Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Rasti i xhamisë Burmali, askush nuk lëshon pe

Rasti i xhamisë Burmali, askush nuk lëshon pe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image BFI doli me reagim të ashpër ndaj qëndrimeve të Gruevskit

Rijaseti i BFI-së në ditët në vijim do ta shqyrtojë deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhënë në ALSAT se xhamia Burmali nuk mund të ndërtohet në vendin ku kërkohet pasi që nuk i takon këtij institucioni fetar islam. Askush, tha Gruevski nuk ka të drejtë të ndërtojë diçka në tokë të huaj. Nga BFI thonë se mbeten në deklaratat e mëparshme se nëse fillon ndërtimi i kishës ata me ose pa leje do të fillojnë ndërtimin e xhamisë. Nëse ka nevojë atë vend do ta mbrojmë edhe më mburojë të gjallë, kishte deklaruar një muaj më parë Abaz Islami zëdhënës i Rijasetit të BFI.
“Do të jemi të detyruar që pronat tona siç janë kapan An, Suli An, xhamia Burmali, xhamia e Sheshit në Prilep e djegur në natën e kristaltë, ku digjej prona e myslimanëve, ju bindim se do ti mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme, e nëse ka nevojë edhe me mbrojtje të gjallë”, u shpreh Abaz Islami – zëdhënës i Rijasetit të BFI-së.
“Mendoj se kush do që të jetë ka të drejt të kërkojë diçka, të luftojë, por këtë duhet të bëjë me principet e demokracisë dhe në përputhje me ligjin, unë nuk pengojë askënd dhe as mendoj të pengojë, por siç unë ashtu edhe të tjerët duhet ti respektojmë ligjet. Ligji nuk thotë se dikush mund të ndërton në tokë që nuk është e tija apo edhe më shumë nëse nuk është vizatuar”, theksoi Nikolla Gruevski – kryeministër.
Të vetmit që kanë reaguar sot ndaj deklaratave të Gruevskit, janë nga Këshilli Koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali. Ramadan Ramadani porositi Gruevskin të mos luaj me ndjenjat e qytetarëve myslimanë në vend.
“Ne me këtë rast si qytetarë të këtij vendi shprehim keqardhje dhe na vjen keq që kemi kryeministër që thirret në përkatësin fetare të njerëzve, me çka e paralajmërojmë që është shumë afër gjërave që janë të dënueshme me ligjet e Maqedonisë, siç janë mbjellja e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike. Ne poashtu e përkujtojmë atë se shteti edhe ligjet nuk janë një rrugë njëkahëshe ku mund vetëm dikush të afirmojë veten dhe vetitë e veta kulturoro-historike dhe kërkojmë sa më shpejt që ai kryeministër të braktisë truqet e Itar Pejos dhe të ndajë truallin për ndërtimin e xhamisë me kushtet dhe çmimet e njëjta sikur edhe ka vepruar me tempullin e paralajmëruar ortodoks në Sheshin e Shkupit”, theksoi Ramadan Ramadani, përfaqësues i Këshillii koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali.
Kryeministri Gruevski mbrëmë gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Rruga drejt...’ në Alsat-M duke sqaruar pse nuk mund të veproj në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar me faljen e tokës KOM-së në sheshin e qytetit tha se çdo vendim i mëtejmë për ndryshimin ose jo të planit urbanistik varet vetëm nga këshilli i komunës Qendër dhe jo nga qeveria. Ai edhe një herë nëpërmjet përgjigjeve të tij u mundua që fajin t’ia hedh Komunës Qendër dhe këshilltarëve të saj për mos lejimin e rindërtimit të xhamisë Burmali në vendin ku dhe ka ekzistuar më parë, në sheshin e Shkupit. Gruevski disa herë gjatë rrjedhës së emisioni përmendi se ai është i pafuqishëm që si pushtet qendror të reagoj në Këshillin e komunës Qendër dhe që nuk mund tua imponoj atyre që të përdorin mënyrën e njëjtë të reagimit sikur me KOM-in kur atyre iu nda trualli për ndërtimin e kishës Shën Konstantini dhe Elena.

Valmir Kuçi     

Subscribe to comments feed Komente (12 dërguar):

sadiku më 21/03/2010 10:19:45
avatar
I LUS GJITH UDHËHEQSIT (POLITIQART) SHQIPTAR TË IRJM QË MOS TË LEJOJN NDERRTIMIN E KISHAVE, SE PER NDRYSHE PO FILLUN AJO NDERRTOHET, DHE ASKUSH MO NUK MUNDET NDALOJ. FLM ALSAT.
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 21/03/2010 10:17:16
avatar
O tetovar po cka mendoni ju kush jeni ju, ju jeni ata qe gjate luftes 2001 kalane e tetoves e shpetuat me paret e fituara me korupsion te menduh thacit, ndersa shkupjanet bashke me kumanovaret i late qe te luftojne per ti siguruar vetvetes universitete dhe cdo gje ne favor tuajin, DON TE THUASH KESHTU NE DUHET TE EDUKOHEMI, JU NUK MUNDENI PA NE E JO NE PA JU.
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 20/03/2010 20:08:45
avatar
Ju lutem te ma nxirrni komentin qe ishte kunder tetovarit se me nuk ju komentoj
Thumbs Up Thumbs Down
Iliridasi më 20/03/2010 10:27:54
avatar
O tetovar, kjo vlen edhe per tjeret qe mendojn se pa tetovaret sbehet asgje. Edhe ju pa tjeret smund te beni asgje.
Gjithe ato cfar i keni ne Tetove, i keni fale edhe sakrificave te shqiptarve tjer te Maqedonis.
Ate harten qe egziston ne MUSEUN e Vlores dhe MUSEUN e lidhjes se Prizrenit (Shqiperia etnike) duhet ta mbrojm. Pra Shkupin dhe sheshin e tij, xhamin e Prilepit etc. Aty ska vend per kisha, nese kish ateher edhe xhami. Ta bej me dije se xhami aty ka egzistuar dhe kishe asnjeher.

Ju Tetovaret mesa duket vetem per Tetoven luftoni dhe tjrve u thoni edukoheni dhe punet do shkojn mire por edukohu ti dhe ndihmona edhe neve te shkojm mire dhe jo me keta kundershtime

tung
Thumbs Up Thumbs Down
Tetovari më 20/03/2010 08:31:22
avatar
O Shkupjan (Enigma). Mos folni me gjuhën e injorancës dhe përçarjes. Mos haroni asnjëherë se ne mundemi edhe pa ju, por ju nuk mundeni pa ne...Lereni përçarjet dhe inatet se nuk na shpiejn kërkundi. Punoni, edukohuni, bëhuni njerëz të mirë, atëhere punët kan me u rregullu vetë, përndryshe e kot është me na fajsu neve. Përshëndetje.
Thumbs Up Thumbs Down
selami më 19/03/2010 21:47:27
avatar
Le te organizojne fillimisht faljen e namazit te xhumase, per te treguar se e kane pernimend e pastaj le te bejne hapa me radikal.
Kjo xhami me qendrimin indiferent te bashkesise Islame dhe partise politike shqiptare ne pushtet nuk behet kjo xhami, Trupi koordinativ cfare fuqie ka per ta ndertuar kete xhami! Ata mund vetem te senzibilizojne kete ceshtje e asgje me teper! Eshte per keqardhje qe ata te bashkesise islame jane te rrepte ne deklarata kunder trupiit koordinativ, kurse krejt tjeter gjuhe kane me kryeministrin e maqedonise i cili luan si maca me miun me myslimanet e ketij vendi!
Thumbs Up Thumbs Down
drenas më 19/03/2010 21:41:51
avatar
Turp per Sulejman Rexhepin, i cili cdo here me vonese prononcohet rreth xhamise BUrmali, plus e shpreh pakenaqesine e tij me veprimin e Trupit koordinativ per rindertimin e xhamise BUrmali. Nese keta jane te zotet le ta ndertojne dhe let mos lejojne qe ky far kryeministri te tallet me shqiptaret ne kete forme. Turp per kete bashkesi islame dhe per kete popull i cili rri indiferent ndaj ketyre veprimeve te ketij institucioni.Sulejman Rexhepi ne shume tubime private thote se ai ka per ta ndetuar kete xhami, e kur duhet te vepron ai struket dikund. Le te urdheron dhe le te tregon tani me vepra konkrete se a eshte i popullit te vet apo i sherbimeve te ndryshme?!
Thumbs Up Thumbs Down
hasan më 19/03/2010 21:28:12
avatar
Sula eshte tradhtar. Kejt kan me u mledh per Burmaline; bile edhe Ilajz Halimi ka me ardh. kjo eshte e krejtve; u bashkum.
Thumbs Up Thumbs Down
Jourrejtjes më 19/03/2010 20:50:20
avatar
Es Selamu Alejkum-Përshëndetje!

Deklarata e dhënë në emision e mbrëmshëm dhe qëndrimi i pa ndryshuar nacionalist i kryeministrit maqedon shihet qartë se sa her që vijn në pytje interesat e shqiptareve/muslimaneve, ai zdo tja dije fare për nevojat/interesat tona. Kjo haptas shikohet që zdojn një Xhami në qendër të Shkupit edhepse ka qën më herët ajo Xhami në atë vend, po e kanë si qëllim ta kryqëzojn/kishëzojn në çdo cep/qoshe i gjithë shtetin, duke injoruar shtetasit jo maqedonas në këte Republikë artificiale. Normal, këta e shfrytëzojn heshtjen dhe ndrojtjen e politikaaneve shqiptar që ju vjen turp sot në "vitin 2010" të deklarohen haptas se janë musliman se e duan kultin fetar në vëndin e vet sikurse e bën pala tjetër.
Shpresoj që s´shpejti do të ndërgjegjësohen politikanët shqiptat(jo servil) e t´u dalin zot kërkesave mëse legjitime të zgjedhëzve të vet.
Ju uroj për emisionet TV Alsat
Sinqerisht
Iliridasi.
Thumbs Up Thumbs Down
alban më 19/03/2010 20:09:20
avatar
ne te dale dhe lete bej mburoj te gjall zotri Rexhep sulejmanovski se aj e bllagoslloviti gruevskin e jo ju mi ngran kumbellat a popullit me ju pi dhembet TRADHTAR
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 19/03/2010 20:05:34
avatar
I propozoj BFI-se qe diten kur do te vendoset qe te gjthe qytetaret e konfesionit islam te dalin per tu falur edhe grate ti bashkangjiten faljes ne sheshin e Shkupit qofte edhe neper tenda (shatora) se jam e bindur qe tetovaret me ne krye me iljas halimin nuk do ti bashkangjiten faljes se muslimaneve ne Shkupin zyrtar -kryeqytetin e shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
realist.23 më 19/03/2010 19:38:04
avatar
Sulejmani se pari le te falen namazin e sabahut. Ai nuk e ka vendin aty ne BFI.

Tradhetar!
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 12 | shfaqen: 1 - 12

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com