-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Familjarët e sopotasve: Djemtë po na i mbajnë pa faj në burg
Vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup për vërtetimin e fajësisë së 7 banorëve të Sopotit, familjarët e tyre e kanë pritur me shqetësim të madh. Nuk i fshehin emocionet dhe lotët para kamerës së televizionit ALSAT. ‘Djemtë tanë po i mbajnë pa faj në burg’, thonë familjarët.
“Jemi të pafajshëm, jemi të pafajshëm, sa herë po don të them, e tërë Evropa u ngrit se janë të pafajshëm, dy vetë këtu po e sjellin këtë se keni faj. Tri palë jetima ai po i ruan, dy vëllezër i ka në burg edhe katër i ka të vetë, s’ka bukë me ngrënë. Për riza të Zotit, Ali Ahmetit, Branko Cërvenkovskit edhe Gruevskit po i them për riza të Zotit mos na lodhni, nëse kemi faj diçka le të vijnë të ulemi në tavolinë... po na duhet fshati - po ua lëshojmë bre, nuk po luftojmë me shtet, po e kërkojmë vetëm drejtësinë tonë”, u shpreh Abedin Limani – prind i Samet Limanit.
Idriz Jahiu, babai i Selman Jahiut që është dënuar dhe ndodhet në arrati thotë se djali i tij dhe të bashkëfshatarët tjerë janë të pafajshëm.
“Ne me shtet nuk mund të shtyhemi, ata si po duan vet po vendosin, këta janë të pafajshëm. Unë jam i bindur se asnjë nuk ka lidhje në këtë punë. 7 vite djalin në shtëpi nuk e kam parë, ai sikur në burg si mos të jetë në shtëpi edhe s’ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur kjo hiç, po këtë po munden me ba, edhe kush po e bën po e bëjnë tanët”, tha Jahiu.
Nëna e të dënuarit Shaban Limani, Fatime Limani, e indinjuar thellë për vendimin e Gjykatës së Apelit thotë se djali i saj dhe bashkëfshatarët janë të pafajshëm, kërkojmë lirimin e tyre. Kërkojmë që djemtë të na kthehen pranë fëmijëve të tyre që po i presin për çdo ditë.
“Po porosis me na liru se janë të pafajshëm nuk kanë kurrfarë faji, vetëm pse kanë mundur, kush e ka bërë nuk e dimë ne, këta të Sopotit nuk e kanë bërë asnjëri”, tha nëna Fatime.
Ndërsa, Hazret Sulejmani shpreson se gjykata supreme do t’’i merr parasysh dëshmitë dhe t’i shpallë të pafajshëm babanë e tij, vëllanë dhe të gjithë bashkëfshatarët.
“Vendimin e gjykatës së apelit e vlerësojmë një vendim katastrofal jo vetëm për bashkëfshatarët tanë ose familjarët, por për gjithë popullin shqiptar. Tash presim prej Gjykatës Supreme se çfar do të ndërmerret, shpresojmë se do të marrin vendim në favor tonin”, theksoi Hazret Sulejmani – djali i Sulejman Sulejmanit.
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup Jordan Mitrinovski, dje konfirmoi se trupi gjykues për rastin e Sopotit në gjykatën e Apelit kishte vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë, fajësinë e banorëve të Sopotit të dënuar me mbi një shekull burg.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



BOJKOT POLITIKANEVE SHQIPFOLES!
Sa per informat z.Hani vendimet sillen ne komision prej 5 anetareve me votim, nje njeri shqiptar smund me be kurgje, ket duhet ta dini a nese se dini leshojeni postin e deputetit.
Per deri sa thua jau keni dhan voten BDI-se e jo PDSH shifet carte se nuk te intereson brenga e shqiptareve por te intereson perforcimi i PDSH, turp te kesh o i poshter se Menduhi esht me i poshter se vet Alia.
Sa i perket partive tana prej te pares e deri te e fundit jazek u koft dhe haram u koft xhdo send.
Alsat edhe pse jeni shum te mire duhet te dilni me teper ne terne dhe te pasqyroni gjendjen detale te shqiptarve.
Dil prej qeverie o i poshtër,o tradhëtar
Përse të dueshte partia ty, e bëre luftën i le fëmijët pa prind e prindërit pa djem(fëmij) ik se naj ke bo ftyrën për 5 pare ik ik ik ik ik SHPORUUUU Bëhuni të fort o vëllezër Sopotas
Vllezer, motra leni partit, te behemi te gjith bashk se ndryshe na morri "lumi".
Zoti na ndihmoft te gjitheve a sa per politikanet shqiptare No Coment nuk ia vlejn te komentojm.
Ki gjykim eshte gjykim Politik dhe me prapavij.Ki gjykim u tregon Shqiptarve se edhe me Luften e 2001 per Shqiptart nuk u arrit asgje.Nuk habitem aspak me ket vendim,per cka ma se shumti me habit kur Lideri i BDI-es Ali Ahmeti flet se Shqiptart e Maqedonis i kan te gjitha te drejtat dhe prandaj JA KA DHEN FJALEN DHE BESEN MAQEDONASVE SE NE NUK KERKOJ ME TEPER SE KAQ,
Une do ti kisha then liderit se Shqiptart e Maqedonis jan ne pritje te nje Shprese te fundit dhe ajo eshte Formimi i nje Subjekti te ri Politik,sa i perket partive te tashme krejtve ju ka kaluar afati.
Dërgoni komentin