Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Honoraristët nuk i besojnë premtimeve të Stavrevskit

Honoraristët nuk i besojnë premtimeve të Stavrevskit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Punëtorët honorar të cilët me vite punojnë në institucionet shtetërore nuk besojnë se do të punësohen sikurse që paralajmëroi kohë më parë ministri i financave Zoran Stavrevski. Sot nga kjo ministri nuk saktësojnë se për çfarë numri të njerëzve bëhet fjalë e as që a do të përfshihen vetëm ata që punojnë me kontratë ose janë të angazhuar përmes agjencive për punësime të përkohshme. Paralajmërimet e këtilla nuk i kanë të qarta as vetë punëtorët me honorar. Të punësuarit në çerdhen ‘ Majski Cvet’ në komunën Karposh të cilët tash më dy jave janë hedhur në grevë, thonë se do të besojnë në qëllimet e ministrit vetëm pasi të punësohen. Ata thonë se erdhën në vendet e punës në vend të njerëzve që shkuan në pension. Kurse prej tyre i kanë marrë përgjegjësitë por jo edhe të drejtat.
‘Tash më pesë vjet po punoj me kontratë. Marr 8 mijë denar në muaj. çdo muaj deri më tash e firmosnim kontratën, por prej vitit të ri e deri më tash nuk kemi firmosur kurrfarë dokumenti. Përkujdesem për fëmijët e moshës 4 -5 vjeçe, kurse çerdhja është e hapur prej orës 6 të mëngjesit e deri në orën 6 të mbrëmjes’, thotë Danica Spasova, edukatore në çerdhen ‘Majski Cvet’ Shkup.
Sipas financave punësimi i punëtorëve honorar të cilët me vite punojnë në institucionet shtetërore, nuk do ta ngarkoj buxhetin pasi deri në mbarim të vitit vetëm do të transformohet marrëdhënia e tyre e punës. ndërkaq nga agjencitë e punësimit pohojnë se paralajmërimet e ministrit nuk do të prekin punën e tyre, pasi nuk i ka përfshirë personat që ata i angazhojnë.
Rade Nenadiq, kryetar i asociacionit të agjencive për punësime të përkohshme, thekson:
“Çdo i punësuar përmes agjencisë për punësime të përkohshme i ka të drejtat dhe detyrimet e njëjta sikurse një i punësuar i rregullt. Kanë të drejtë pensionale, shëndetësore, pastaj të drejtë për shtesa, për pushim vjetor e kështu me radhë. Në Maqedoni ka gjithsej 27 agjenci të regjistruara për punësime të përkohshme dhe të gjitha së bashku në bazë mujore nuk angazhojnë as 10 mijë persona”. 
Ekonomistët po orvaten që tërësisht ti komentojnë paralajmërimet e ministrit Stavrevski për shkak të arsyes së njëjtë. Thonë se askush publikisht nuk e tregon shifrën e përgjithshme të të punësuarve me honorar dhe përkohësisht në administratën publike. Megjithatë në më shumë raporte të ndara për punën e disa ministrive, enti shtetëror i revizionit konstatoi se për punësimet e përkohshme shpenzohen më shumë para se sa kur ata të ishin të punësuar tërësisht. 

Jane Dimevski 

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com