Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Anketë e ‘Rejting’-ut, Gruevski rangohet më së larti

Anketë e ‘Rejting’-ut, Gruevski rangohet më së larti

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Gruevski edhe më tej vazhdon të mbaj rejtingun më të lartë. Ai pasohet nga lideri opozitar Branko Cërvenkovski, pastaj vjen lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto janë rezultatet nga hulumtimi i Agjencisë Rejting.
Nga të anketuarit është kërkuar që ta vlerësojnë punën e politikanëve në shkallë nga 1 deri në 20, me ç’rast 20 është nota më e lartë dhe Nikolla Gruevski e ka marrë notën më të lartë 10.6, Branko Cërvenkovski 6.4, Ali Ahmeti 4.5, dhe Menduh Thaçi 3.1.
Ndërkohë në pyetjen se po qe se nesër do të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti politike do të votonit, 27.5 për qind  janë shprehur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 14.4 për qind për LSDM-në, 5.8 për qind për BDI-në dhe 3 për qind për PDSH-në.
18.8 për qind nga të anketuarit janë shprehur se nuk e dinë, ndërsa 19.3 për qind se nuk do të votonin fare.
Anketa tregon se  shqiptarët dhe maqedonasit kanë  perceptime të ndryshme sa u përket  marrëdhëniet ndëretnike.
11.8 për qind nga maqedonasit vlerësojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 32.5 për qind  vlerësojnë se janë përkeqësuar. Tek shqiptarët 11.7 për qind vlerësojnë se janë përmirësuar, ndërkohë që 44.6 për qind se janë përkeqësuar.
Në pyetjen se “vallë Maqedonia po ec në drejtimin e duhur”, 33 për qind vlerësojnë se Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa 32.3 për qind  janë përgjigjur se ec në drejtim të gabuar.
Shikuar nga këndi i bashkësive etnike, dukshëm janë dallimet tek shqiptarët dhe maqedonasit. Vetëm 18.6 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se Maqedonia po ec në drejtim të duhur, derisa tek maqedonasit ajo përqindje arrin në 37.9 për qind. Ndërkohë që  51 për qind e shqiptarëve e mendojnë të kundërtën, gjegjësisht se Maqedonia ec në drejtim të gabuar, ndërsa tek Maqedonasit ky numër arrin në 24.8 për qind.
Në fillim të muajit mars, “Produkcioni Eftov”, porositi hulumtimin e mendimit publik të cilën e zbatoi agjencia “Rejting”. Anketa telefonike ka përfshirë 800 qytetarë nga mbarë territori i Republikës së Maqedonisë të zgjedhur rastësisht.

Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (9 dërguar):

xhemali-Struge më 23/03/2010 20:22:41
avatar
Për Adnanin!
Për ty zotëri i nderuar që shqiptarët i quan tradhtarë nëqoftëse votojnë ndonjë parti politike që nuk është pas qejfit tënd apo të atyre të cilët të mësojnë pse jo edhe ndoshta të paguajnë të shkruash marrëzira të tilla.Do të doja të di se kush sipas teje na qënkan patriotët dhe çkriter përdor për të konstatuar një budallallëk të tillë kur thotë "ala tradhtarët shqiptarë votojnë..........."për ty të gjith ata që votojnë një parti na qënkan tradhtarë ,RUANA ZOT NGA KËTO ADNANA dhe falua mëkatet se aq dinë.
Thumbs Up Thumbs Down
hahah më 19/03/2010 00:15:05
avatar
ku koka more imeri ahhaha,ah nime tash mu me ra ndermend se asht ne rejting te gruevskit ;)
Thumbs Up Thumbs Down
sadiku më 18/03/2010 20:50:23
avatar
sa mëkat që trojet tona po coptohen,me dredhi e politik,ne shqiptaret aty jem para se të vin djalli (dreqi) e tash e humbum me ndihmen e disa polikanve shqipfoles. flm.Alsat
Thumbs Up Thumbs Down
blerim më 18/03/2010 17:14:13
avatar
Ta haje dreqi, këto rejtinga nuk po tregojnë si duhet, ose vërtet ky Gruevski ka rejting të lartë.

Sa i përket shqiptarëve, po shihet qartë që ky Menduh Thaçi po rikthehet në biznesin e politikës, kurse siç po doket dalngadalë nga skena politike po largohet vetëm Imer Selmani.
Thumbs Up Thumbs Down
adnan më 18/03/2010 16:48:43
avatar
Hej po Imer Selmani a nuk qenka askund a?

Apo rejtingu i Gruevskit eshte bashkë me Selmanin.
Thumbs Up Thumbs Down
mirsad më 18/03/2010 16:48:04
avatar
51%jan kunder se maqedonia eshte ne rrug te gabur, si mund Alia te ket 6.4 me falni alsat a jeni tu i korigju se Alia (bdi) 51% ajo do te thot se se katrastof se shumica e shqiptarve jan kunder, une lexova mir (hahahah rejtingu i ka ra me ket matematik) eshte edhe nje ku jan partit tjera qe nuk jan ne pushtet a skan kurrni % une sa mendoj ppd dot ket sukses jo ma e mira po dot ket njerz qe dota votojn amen bdi do te hupje ket ren drejt nakdaum do te jet alis me komandantet e tij ci skan lidhje me politik njerez analfabet. flm alsat
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivari më 18/03/2010 16:29:24
avatar
Asht normale qe NIKOLLA ta ket rejtingun e lart deri sa e ka Aliun me vete kan pare me paguajt te dy per REJTING se nuk e kan nder mend te investojne ne trevat tona por me PARAT TONA PO E BLEJN REJTINGUN.TUNG
Thumbs Up Thumbs Down
Adnan më 18/03/2010 15:54:57
avatar
kuuu...ala tradhtaret shqiptar votojne KASAPIN DHE TRADHTARIN E VOTES SE POPULLIT SHQIPTAR...TURP U QOFTE
Thumbs Up Thumbs Down
Torres më 18/03/2010 15:34:10
avatar
Maqedonia e ka humbur drejtimin e jo me to je ne drejtimin e duhur.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 9 | shfaqen: 1 - 9

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Ahmeti-Uollers: NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet ‘Samit’ por ndërrim i emrit
Maqedonisë nuk i duhet samit për tu anëtarësuar ë NATO, Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës në momentin që do të arrihet një zgjidhje ...
image
Ekspertët: ‘Të shfrytëzohet takimi me Nimicin’
Dy ish diplomatët Arsim Zekolli dhe Sllobodan Çashule, vlerësojnë se qëndrimi i ndërmjetësit Nimic në Greqi dhe Maqedoni në prag të samitit të NATO-s dhe ...
image
Artistët: 'Departament shqiptarë kundër diskriminimit'
Formimi i një departamenti shqiptarë pranë Ministrisë së Kulturës është zgjidhja e vetme për dhënien fund të diskriminimi të kulturës shqiptare në Maqedoni. Kështu u ...
image
Spitali i Tetovës nuk posedon ampula kundër tërbimit
Qentë endacak kanë filluar të paraqesin rrezik për qytetarët. Ditë më parë, Esad Rrahmani nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak, dhe nga frika ...
image
Poposki për vizitë në Letoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki sot qëndron për vizitë pune në Letoni, ku do të ketë takim me kolegun letonez Edgar ...
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com