Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | KSHZ, diaspora ende nuk mund të votojë

KSHZ, diaspora ende nuk mund të votojë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Novakovski


Edhe pse tanimë gjysmë viti mërgimtarët tanë kanë të drejtë ligjore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandër Novakovski mbetet në qëndrimin e njëjtë se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për realizimin e kësaj të drejte.
"Unë disa herë kam thënë se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për të organizuar votimin e diasporës", u shpreh Novakovski.
Ai këtë e deklaroi para fillimit të tryezës së rrumbullakët, "Votimi i diasporës". Organizatorët, misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup, vendosën që debati të jetë i mbyllur për mediumet. Ekspertët nga Kroacia, Rumania, Bullgaria dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të lidhur me këtë problematikë po i shkëmbejnë përvojat me homologët e tyre nga Maqedonia. Grupet e punës të formuar nga Sekretariati i Qeverisë për çështje evropiane po diskutojnë për këtë temë tashmë tri ditë.
"Mendoj se Maqedonia është në mundësi të mirë për të mbledhur përvojat e vendeve të tjera, për t’i parë se si kjo është zgjidhur në komunitetin ndërkombëtar, për shembull në Kroaci, duke pasur parasysh se dy vendet ndajnë shumë përvoja politike dhe ligjore dhe që kanë të bëjnë me diasporën", theksoi Boshko Pikollo, ekspert nga Kroacia.
Ndryshe në Kroaci, mërgimtarët kanë të drejtë vote tashmë 18 vjet, ndërsa nuk ka kuotë fikse se sa deputetë i zgjedh diaspora. Numri i tyre varet nga pjesëmarrja në zgjedhje. Sipas ndryshimeve të kodit zgjedhor në Maqedoni, diaspora do të zgjedh tre deputetë. Nga një deputetë nga Evropa, Amerika dhe Australia.

Frosina Cvetkovska 

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Enigma më 20/03/2010 09:31:56
avatar
Po si mund te kete mundesi me votu diaspora, vete edhe kjo i duhet Maqedonise dhe pastaj nuk do te mund te ngrihet ne kembe te veta nga shqiptaret ju lutem... cjane keto tema te paskrupullta qe i shtjellon KSHZ, po si duket skane pune dhe ja tani hajde te bejne teater:))
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com