-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(57)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Fuere: Me Greqinë bisedohet vetëm për emrin
Maqedonia dhe Greqia ta përshpejtojnë ritmin e takimeve dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që deri në qershor të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme lidhur me dallimet rreth emrit. Kështu porositi sot euro ambasadori Fuere. Ai shtoi se çështja kryesore në bisedime është emri. ‘Identiteti është punë e shenjtë’ , tha Fuere një ditë pasi edhe homologu i tij amerikan Filip Riker dërgoi një mesazh të ngjashëm.’ Ju jeni ata që përherë edhe do të jeni’, tha ambasadori i SHBA-ve duke u përgjigjur në pyetjen se a duhet maqedonasit të heqin dorë nga identiteti i vet.
“Është me rëndësi që të dy palët të orvaten ta përshpejtojnë ritmin e takimeve, me çka do të sigurojnë se nuk ka mosmarrëveshje rreth fushëveprimit në këtë diskutim. Ndërmjetësi i kombeve të bashkuara ishte i qartë – këto bisedime janë për çështjen e emrit. Të gjitha çështjet e tjera kanë një rëndësi dytësore”, deklaroi Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Shkup.
Ndërkohë ambasadori britanik Endru Ki, ka shprehur bindjen se problemi do të zgjidhet shumë shpejt. Ai tha se bëhet fjalë për problem bilateral me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara.
“Unë vlerësoj se këto vizita të Nimicit, me zhvillimin e bisedimeve bilaterale, do të gjendet ndonjë zgjidhje”, vlerësoi Endru Ki, ambasador i Britanisë së Madhe.
Procesi i bisedimeve për emrin sot pas takimit me komandantin e Komandës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Fitcellard e komentoi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Partneri i koalicionit të Gruevskit konsideron se aktivitetet për zgjidhjen e kontestit, sikurse tha janë mjaft të mëdha.
Pas vizitave të ndërmjetësit Metju Nimic në Shkup dhe Athinë në të cilat ai do t’i dëgjojë qëndrimet e të dy palëve, pritet edhe propozimi i tij i ri për zgjidhjen e kontestit i cili i pengon integrimet euro atlantike të Maqedonisë.
Frosina Cvetkovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin