- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Drucas: Obama kuptoi se qasja greke është e drejtë
Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe numri ‘dy’ i diplomacisë Dimitris Drucas, në takimin me presidentin amerikan Barak Obama, para dhjetë ditësh në Uashington, kërkuan mbështetjen amerikane për qëndrimin e Athinës lidhur me çështjen e emrit.
Në intervistën që transmetonte sot Radio ‘Athina’ Drucas thotë se pala amerikane ka kuptuar se qasja greke është e drejtë. "Nëse SHBA-të mund të ndihmojë për ta bindur lidershipin në Shkup që të vijë në tryezën e bisedimeve në Kombet e Bashkuara, në mënyrë konstruktive dhe të bashkëpunojë në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit, do të jetë një zhvillim pozitiv. Është e saktë ajo që kemi diskutuar me presidentin Obama", thotë Drucas. Duke përsëritur disa herë linjën e kuqe greke në këtë kontest, lidhur me dallimet rreth emrit, përkatësisht emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, Drucas nuk përgënjeshtroi se po shqyrtohet edhe propozimi ‘Maqedonia Veriore’.
Në pyetjen e gazetarit se a është i pranueshëm ky propozim për Athinën, Drucas thotë: "Ndërmjetësi Nimic përmendi ide dhe propozime sa i përket emrit që përmendët. Ne para palës amerikane theksuam se në kuadër të vijës sonë, propozimet e Nimicit sillen në drejtimin që mund ta pranojmë."
Zv/shefi i diplomacisë greke pohon gjithashtu se pavarësisht nga kriza ekonomike me të cilën po përballet vendi i tyre, ata nuk kanë përjetuar rënie në aspektin e çështjeve kombëtare, pasi prapa tyre qëndrojnë të gjitha partitë politike. "Qëndrimi ynë është i qartë dhe të gjithë e kanë të njohur mirë. Nuk mund të ketë aderim në NATO dhe hapje të negociatave për pranim në BE, pa zgjidhjen e çështjes së emrit", tha shefi i diplomacisë greke në intervistën për radio ‘Athinën’.
Frosina Cvetkovska
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


