- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
LSDM dhe VMRO-DPMNE kundërshtohen për duelin televiziv
LSDM-ja edhe një herë e ka përsëritur kërkesën e saj për një duel televiziv mes kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovskit. Deputeti i LSDM-së, publikisht e pyeti Gruevskin se cila është arsyeja që ai në vazhdimësi refuzon kërkesën për të dhënë publikisht llogari për punën e bërë. Nga VMRO DPMNE kërkesën e LSDM-së e cilësojnë si sjellje ofenduese.
“Gruevski, opinioni plot 10 vjet po pret një duel televiziv me ndonjë politikan. Nëse shprehemi me gjuhën e ekonomistëve, 10 vjet janë një grejs periudhë e volitshme. Ka ardhur koha që ju ta paguani kredinë, e cila për fatin tuaj të keq, është gjithnjë e më e madhe. Në të kaluarën, iknit nga Buçkovski, Sheqerinska dhe Zaev ndërsa nuk patët guxim të ballafaqoheshit as me ata tuajt, Lubçon dhe Luben”, u shpreh Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
“Kolegët nga LSDM vetëm le të vazhdojnë kështu me ofendime. Por e kanë patjetër ta kuptojnë se për shkak të sjelljes së këtillë dhe arrogancës që manifestojnë edhe pas një viti nga kthimi i Branko Cërvenkovskit në krye të LSDM-së, besueshmëria e tyre tek qytetarët nuk është rritur aspak”, deklaroi Marija Andovoska, deputete e VMRO DPMNE-së.
Jane Dimevski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


