-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin për dënimin e sopotasve
Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për banorët e Sopotit të cilëve i është vërtetuar fajësia. Këtë e ka konfirmuar për ALSAT kryetari i gjykatës së Apelit Jordan Mitrinovski.“Ëështë vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë. Vendimi është sjellë, lënda është dërguar në gjykatën themelore dhe nga atje aktgjykimi do të distribuohet. Ne vendosim dhe të gjitha lëndët i dërgojmë tek gjykata themelore ai kryen shpërndarjen e aktgjykimit”, deklaroi Jordan Mitrinovski, kryetar i gjykatës së Apelit në Shkup. Familjarët shprehen të indinjuar për vendimin e këtillë të gjykatës së Apelit. Do të kërkojmë drejtësinë deri në fund thotë Skender Klaiqi familjar i të burgosurve. "Unë nuk e kam lexuar, unë nëse e lexoj dhe është ashtu siç thotë ai, besoj se ka rrugë tjera për pafajsinë tonë. Ne prapë do ta kërkojmë drejtësinë deri në ditën e fundit”, tha Klaiqi. Ish anëtari i grupit të punës Tahir Hani tha se vendimi nuk është i drejtë dhe se gjykata e Apelit nuk ka marrë në konsideratë dëshmitë e raportit të grupit punues. Hani shprehu pakënaqësinë ndaj trupit gjykues e në veçanti ndaj kryetarit të tij Ismail Limani që është nga Kumanova. “Është një vendim jo i drejtë. Minimumi që duhej ishte që plotësisht të kthehet në shkallën e parë dhe të kemi një ripërsëritje të gjykimit me rastin e Sopotit. Do të kisha theksuar faktin se kryetar i Trupit gjykues është IsmaL Limani person i cili vjen nga Kumanova dhe besoj se ky person duhet të njeh më mirë realitetin e Kumanovës dhe shumë më mirë realitetin e ngjarjes së Sopotit. Është shumë afër në hapësirë me Sopotin, fshat ku ka ndodhur ngjarja dhe mendoj se përgjegjësia jo vetëm e Ismail Limanit por edhe anëtarëve tjerë të trupit gjykues është në ndërgjegjen e tyre dhe është përgjegjësi me të cilin ata gjithsesi do të duhet të ndeshen në të ardhmen sepse nuk mudn të kemi funksionim të gjyqësisë në forma të tilla që zhvillohet në Maqedonisë”, u shpreh Tahir Hani, ish anëtar i grupit të punës. Pas vendimit të Gjylatës së Apelit, pala mbrojtëse ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën supreme të Maqedonisë. Ndërkohë televizioni Alsat për dy ditë rresht ka tentuar të kontaktoj kryetarin e Trupit Gjykues, Ismail Limani për të marrë opinionin nëse gjykata ka miratuar vendimin, por ai është prononcuar vetëm pasi vendimi është miratuar dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore. Pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit, pala mbrojtëse ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme të Maqedonisë.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



E drejta del gjithmon ne drite dhe te lutemi qe ajo te ndodh sa me shpejt qe eshte e mundur. Zoti ju ndihmoft!
Ti djalosh mos fol kot per nje gje qe s'e di vetem qe te shkruash dicka!
Deri tek gazetari: e fokusove biseden se c'ka bere Tahir Hani per kete rast, meqe eshte sot ne lajme e kritikon?!
a)kallxoni drejt se cfar konkluzioni ka nxjerr komisioni parlamentar,
b)krejt dunjaja e di se ai proces esht montu sa ka qen BDi ne pushtet
c)kryetari i gjygjit themelor ka qen kuader i BDI-se
d)kryetari i gjygjit te apelit ka qen i BDI-se gjithashtu edhe zv kryeprokurori ka qen i BDI-se. keshtu qe bollni mo se nuk ju shiten keto, po ajo kryesorja esht se mjaftojn te keqijat qew i ka pesu kumanova dhe kumanovaret nga partija e "jote".
Dërgoni komentin