Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Digjet objekti i shkollës së fshatit Bukoviq

Digjet objekti i shkollës së fshatit Bukoviq

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Digjet shkolla fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq afër Shkupit. Zjarri kaploi godinën mbrëmë rreth orës 19. Flakët kanë prekur çdo pjesë të godinës. Edhe pse një grup i banorëve menjëherë kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë shkollën nga djegia e plot. Sipas të dhënave të para zjarri mund të jetë shkaktuar nga qarku elektrik.
“Shkaku është instalimi  i shkollës në pjesën e sipërme të kulmit i cili nuk është rinovuar nga ndërtimi i shkollës në vitin 1965. Ma merr mendja se është prej rrjetit po të ishte prej naftës me siguri do të kishte ekspozim, për fat të mirë, nuk kemi dëme në njerëz, lëndime apo viktima por dëmet siç mund të shihni edhe administrata por edhe objekti 100% është shkatërruar”, deklaroi Mubedin Bajrami, drejtor i shkollës.
“Dëmi është shumë i madh, vlerësimet e para janë që do të duhet prej themelit të ndërtohet një godinë e re. Ne si komunë do ti marrim gjitha obligimet që ky proces të zhvillohet normalisht. Më e rëndësishme është që në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe qeverinë që fillimi i vitit të ardhshëm të na gjejë me objekt ku nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Bukoviq të shkojnë në shkollë si gjithë nxënës të tjerë”, deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.
“Sot në terren është komisioni i ministrisë së arsimit që do të konstatojë dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe ne si ministri jemi të gatshëm të marrim të gjitha masat për ti siguruar kushtet infrastrukturore dhe hapësinore për të zhvilluar një proces normal edukativo-arsimor”, u shpreh Lindita Qazimi – zv/ministre e Arsimit.
Në shkollën fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq mësojnë 350 nxënës të ndarë në 17 paralele. Ata tani do të ndjekin mësimin në bibliotekën, shtëpinë e kulturës si dhe në shkollën në fshatin Arnaqia e poshtme. Kjo është shkolla e dytë që është djegur në komunën e Sarajit brenda një kohe të shkurtër. Para pak javësh u dogj shkolla fillore “Bajram Shabani” në fshatin Svillare e poshtme.

Frosina Pandurska – Dramiqanin

Subscribe to comments feed Komente (4 dërguar):

baba më 22/03/2010 11:17:28
avatar
Mjerret ne me ket Kryetar Komune Ministria e Arsimit shum pak te holla ka ndajt per Shkollen Ne Sfillare gjths hedhe Komuna ee ku me dit per shkollen bukoviq bile edhe a kan me ndajt,Rrugen krejt te gropuara edhe nkam kur del hyn ne grop e leje me kerr ma TURP i BDI-se kemi votu per ardhmeri te mir per ne mirepo AZGJE nuk shohim mir perpos shkatrimit te gjith anshem te dervenit ....
Thumbs Up Thumbs Down
sfillare më 20/03/2010 16:38:05
avatar
shkolla ne sfillare i bani 2 muj pa u ndrec e kshirin nere a do vu dale puna me i shtije nja 100 mij eu ne cep... e mandej me ja nis shkollen me e ndrec kurse e ju te bukoviqit mas nja 1 vjetve ma besoj se do e ndreqin edhe at? nese nuk ka per me vedh per blerimin do jitni edhe pa shkoll psh nga sillarelia............
Thumbs Up Thumbs Down
bukoviqi më 20/03/2010 00:50:59
avatar
mire bre ti saraj e kush do ti ndertoje keto shkolla se po i thu kryetarit komunes mjeri ki por ndreqi ti bre burr mos e boj gajle sot a neser ska qare pa u ndre edhe kjo ne svillare edhe ne bukoviq pershendetje ALSAT-M
Thumbs Up Thumbs Down
saraj më 19/03/2010 16:20:04
avatar
mjerrt ne me kete udheheqesi lokale. U dogj shkolla ne svillare, ende asgje nuk eshte ndermarre. Sdi si ka fytyre ky z. blerim bexheti te vizitoje serish nje shkolle te djegur kur dihet qe nuk do beje asnje perpjekje per te riparuar gjendjen. Turp.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 4 | shfaqen: 1 - 4

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com