-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
KSHZ, diaspora ende nuk mund të votojë
Edhe pse tanimë gjysmë viti mërgimtarët tanë kanë të drejtë ligjore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandër Novakovski mbetet në qëndrimin e njëjtë se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për realizimin e kësaj të drejte.
"Unë disa herë kam thënë se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për të organizuar votimin e diasporës", u shpreh Novakovski.
Ai këtë e deklaroi para fillimit të tryezës së rrumbullakët, "Votimi i diasporës". Organizatorët, misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup, vendosën që debati të jetë i mbyllur për mediumet. Ekspertët nga Kroacia, Rumania, Bullgaria dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të lidhur me këtë problematikë po i shkëmbejnë përvojat me homologët e tyre nga Maqedonia. Grupet e punës të formuar nga Sekretariati i Qeverisë për çështje evropiane po diskutojnë për këtë temë tashmë tri ditë.
"Mendoj se Maqedonia është në mundësi të mirë për të mbledhur përvojat e vendeve të tjera, për t’i parë se si kjo është zgjidhur në komunitetin ndërkombëtar, për shembull në Kroaci, duke pasur parasysh se dy vendet ndajnë shumë përvoja politike dhe ligjore dhe që kanë të bëjnë me diasporën", theksoi Boshko Pikollo, ekspert nga Kroacia.
Ndryshe në Kroaci, mërgimtarët kanë të drejtë vote tashmë 18 vjet, ndërsa nuk ka kuotë fikse se sa deputetë i zgjedh diaspora. Numri i tyre varet nga pjesëmarrja në zgjedhje. Sipas ndryshimeve të kodit zgjedhor në Maqedoni, diaspora do të zgjedh tre deputetë. Nga një deputetë nga Evropa, Amerika dhe Australia.
Frosina Cvetkovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin