Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Zhbllokohet puna e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive

Zhbllokohet puna e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pas dështimit të 4 seancave, komiteti për marrëdhënie mes bashkësive arriti të zhbllokoj punën, por jo edhe të debatoj për temat e paralajmëruara më herët për të cilat kishte reagime të shumta. Pikërisht raporti i avokatit të popullit për përfaqësimin e drejt dhe adekuat të bashkësive etnike ishte tema që mblodhi anëtarët  e komitetit. DR kërkoi që rendi i ditës të plotësohet edhe me temat e dështuara, si mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë për nxënësit shqiptar, mungesa e pasaportave në gjuhën shqipe dhe projekti “ Shkupi 2014”, por ky propozim u refuzua nga kryetari i komitetit me arsyetim se kjo është seancë e re ndërsa temat e propozuara do të debatohen në të ardhmen.
“Ju zoti kryetar a keni harruar apo qëllimisht nuk keni dëshiruar ti përfshini edhe temat tjera të cilat ishin tema shumë problematike, tema të cilët krijuan një pakënaqësi shumë të madhe qoftë qytetare, qoftë kombëtare, qoftë fetare në Maqedoni. Nuk e di zoti kryetar a keni marrëveshje të fshehur me deputetët të cilët deri më sot e bojkotonin punën e komitetit që mos t’i futni këto pika të rendit të ditës por të futni pikën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Besim  Dogani anëtar i Komitetit, nga radhët e DR-së.
“Dua ti eliminoj të gjitha dilemat, marrëveshje nuk kam bërë me askënd, me çdo njërin kamë biseduar, kam biseduar për të gjetur zgjidhje, për të filluar të funksionoj komiteti duke marr obligim publik që për seancat e filluara të mos sillemi sikur i kemi harruar”, u përgjigj Xhevat Ademi, kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.
Edhe LSDM kërkoi që propozimet e dhëna nga ana e deputetëve të vihen në votim me çka do të shihet qartë nëse anëtarët e komitetit janë për dialog apo politik. Ndërsa VMRO-DPMNE ka përshëndetur punën e kryetarit të Komitetit.
“Mendova se është në rregull që anëtarët e komitetit të deklarohen rreth cilitdo propozim për plotësim të rendit të ditës. Ata do të tregojnë nëse dëshirojmë apo jo dhe atëherë do të shihnim nëse jemi për dialog apo për politik“, tha Nikolla Qurçiev, anëtar i komitetit nga radhët e LSDM-së.
“Sa i përket sjelljes së kryetarit, unë nuk dëshiroj ta lavdëroj kryetarin megjithatë të gjithë e dini se angazhimet e tij ishin maksimale që komiteti të qëndroj në kufijtë e ligjit”, tha Zhivko Pejkovski, anëtar i komitetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe, sipas raportit të avokatit të popullit i cili përfshin 60% të institucioneve shtetërore dhe publike, në 100 institucione nuk ka të punësuar asnjë përfaqësues shqiptar apo të ndonjë etniteti tjetër jo shumicë në Maqedoni.

Gjyltene Rexhallari         

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Enigma më 19/03/2010 21:51:07
avatar
Te jetesojme idealet me RELAX atmosfere te komitetit...... ceshtjet si proekti 2014, perdorimi i gjuhes shqipe si dhe shume ceshtje te tjera si duket per Ali Ahmetin jane ceshtje te vogla, ai po pret ta nderrojme emrin dhe te hyjme ne Nato se perndryshe e ka ngrene djalli BDI-ne nese edhe ajo nuk behet... e sa per keto punet tjera perseri do te bllokohet puna e Komitetit.
Thumbs Up Thumbs Down
polisi më 19/03/2010 20:16:46
avatar
Bravo z. XHEVAT po Mareveshja e Juaj me VMRO sot vec se u VULOS, i nderuare TURP te kESH QE ATO TEMA QE SHQIPTARET I SHKATERUAN JU MOS TI dISKUTONI. turp xhevatushe
Thumbs Up Thumbs Down
mendomir më 19/03/2010 18:54:55
avatar
O z. xhevat ademi , marveshjen tuaj me VMRO-DMNE une e di. ata kan pranuar qe te vin ne seanca mirpo me kusht qe te anashkaloen ceshtjet me kritike per shqiptaret. Por fai eshte edhe te kta te DR se tash ata duet ta bllokojn komitetin dhe mos te vazhdojn asnje seanc pa mos u diskutuar per gjuhen m. naper shkolla, per proektin shkupi 2014, dhe per burmali xhamin
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Ahmeti-Uollers: NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet ‘Samit’ por ndërrim i emrit
Maqedonisë nuk i duhet samit për tu anëtarësuar ë NATO, Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës në momentin që do të arrihet një zgjidhje ...
image
Ekspertët: ‘Të shfrytëzohet takimi me Nimicin’
Dy ish diplomatët Arsim Zekolli dhe Sllobodan Çashule, vlerësojnë se qëndrimi i ndërmjetësit Nimic në Greqi dhe Maqedoni në prag të samitit të NATO-s dhe ...
image
Artistët: 'Departament shqiptarë kundër diskriminimit'
Formimi i një departamenti shqiptarë pranë Ministrisë së Kulturës është zgjidhja e vetme për dhënien fund të diskriminimi të kulturës shqiptare në Maqedoni. Kështu u ...
image
Spitali i Tetovës nuk posedon ampula kundër tërbimit
Qentë endacak kanë filluar të paraqesin rrezik për qytetarët. Ditë më parë, Esad Rrahmani nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak, dhe nga frika ...
image
Poposki për vizitë në Letoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki sot qëndron për vizitë pune në Letoni, ku do të ketë takim me kolegun letonez Edgar ...
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com