Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Buçkovski: Të miratohet ligj i posaçëm për amnistinë e sopotasve

Buçkovski: Të miratohet ligj i posaçëm për amnistinë e sopotasve

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ish ministri Mbrojtjes,Vllado Buçkovski, i cili para Komisionit anketues mbrojti pafajësinë e sopotasve, tani u rekomandon partive politike shqiptare të kërkojnë nga kryeministri Nikolla Gruevski të miratohet një ligj i posaçëm për amnisti, me çka do të liroheshin të gjithë të akuzuarit e rastit të Sopotit.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit është i plotfuqishëm, ekipi i avokatëve të tyre tani duhet që ta vazhdojë betejën para Gjykatës Supreme, kurse deputetët, e kam fjalën për kolegët nga Demokracia e Re dhe BDI-ja, nëse dëshirojnë që në mënyrë shumë reale të testojnë se si funksionon Nikolla Gruevski, ngel vetëm një mundësi, të miratojnë një ligj dhe të amnistohen këta njerëz. Variant tjetër realisht nuk ekziston”, deklaroi Vllado Buçkovski – deputet i LSDM-së.
Por, deputeti i BDI-së Safet Neziri, konsideron se amnistia duhet të jetë hapi i fundit që do të përdoret, pasiqë me një ligj të tillë do të pranohej fajësia e tyre. 
“Amnistia do të thotë se ata janë të fajshëm, por po i lirojmë nga fajësia me amnisti. Siç e dimë të gjithë se amnistia tregon se është i fajshëm, por po i lirojmë. Ne të gjithë e dimë se të dënuarit dhe ata që po e vuajnë burgimin të rastit të Sopotit, janë të pafajshëm definitivisht”, u shpreh Neziri.
Por partitë politike shqiptare kanë paralajmëruar mbështetjen e mëtutjeshme të personave të dënuar nga Sopoti dhe shpresojnë se atë që nuk mori parasysh Gjykata e Apelit tani do të shqyrtojë Gjykata Supreme e cila është instanca e vetme që mund të kthej nga fillimi procesin gjyqësor për rastin e Sopotit.
“Partitë politike shqiptare duhet të jenë më të zëshme, duhet të ngrejë zërin pak më fuqishëm varësisht edhe nga pozicionet që i kanë si parti politike për shkak se me rastin e Sopotit dëshmohet edhe njëherë se për shqiptarët në Maqedoni absolutisht nuk ka ndryshuar asgjë, siç kanë ndodhur raste të montuara në 70 vjetorin e kaluar e të hidhur të shqiptarëve ashtu po na ndodhin edhe sot”, u shpreh Sulejman Rushiti – deputet i DR-së.
“Ne edhe mëtutje si BDI do ta mbështesim ankimimin dhe procesuimin deri në Gjykatën Supreme që të kemi një gjykim real, në bazë të fakteve dhe argumenteve”, tha Safet Neziri – deputet i BDI-së.
Ndërkohë, vetëm VMRO-DPMNE refuzoi ta komentojë vendimin e Gjykatës së Apelit me arsyetimin se do të deklarohen vetëm atëherë kur edhe do ta kenë në formë të shkruar akt-vendimin gjyqësor.

Valmir Kuçi     

Subscribe to comments feed Komente (21 dërguar):

Aqim CPH më 19/03/2010 16:02:04
avatar
A ka degju dikush ndonje deklarate të Ali "Amaterin" ?

Ju përshendes të gjithve
Thumbs Up Thumbs Down
Nga populli më 19/03/2010 14:27:02
avatar
I dij shume mire instancat gjyqesore,e dij se edhe ne Starsburg mund te kerkohet drejtesia, por per ata qe jane ne burg kalojne vitet, kalben ata ne burgje derisa Safet Neziri ta gjeje drejtesin. Ai eshte nje historian dhe me habit i paska mesuar krejt institutet juridike.E vertet eshte se me ligjin per amnisti del se ata kane faj po shteti ua fal, e nese gjyqi sjell vendim se ata jane te pafajshem ateher ata dmth jane te pafajshem ama ata prap kane qendruar vec me 7 vjet ne burg. Per ata me rendesi eshte te dalin nje dite e me pare nga burgu, sepse shteti edhe ashtu i ka shpall fajtor. O njerez mundohuni dhe nese keni aftesi dhe autoritet sjellni ligjin per ti amnistuar, ata ne shpirtin e vet ne vetedijen e vet e dijne se jane te pafajshem, tash me rendesi eshte qe nje dite e me pare te kthehen ne shtepit e tyre,per ata aspak nuk eshte me rendesi se deri te ajo do vijne permes Ligjit per amnisti ose permes Vendimit te gjyqit per lirim nga pafajsija.
Thumbs Up Thumbs Down
gimi më 19/03/2010 12:57:12
avatar
do i pergjigjem kësaj (S) qe paska shkru se ashte krimiel buckovski po me cudit si mund te jet krimiel je minister qe dikush te vije nga gurbeti te ta sulmoj po ne shpin e vete e ky te rri dure kryqe nuk ma mer medja se ka pas nje shqptare ma heret te rri si ju se tani po na hyen branda ne shpi dhe nuk po kem cfar te bajme ky ashte nje qe po thuni po ashte edhe nje maqedonas shume ma i mire se ai ALIA se ky po tregon rrugen e drejt si mund te dalin ato te burgosun nga burgu se ky ashte i pari qe ka dal si deshmitare dhe ai SAFET NEZIRI po thot nese bajme amnestin ato jan fajtore nga ajo qe po thot ai shifet qart se edhe alija dhe do bashkeluftare kan ba faje se jan amnestu nga po ky shtet o edhe ky nuk po dika cfar te flet
Thumbs Up Thumbs Down
Mira, Shkup më 19/03/2010 12:06:21
avatar
blue,

Mos i beso shume Buckovskit, se ai si jurist, e din fort mire pse e thote kete..amenstimi me ligj eshte ashtu siç pohon Neziri, deshtem apo nuk deshtem, me amnesti do te pranohej fajesia e te akuzuarve, qe ne fakt nuk duhet te jete ashtu..drejtesia duhet te vlej edhe per keta njerez!
Buckovski e din fare mire se kjo eshte mekanizmi me i lehte i ketij shteti per te cilin ti beson se "ka pasur vullnet te mire qe t'i fale ish ushtaret e UCK-se.." (po te ishte per shtetin dhe jo per trysnine nga nderkombetaret, asnje ushtar nuk do te amnistohej, ashtu sic sot po ky i njejti shtet atyre iu monton situata te ndryshme qe t'iu hakmirret!)
Sepse nese vertetohet pafajesia e sopotasve, ky shtet do te duhet t'iu siguron atyre kompenzim per gjithe ato vite te kaluara ne burg, siç do te duhej te vepronte nje shtet i mirefillte demokratik, por pasi na mungon nje rregullim i tille shteteror, te denuarit do te shpallen fajtor deri ne fund, megjithese jane te pafajshem. Por, ne rast te "shterrjes" te te gjitha mjeteve juridike ne kete kuazi-shtet, eshte mire qe drejtesia te kerkohet ne Gjykaten evropiane per te drejtat e njeriut ne Strasburg, e atehere do te shohim se si ky kuazi-shtet do te gjunjezohet para drejtesise!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Nga populli më 19/03/2010 10:01:43
avatar
Si nuk i vjen turp ketij far deputeti Safet Neziri qe flet ne kete menyre. Ai mire e ka punen e vet ne kolltuqet qeveritare, po pyeti ata te mjeret qe vuajn me vite neper zandanet e tmershme. Vet fakti qe ata qe nga 2003 (kur ishit ju ne qeveri) dhe deri tani jane ne burg eshte mjaft dhe fal jush ata kane marre nje bllamoshe morale , edhe ne qoft se instancat me te larta gjyqesore e e vertetojne pafajsin. Per ata eshte me mire nje dite e me para te dalin nga burgu dhe te kthehen ne shtepit e tyre, kurse per ju e di se eshte me mire akoma te rijne ne burg qe te keni "materijal" per te bere politik dhe per ta genjyer popullin. JU e di se nuk keni aftesi dhe disponim qe te sjellni nje ligj per amnisti qe e propozon z.Buckovski dhe me ate ti vendoni fund kesaj odiseade te quajtur Sopot dhe Brodec. A lexoni valle shtypin ju, te burgosurit e Brodecit po vdesin ne burgje askush nuk interesohet per fatin e tyre, Hallall ju qoft, dhe populli le te mendoj se kujt ja jep voten...
Thumbs Up Thumbs Down
nimet më 19/03/2010 02:23:53
avatar
si pik e par me fjalt e tua zr.SAFET ADEMI e fajsoni gjith shqiptart e 2001 qe derdhen shum velezerit ton gjak qe sot ti ke zen ket vend qe se meriton se per fjalt e tua qe e permend amnestin ateher krejt vlezerit ton qe kan luftuar ne 2001 te gjith qenken te fjashem por mos haro se aj qete jep perkrahje ty ka qen osht dhe dote jet per tan jeten i fajshem por neser me qfar ftyre dote perbaleni para popullit me ket fjal por ty si te dretona ato tjert mos te medojn me mir per vetin se njejt jeni si pdsh si bdi si dr
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 19/03/2010 00:14:15
avatar
po kur ishte ne qeveri BDI u arestuan te pafajshmit e sopotit tash po sa hyry perseri ata u akuzuan dhe u burgosen pa kur i far arsye,
o ali nuk na duhen muzeumet edhe prrallat po pun pun jo vetem histori
se ti si tradhtar dot shkruhesh ne histori
Thumbs Up Thumbs Down
anonym më 18/03/2010 23:55:39
avatar
Pershendejtee,eh i ka ardh fundi dunajes me duket,se kta ce nuk kan buk me hanger po hekin ne ket boten e rrejshme,e ato neper karrike e kan shembull ke bot si nej ender,por ALLAH ka,kta politikant tan kur asht puna per vota ngasin si magar e kali,e tash pse spo ngani mi pshtu shiptart,e pro ska organizim se shpejti dot dle ne sheh e verteta dhe pak durim dot kemi shqiptart klm tung alsat
Thumbs Up Thumbs Down
kumanova likova mateci më 18/03/2010 23:42:45
avatar
RROFT PDSH VEC PDSH SHKA JU VEN HAKESH EDHE MAQEDONASEVE EDHE BDI VOTA E ARDHSHME ESHT VETEM PDSH
Thumbs Up Thumbs Down
arbnori më 18/03/2010 23:31:25
avatar
o zr.Safet Neziri ju mir e keni se jeni ne liri edhe mundeni me fol chka te doni se ju jeni ata qe i keni pru sopotasit ne ket pozit te mjerueshme,e tash me flet se chka kuptojm me termin amnisti,po ishalla jav sjell Zoti juve te jeni ne vendin e tyre edhe i kuptoni hallet e tynve se tash per tash perveq pozitave dhe parave nuk ju intereson asgja as ceshtja as kombi as feja
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 next gjithsej: 21 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com