-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Gosivar, merren masa për tejkalimin e problemit të ujit
Javën e ardhshme fillojnë punimet për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Gostivar. Ky ishte konkluzioni i dalë pas takimit të ministrave të Ekologjisë dhe Transportit, Nexhati Jakupi dhe Mile Kanakievski me kryetarin e komunës së Gostivarit Rufi Osmani.
“Ne prej javës së ardhshme fillojmë punët përgatitore dhe për dy deri në tre javë do bëjmë edhe hedhjen e gurthemelit për fillimin e punëve dhe paralelisht me ndërtimin e ujësjellësit apo gypave ne do ti bëjmë edhe projeksionet për ndërtimin e stacionit filtrues dhe do vendosim se cila do jetë teknologjia përfundimtare që do vendoset dhe do fillojnë furnizimet publike”, deklaroi Nexhati Jakupi, ministër i Ekologjisë.
“Informacionet e mbledhura sot, bashkë me ministrin e Ekologjisë do t’i prezantojmë para qeverisë së Maqedonisë. Më pas në bashkëpunim me pushtetin vendor do të marrim vendim se si do vazhdojmë më tej”, u shpreh Mile Janakievski, ministër i Transportit.
Puna e parë që do bëhet është vendosja e tubacioneve që do sjellin ujin deri tek filtri prej nga do të bëhet shpërndarja e ujit.
“Me këtë investim që do realizohet që e përmendi ministri i Ekologjisë, defakto do bëhen punët ndërtimore, vet projekti i stacionit filtrues kushton dy milion e dyqindmijë euro ose në total tre milion euro, që të mundë të rumbullakësohet komplet ky problem, dhe ne presim që brenda dy viteve të zgjidhet ky problem dhe qytetarët e Gostivarit të mos e kenë më problemin e ujit për pije. Ngelim me shpresë se qeveria do i sigurojë këto para”, u shpreh Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit.
Realizuesi i projektit është zgjedhur firma “Pellagonia” nga Gostivari me të cilën pritet të nënshkruhet kontrata dhe të fillojnë punët rreth realizimit të këtij projekti i cili ka filluar në vitin 1991.
Problemi me ujë të pijshëm në Gostivar, u paraqit pasi që në burimin e Vrutokut papritmas para katër ditësh filloi ndotja e ujit. Dhe për shkak të mungesës së filtrave që do ta pastronin ujin, gjendja u bë edhe më alarmante.
Bashkim Sulejmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Cka dreqin nuk i nxjerrin ne pah procesverbalet per ate se si ky klysh i vojvodes i eshte lutur cervenkovskit per ta liruar prej burgu?
"...dhe ne presim që brenda dy viteve të zgjidhet ky problem..." - Rufi Osmani.
Koheve te fundit, dita-dites ky far eksperti i cili nenshkruhet ne cdo leter PROF.DR. po paraqitet shume konfuz me deklaratat e tija te koklavitura dhe manipuluese.
Zoti i dhasht hajrin, se per fat te keq sa here qe eshte ky ne krye te Gostivarit, qytetin e kaplon nje baksuzllejk i paparashikueshem.
Dërgoni komentin