Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Deputeti Besim Dogani braktisi radhët e DR-së

Deputeti Besim Dogani braktisi radhët e DR-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Demokracia e Re e Imer Selmanit mbeti pa grup parlamentar, si rezultat i braktisjes së radhëve nga kjo parti të deputetit Besim Dogani. Në intervistën për mediat, Dogani tha se nuk dëshironte më të ishte dekor dhe dorë e zgjatur e Nikolla Gruevskit. Ai akuzoi edhe institucionin më të lartë ligjvënës, Kuvendin se gjithnjë e më shumë po miraton ligje anti-shqiptare.
“Kam menduar thellë që krejtësisht të braktis mandatin e deputetit, por në bisedë me përkrahësit e mi, me shok e miq, mu sugjerua që për momentin të braktis vetëm prangat dhe politikat partiake dhe të jem deputet i votuesve, i qytetarëve të mi shqiptarë. Unë sikurse edhe votuesit e mi nuk pranojë të jem dekor i Nikolla Gruevskit dhe apetiteve të shumicës parlamentare në Kuvend. Unë kam vetëm një shef, shefi im janë votuesit e mi, shefi imë është populli shqiptar në Maqedoni. Ndërsa kuvendi nuk punon në të mirën e popullit shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Besim Dogani, deputet i pavarur. 
Dogani paralajmëroi se në punimet e parlamentit do të marrë pjesë si deputet i pavarur dhe në mënyrë selektive, vetëm atëherë kur në rend dite do të jenë tema dhe propozime serioze për përmirësimin e statutit të shqiptarëve dhe afrimit të vendit drejt BE-së. Por Dogani, nuk përjashtoi edhe mundësinë e tërheqjes së plotë nga politika.
“Nëse politikë-bërja në Maqedoni nuk pëson ndryshime radikale pozitive, atëherë opsion shumë i mundshëm në të ardhmen e afërt do të jetë përfundimi i karrierës sime politike. Mbetem në shërbim të popullatës shqiptare, në shërbim të atyre që më dhanë mandatin ti përfaqësoj në kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, shtoi Dogani.
Vendimi i tillë i Doganit ka befasuar DR-në. Nga kjo parti nuk deshën të prononcoheshin për media, por vetëm theksuan se për dorëheqjen janë informuar nga mediat dhe se akoma nuk kanë ndërtuar qëndrim partiak.

Bedri Rexhallari      

Subscribe to comments feed Komente (35 dërguar):

Ambasadori më 27/04/2010 15:02:28
avatar
Fatkeqsisht tani paskit mbetur pa asgje ngase populli ju ka braktisur qe moti, por do kishit qen shum me te dashur te populli sikur te ishit me i sinqert dhe te tregonit drejtë se cfar tenderi nuk ju dhane ose cfar kerkuat dhe nuk ua dhane qe e braktiset edhe kete parti? What's next honey....
Thumbs Up Thumbs Down
Gas më 27/04/2010 15:02:55
avatar
O Trim keta fjal jan shum me vend dhe vlejne per te gjitha partite Shqiptare ne Maqedoni. Nese vazhdojme ne kete rruge dhe perfaqesohemi nga keta "Tradhtare" te tanishem ne disa dekada do te zhdukemi nga te gjitha faqet e historise dhe bota do te na njeh si maqedonas.
PS: sa per kujtes: Shqiperia ka nisur te na quan Maqedonas
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 27/04/2010 15:33:48
avatar
O boo booo ce gjeti kete DR- une nuk thash kot se flora eshte baksuyi, si hzri ajo dr- e mori teposhten :)
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi më 27/04/2010 15:41:35
avatar
Te lumte z.Dogani, cdo Parti qe i afrohet Gruevskit dhe ben Politike nen ombrellen e tij duhet te leshohet. Hapin tend pres ta ndjeken edhe Deputet e BDI dhe DR. Kjo e demaskon politiken e z. Selmani qe pas kesaj nuk meriton te kete asnje deputet me, poashtu z.Ahmetit qe moti u desht ti largohen gjysa e deputeteve pasi gjysa u konvenoi kjo Politik deri me sot por sot edhe ai nuk meriton as vete me te jete deputet. Nuk jam Partiak, skam votuar kure se jame ne mergim por reagimet ketu tregojne qe vetem PDSH dhe deputeti z. Leka jane ne anen tone sot ju bashkohet edhe z.Dogani, 2 te pamvarur ky numer patjeter duhet te ritete. Pershendetje,Shkupi
Thumbs Up Thumbs Down
studenti më 27/04/2010 16:23:47
avatar
te lumt besim a keta te ashtuquajtur te luftes leti realizojn skopje 2014,kish ne qender,teleferiku per te kryqi ne vodno dhe shum projekte anti shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
adaa më 27/04/2010 17:22:57
avatar
lamtumire SKOPSKO....hap i mire ,sa te lire jane populli kur kuptojne qe dalengadale ju vjen fundi ...edhe pseudodeputeteve...bye bye besim dogani SKOPSKO
Thumbs Up Thumbs Down
arjan më 27/04/2010 17:41:49
avatar
duhet krjtsisht te pastrohet qeveria bdi vmro per nje qeveri me te mir eshte PDSH-VMRO mendoj se tash PDSH rejtingun e ka PDSH 8%,BDI 5% DR 1% ja rejtigu i vertet
Thumbs Up Thumbs Down
realisti-gostivar më 27/04/2010 17:47:00
avatar
problem i vogel,mos habiteni,gruevski ka bol di jape nje.pune e madhe.
Thumbs Up Thumbs Down
drita më 27/04/2010 17:50:59
avatar
zotri dogani guri peshon ne vend te vet, thot nje fjal popullore. edhe ju, do te peshonit me shume atje ku u'a dhame voten.
votuesja juaj nga gostivari
Thumbs Up Thumbs Down
Shpëtim Gostivari më 27/04/2010 17:51:48
avatar
Kur nji herë shitesh dhe të vjen mirë , pse mos shitesh edhe nji herë!
Flitet se Besim Dogani me largimin nga PDSH-ja në DR e Selamnit(lexo:Gruevskit) fitoi 200 mijë euro.
Me që tash Gruevskit i pengon DR-ja dhe duhet tja prish grupin parlamentar e pagoi edhe 200 mijë euro tjera Besim Doganin për ta larguar nga RR-ja.
Biznes fantastik për ish fukaran Besim Doganin vetëm me dy akrobacione politike , kuptohet në emër të popullit shqiptarë!
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com