- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
Mojsiu: Kontesti i emrit është i pakuptimtë
Për ish-shefin e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu janë të pakuptueshme mosmarrëveshjet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai bën thirrje që të mos i jepet një rëndësi aq e madhe, por edhe që të mos krijohen probleme artificiale.
Moisiu dha një mesazh serioz për liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Ai iu bën thirrje që të përmirësojnë nivelin e komunikimit dhe marrëdhëniet.
Moisiu i vlerësoi si pozitive zhvillimet në rajon, duke aluduar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në Beograd. Ai thotë se nuk duhet të mbështetet ideja për ndarjen e Kosovës, sepse me këtë do të destabilizohej i gjithë rajoni. Moisiu sot mbajti një ligjëratë për studentët në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë për shumë tema, politike dhe shoqërore. Ai ishte president i Shqipërisë prej vitit 2002 deri më 2007, kur në këtë post u zëvendësua nga Bamir Topi.
Miki Trajkovski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


