Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Familjarët e sopotasve: Djemtë po na i mbajnë pa faj në burg

Familjarët e sopotasve: Djemtë po na i mbajnë pa faj në burg

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Abedin Limani – prindi i të dënuarit Samet Limani

Vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup për vërtetimin e fajësisë së 7 banorëve të Sopotit, familjarët e tyre e kanë pritur me shqetësim të madh. Nuk i fshehin emocionet dhe lotët para kamerës së televizionit ALSAT. ‘Djemtë tanë po i mbajnë pa faj në burg’,  thonë familjarët.
“Jemi të pafajshëm, jemi të pafajshëm, sa herë po don të them, e tërë Evropa u ngrit se janë të pafajshëm, dy vetë këtu po e sjellin këtë se keni faj. Tri palë jetima ai po i ruan, dy vëllezër i ka në burg edhe katër i ka të vetë, s’ka bukë me ngrënë. Për riza të Zotit, Ali Ahmetit, Branko Cërvenkovskit edhe Gruevskit po i them për riza të Zotit mos na lodhni, nëse kemi faj diçka le të vijnë të ulemi në tavolinë... po na duhet fshati - po ua lëshojmë bre, nuk po luftojmë me shtet, po e kërkojmë vetëm drejtësinë tonë”, u shpreh Abedin Limani – prind i Samet Limanit.
Idriz Jahiu, babai i Selman Jahiut që është dënuar dhe ndodhet në arrati thotë se djali i tij dhe të bashkëfshatarët tjerë janë të pafajshëm.
“Ne me shtet nuk mund të shtyhemi, ata si po duan vet po vendosin, këta janë të pafajshëm. Unë jam i bindur se asnjë nuk ka lidhje në këtë punë. 7 vite djalin në shtëpi nuk e kam parë, ai sikur në burg si mos të jetë në shtëpi edhe s’ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur kjo hiç, po këtë po munden me ba, edhe kush po e bën po e bëjnë tanët”, tha Jahiu.
Nëna e të dënuarit Shaban Limani, Fatime Limani, e indinjuar thellë për vendimin e Gjykatës së Apelit thotë se djali i saj dhe bashkëfshatarët janë të pafajshëm, kërkojmë lirimin e tyre. Kërkojmë që djemtë të na kthehen pranë fëmijëve të tyre që po i presin për çdo ditë.
“Po porosis me na liru se janë të pafajshëm nuk kanë kurrfarë faji, vetëm pse kanë mundur, kush e ka bërë nuk e dimë ne, këta të Sopotit nuk e kanë bërë asnjëri”, tha nëna Fatime.
Ndërsa, Hazret Sulejmani shpreson se gjykata supreme do t’’i merr parasysh dëshmitë dhe t’i shpallë të pafajshëm babanë e tij, vëllanë dhe të gjithë bashkëfshatarët.
“Vendimin e gjykatës së apelit e vlerësojmë një vendim katastrofal jo vetëm për bashkëfshatarët tanë ose familjarët, por për gjithë popullin shqiptar. Tash presim prej Gjykatës Supreme se çfar do të ndërmerret, shpresojmë se do të marrin vendim në favor tonin”, theksoi Hazret Sulejmani – djali i Sulejman Sulejmanit.
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup Jordan Mitrinovski, dje konfirmoi se trupi gjykues për rastin e Sopotit në gjykatën e Apelit kishte vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë, fajësinë e banorëve të Sopotit të dënuar me mbi një shekull burg.

Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (16 dërguar):

luani më 19/03/2010 18:15:23
avatar
pershendetje per ket mikun pa emer i nderuar un ne komentin tim me larte nuk permendi parti tjeter perveq bdi-se per shkak se kjo eshte ne qeveri tash dhe ishte ne qeveri ateher kur jua ben kurthin sopotasve.dhe normal bara bie mbi kete parti jo vetem per rastin e sopotit por edhe ne faktin se prej vitit 2002 kjo parti e ka legjitimitetin e jo pdsh ose ndonje parti tjeter respekte i nderuar
Thumbs Up Thumbs Down
mitrushi më 19/03/2010 14:46:25
avatar
te pakten keto jane te vetedijshem qe i mbajne kot ne burg. por mua me vjen keq qe gjithe shqiptaret e maqedonis mbahen ne burg nga bdija dhe pdsheja dhe serish jane kaq pak te kthjellet per kete.

BOJKOT POLITIKANEVE SHQIPFOLES!
Thumbs Up Thumbs Down
realisti më 19/03/2010 11:09:19
avatar
Kur bdi nuk mund me be asnjifar pune si duet fajson tjerit, turp i madh eshte qe z.Tahir Hani merr per te drejt me komentu gjykates shiptare me emer e mbiemer.Pse nuk i komentojn gjykatesit maqedon ashtu nuk kane guxim.
Sa per informat z.Hani vendimet sillen ne komision prej 5 anetareve me votim, nje njeri shqiptar smund me be kurgje, ket duhet ta dini a nese se dini leshojeni postin e deputetit.
Thumbs Up Thumbs Down
më 19/03/2010 10:49:20
avatar
Se pari ttja kthej pergjigjen Luanit,
Per deri sa thua jau keni dhan voten BDI-se e jo PDSH shifet carte se nuk te intereson brenga e shqiptareve por te intereson perforcimi i PDSH, turp te kesh o i poshter se Menduhi esht me i poshter se vet Alia.

Sa i perket partive tana prej te pares e deri te e fundit jazek u koft dhe haram u koft xhdo send.
Alsat edhe pse jeni shum te mire duhet te dilni me teper ne terne dhe te pasqyroni gjendjen detale te shqiptarve.
Thumbs Up Thumbs Down
007 më 19/03/2010 01:35:45
avatar
Nuk dua se më vjen për te vjell tja kujtoj emrin A tradhëtarit.
Dil prej qeverie o i poshtër,o tradhëtar
Përse të dueshte partia ty, e bëre luftën i le fëmijët pa prind e prindërit pa djem(fëmij) ik se naj ke bo ftyrën për 5 pare ik ik ik ik ik SHPORUUUU Bëhuni të fort o vëllezër Sopotas
Thumbs Up Thumbs Down
Astriti nga kumanova më 19/03/2010 01:10:46
avatar
eshte shume interesant se si ky zotnia me emrin Tahir nje injorant, hipokrit i pa pare dhe i paskrupullt paraqitet para opinionit per rastin e sopotit duke i fajsuar te tjeret per kete rast sikur te jet ne opozite dhe jo ne pozite dhe se e harron faktin se rasti i sopotit eshte montim politik dhe vetem ne ate menyre zgjidhet, por ketij injoranti i numerohen ditet e fundit dhe se shqiptaret nuk do lejojne keso hiporit te na udheheqin.
Thumbs Up Thumbs Down
Gurbetçari më 18/03/2010 23:44:12
avatar
ehhhh Allahu ju ndihmoft ketyre te sopotit,oh shum me ka ardh keq pasha nje zot lotet me kan dal kur e ndegjova ket plakun,por a ka be naj kush ne maqedoni bre per shqiptart ce ju ndihmon a joo,po perse me intereson pse shqiptaret e komunes likoves dhe te kumanoves aq shum me hek prej shtetit vet,po mir bre me falni krejt ju ce lexoni,un njeher nuk pash mrenda 4 viteve prej tjerave komunave shqiptar ce po hekin,,mos bre se Allah ka fmit jetima,eh zoti madh a je ka sheh,sdii kam met shum pa COMENT,e shoh po coet ne kemb maqedoni buckovski per shqiptart,O ALI AHMET po kuje or burr se krejt komuna likoves dhe Kumanoves fillove luften e tash, hajt se zoti ka me ta .....
Thumbs Up Thumbs Down
Enver Basel CH më 18/03/2010 22:03:50
avatar
Leni BDI leni PDSH leni DR leni krejt ato m..a po te behemi te gjith bashke dhe ti tregojm Grujevskit se shqiptaret dine edhe ndryshe...Krejt kjo qe po ndodh vjen si rezultat i nacionalistit me te madh e ai eshte Nikolla Grujevski, ky njeri(nese mund ti thush njeri)ne krye te VMRO ka mbrri duke deklaruar ne mitingjet e tij qe nje dite te gjith ushtaret e UCK, te gjith atdhetaret,do ti poshtron, do ti nenqmon!N.G per qellim ka qe ate qe u a bene shqiptaret maqedonasve ne 2001 (i fituan ushtrarakisht)ky te u hakmerret ne kete kohe, por edhe ne 2000 nuk kishte kush na bron neve, por dolen ata qe na mbrojten, nese eshte nevoja do dalin prap!
Vllezer, motra leni partit, te behemi te gjith bashk se ndryshe na morri "lumi".
Thumbs Up Thumbs Down
G99 më 18/03/2010 20:28:13
avatar
Shikojeni popull kur edhe nje Buckovski ka ardh ne ate pike te na mbron, keta te tanet mshefen eshte per qar e me vajtu, e me i shky floket prej koke. Turp i madh Hallall bre bura per ato qe jane ne pushtet e keni sjell ne gjedje popullin qe edhe mos me patur mundesi me e mbrojt edhe femijn e vet dhe nderin e vet. Ehuuuu bre na kallet krejt.
Thumbs Up Thumbs Down
Tetova më 18/03/2010 20:22:02
avatar
Zoti na dhasht hajrin me te vertet.
Zoti na ndihmoft te gjitheve a sa per politikanet shqiptare No Coment nuk ia vlejn te komentojm.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 16 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com