje keni forcen Ju lus te gjithve mbeshtetni PDSH se esht e vetmja forc politike qe te jep guximin dhe forcen per tu ber bur i vertet.
Thumbs Up Thumbs Down
Imperator më 28/04/2010 08:13:17
avatar
Boll mo partia partia , na e lodhen shpirtin me intriga ,ju vjen rendi edhe popullit po ateher do jete vone per partit .
Thumbs Up Thumbs Down
beni më 28/04/2010 00:54:17
avatar
Ket tradhtarin e paska pagu grueski me sa duket..ose mir e that me posht me siguri nuk ia kan dhen ndonje tender..dhe esht deshperu (faza e depresionit e ka kapluar). Shum keq Dogani!
Thumbs Up Thumbs Down
më 28/04/2010 00:38:47
avatar
Zotri Besim Dogani pasi qe ju e leshuat DR-ne dhe me ket hap qe e bet sot, valle mendoni se doti ndihmoni popullit shqiptar!!! Kur DR e ishte grup parlamentar ishte zeri i vetem i opozites qe e mbronte interesin e popullit shqiptar dhe cdoher ju ka kundershtu poliikes se Gruevskit dhe Ahmetit, e tani cka ndodh me largimin e juaj vetem se i keni ber sherbim te madh Gruevskit dhe Ahmetit, kurse Menduh Thaqi tani ja u jep te hollat qe e keni kry ket pun me sukses. Mos mendoni se populli nuk i din keto pun.
Thumbs Up Thumbs Down
te-ce më 28/04/2010 00:32:45
avatar
Heheh, e tash zotrija jote ku mendon me bë vendin,mos vallë mendon te Rufiu,hahahah,po më mir te bjen ty përkulesh edhe një herë xhaxhit Menduh...
i lum populli që ju ka juve zotërinjë deputet.
Thumbs Up Thumbs Down
Kumanovarii më 27/04/2010 23:31:43
avatar
E don nje birr prej meje DOGANI ja ke qellue me ket largim je i pa papar.
Thumbs Up Thumbs Down
lili më 27/04/2010 23:27:40
avatar
Kot me kot nuk thote Taci Vovoda se kto jane PLEHURAT E POPULLIT, e vertteta doli ne shesh, pervec Tac Vojvodes kush mund ti neh kto plehura me mire......
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com