Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Liqeni i Ohrit rrezikohet nga ujërat e zeza

Liqeni i Ohrit rrezikohet nga ujërat e zeza

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Autoritetet vendore në Ohër dhe Strugë paralajmërojnë se një pjesë e madhe e liqenit të këtë verë nuk do të jetë i përshtatshëm për t’u larë. Shkak për këtë do të jenë sasitë e mëdha të ujërave të zeza të cilat për shkak të mos funksionimit të stacionit për pastrim në Vranishtë dhe në tërë sistemin kolektor, derdhen drejtpërdrejt në ujërat e liqenit.
‘Për shkak të kësaj, uji i liqenit të Ohrit nuk do të rekomandohet për larje. Për shkak të kësaj, uji do të jetë i kategorisë së dytë dhe të tretë dhe për këtë duhet të vendosen tabela se uji nuk është i përshtatshëm për larje. Kjo është dita e 61-të ku liqeni po ndotet me përqindje aq të lartë të ujërave të zeza’, deklaroi Vait Ajro, udhëheqës në sistemin e kolektorit.
Mirëpo, ekspertë të entit hidrobiologjik në Ohër porosisin të mos krijohet panik i panevojshëm në opinion. Ata thonë se liqeni ka qindra burime nëntokësore dhe sipërfaqësore, por edhe me mundësi natyrore për vetëpastrim. Për çdo rast nga disa lokalitete janë marrë kampion të ujit në sipërfaqe. Enti shton se përgjegjësinë për të gjithë atë që ndodhi për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kolektorit dhe të stacionit të pastrimit, do të duhet të bjerë mbi drejtorinë e ndërmarrjes publike Proakua qe menaxhon tërë sistemin. Ndërkaq kryetari i komunës së Strugës, tërhoqi vërejtjen sot se për shkak të nivelit gjithnjë e më të lartë të Drinit të Zi akoma ekziston mundësia për keqësimin e gjendjes në disa pjesë të qytetit dhe zonat përreth.
‘Qeveria, përkatësisht shteti po e shfrytëzon liqenin e Ohrit. Ujin po ua jep hidrocentraleve dhe po bëjnë fitime të mëdha. Nga këto fitime deri më sot nuk është kthyer asnjë denar në investimin e sistemit të kolektorëve, e as në energjinë e shpenzuar elektrike’, tha Ramiz Merko, kryetar i komunës së Ohrit.
Ndërkaq, javën e ardhshme me kërkesë të ministrisë së transportit, kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës do të vijnë në Shkup që të takojnë ministrin Mile Janakievski. Dikasteri ka thënë se po përhapen të pavërteta dhe frikë, në vend që të zgjidhen problemet.

Miki Trajkovski  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Ahmeti-Uollers: NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet ‘Samit’ por ndërrim i emrit
Maqedonisë nuk i duhet samit për tu anëtarësuar ë NATO, Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës në momentin që do të arrihet një zgjidhje ...
image
Ekspertët: ‘Të shfrytëzohet takimi me Nimicin’
Dy ish diplomatët Arsim Zekolli dhe Sllobodan Çashule, vlerësojnë se qëndrimi i ndërmjetësit Nimic në Greqi dhe Maqedoni në prag të samitit të NATO-s dhe ...
image
Artistët: 'Departament shqiptarë kundër diskriminimit'
Formimi i një departamenti shqiptarë pranë Ministrisë së Kulturës është zgjidhja e vetme për dhënien fund të diskriminimi të kulturës shqiptare në Maqedoni. Kështu u ...
image
Spitali i Tetovës nuk posedon ampula kundër tërbimit
Qentë endacak kanë filluar të paraqesin rrezik për qytetarët. Ditë më parë, Esad Rrahmani nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak, dhe nga frika ...
image
Poposki për vizitë në Letoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki sot qëndron për vizitë pune në Letoni, ku do të ketë takim me kolegun letonez Edgar ...
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com