- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Danilo Turk: Ivanovi dhe Papoulias të takohen për emrin
Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, i bëri thirrje kolegëve të tij nga Maqedonia dhe nga Greqia që të takohen për të diskutuar për çështjen e emrit. “Pas takimit të kryeministrave Gruevski dhe Papandreou, bisedimet direkte për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të vazhdojnë dhe të ngrihen në shkallën më të lartë mes dy vendeve. Radhën tashmë e kanë presidentët Ivanov dhe Papoulias të cilëve unë iu bëj thirrje takohen për këtë çështje”, deklaroi Presidenti slloven në një takim me korrespondentët e mediave të Ballkanit nga Brukseli.
I pyetur se çfarë mendon për deklaratat e Komisionerit të ri për zgjerimin Stefan Fule, se BE nuk duhet të ndërhyjë për çështjen e emrit, Turk e mbështeti fuqishëm këtë ide. “Eksperienca botërore ka treguar se shtimi i një kanali tjetër ndërmjetësimi ndaj atij që ekziston nuk ndihmon. Nuk ka nevojë që të ketë mediatorë të tjerë përveç Methju Nimetz. Ajo që nevojitet është vetëm rritja e komunikimit mes dy palëve për të zbutur dallimet mes tyre”, deklaroi Turk.
Për zënkën greko-maqedone mbi emrin, presidenti slloven shtoi se zgjidhjen e këtij problemi nuk e ndihmon retorika dhe kthimi i syve nga historia antike. “Edhe eksperienca të tjera në botë kanë treguar se problemet kontemporane nuk zgjidhen me argumente të bazuara mbi historinë antike”, këshilloi presidenti slloven.
Ai u takua në Lubjanë me korrespondentët e Ballkanit nga Brukseli, dy ditë para samitit që Sllovenia bashkë-organizon me Kroacinë me liderët e Ballkanit. “Ka ardhur koha që këta liderë bisedojnë në mënyrë direkte me njëri tjetrin, pa ndërhyrjen e evropianëve”, vlerësoi Presidenti slloven në lidhje me takimin që organizohet me iniciativën e kryeministrit të këtij vendi dhe homologut të tij kroat.
Danilo Turk sqaroi se në samitin e të shtunës në Slloveni nuk janë ftuar grekët pasi synimi i këtij samiti është takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit mes tyre për integrimin e rajonit në BE e jo vetëm diskutimi i temave vetjake të secilit vend. Takime mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas Turk, do të organizohen në samite dhe takime të tjera të nivelit të lartë që përfshin procesi i vazhdueshëm integrues i Ballkanit.
Nga i dërguari ynë në Lubjanë
Ernest Bunguri
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


