-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Gruevski: Nuk i jap llogari Cërvenkovskit
Kryeministri Nikolla Gruevski refuzon ofertën e para dyditësh të oponentit të tij politik Branko Cërvenkovski që të ballafaqohen në një debat televiziv ku do të bisedonin për bërjen e politikave nga vetë ata dikur dhe sot. Gruevski arsyetohet se nuk e ndjen për obligim që ti jap llogari Branko Cërvenkovskit për punët që bën, por vetëm qytetarëve.
“Unë si politikan përgjigjem para qytetarëve dhe atyre që më kanë zgjedhur e jo para Branko Cërvenkovskit e ai të më rrëfen mua për vitin ’95 dhe ’96 dhe të grindemi, jo. Unë çdo ditë jam i pranishëm para qytetarëve të Maqedonisë, nëpërmjet mediave, tribunave dhe nëpërmjet vizitave të vendbanimeve”, tha kryeministri Gruevski.
Nga partia e Cërvenkovskit në një reagim të shpejtë kanë përsëritur ftesën për debat publik duke i sugjeruar Gruevskit të mos fshihet pas protestave të viktimave të tranzicionit por të dalë dhe të debatojë për problemet që i ngarkojnë qytetarët.
“Kryetari i LSDM–së ka ftuar kryeministrin Gruevski në duel televiziv jo për të biseduar për punë private por për problemet e qytetarëve. Për shkak të kësaj, ikja nga dueli televiziv do të thotë edhe ikje nga ballafaqimi me qytetarët. Politikanët e ndërgjegjshëm ballafaqohen me qytetarët jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por edhe në momente të këtilla ku do të kenë mundësinë që të shohin mendimet e ndryshme të cilat janë në interes të qytetarëve. Ftojmë edhe njëherë kryeministrit Gruevski të mendojë dhe mos të fshihet pas protestave, pas lopëve dhe viçave të mos bëj diçka që do t’i sjell shtetit pasoja të padëshirueshme”, theksoi Andrej Petrov, sekretar i LSDM–së.
Ftesa e kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski drejtuar kryeministrit Gruevski erdhi si pasojë e protestave të ditëve të fundit para selisë së LSDM-së nga një grup i qytetarëve. Sipas Cërvenkovskit, protesta janë organizuar nga VMRO-DPMNE-ja.
Meral Ismaili
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin