Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ahmeti vlerësoi vizitën e Metës në Serbi

Ahmeti vlerësoi vizitën e Metës në Serbi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e vlerëson lartë vizitën e zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta që kohë më parë i bëri Beogradit zyrtar. Ahmeti vizitën e Metës në Beograd e sheh në vijë të fqinjësisë së mirë dhe kontributit për paqe dhe stabilitet në rajon. Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ecin para drejtë Evropës, por se një gjë të tillë, nuk mund ta bëjnë duke kujtuar historinë.
“Mendoj që vizita e zotit Meta në Beograd është një kontribut i Shqipërisë në forcimin e raporteve me vendet e rajonit apo të Ballkanit perëndimor. Synim i të gjithëve është që edhe ky rajon më në fund të marrë rrugën e integrimit të plotë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se me hasmëri shekullore nuk mund të arrihet as paqe, as siguri e s stabilitet”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Pas vizitës në Beograd, zëvendëskryeministri shqiptar Ilir Meta ka realizuar një takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Ky i fundit, tha se për Alsat  se me zotin Meta ka biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me procesin integrues të rajonit në NATO dhe Bashkimin Europian.
“Parimisht kemi biseduar për nevojën dhe punët që duhet të realizohen në drejtim të avancimeve të mëtejshme për integrimin e rajonit në NATO dhe Bashkimin Europian. Ka qenë një takim miqësor, sigurisht që kemi biseduar për shumë çështje, kemi biseduar edhe për vizitën që ka realizuar zoti Meta në Serbi, por edhe për një vizitë të mundshme të zotit Meta në Maqedoni. Gjithashtu dëgjova impresionet e zotit Meta për pritjen që i ka bërë komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës”, vlerësoi Ahmeti.
Zëvendës kryeministri shqiptar Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Beograd u takua me  presidentin serb Boris Tadiq, shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiq, dhe zv/ kryeministrin serb, Bozhidar Djeliq. Bisedimet u fokusuan në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Bedri Rexhallari                          

 

Subscribe to comments feed Komente (17 dërguar):

anonym më 19/03/2010 00:02:19
avatar
lej more ti kto punt mso te interesoje per ilir meten,po kshyr ndihmoju shqiptareve ne sopot o ali memtovici
Thumbs Up Thumbs Down
shari më 18/03/2010 16:36:42
avatar
O matrapaz ty nuk ke sens per politik mos komento viziten e Metes se punet nuke te bajne fare ne shtepin tende a nuke e sheh or i mjere cka te bane ky far gruevski te ka bo leck per sejcilen jave gadi te jepe nga nje nok-daune me cfar morali dele ne media dhe me gojen plote thua kolacioni funkcionon po funkcionon gruevski per veti e ty sherbetore i tije duke lepi pjatat qe lajn ata or i mjere sa ma pare ik nga politika or tradhtare i popullit
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivarif më 18/03/2010 13:50:10
avatar
O ti zotni a mendon ti Çka je tu ba ahic nuk te intereson per ket popull.Ilir meta shkoj ne SErbi po ti ku e ke nder mend te shkojsh mos valle ne MOSKE........Tung ALSAT JENE MA TE MIRIT NE BOTE FLM
Thumbs Up Thumbs Down
toni më 18/03/2010 11:42:25
avatar
shum buri mir ki person kishte qene na i mori fytyren i coj shqiptart mbas 100 vjet o popull mos e votoni ket stanilist ket trathtar se ky person do te jep llogari shum shpejt.
Thumbs Up Thumbs Down
Albert më 18/03/2010 10:51:42
avatar
EEEeee more Ali (Qameti) Ahmetovski.. Me siguri edhe ty shum të ka mar malli ti vizitojsh shokët që i ke në UDBA. Si të kesh dëshirë UNE ta paguaj biletën me bussinnes clas me aeroplan deri në Beligradi i cili për ty është si Jerusalemi për hebrejtë dhe Palestinezët. Ishalla e pranon kët ofertë, dhe shkofsh e kurrë mos ardhshë më në trojet Shqiptare. Ti je qenë, je dhe do të jeshë gjitmon UDBASH.
Thumbs Up Thumbs Down
isa më 18/03/2010 10:25:48
avatar
Ne perendim (Evrope) te gjith kryeministrat apo kryetaret e partive jane persona qe e kan arritur zenitin ne profesionin e vet. Ne Maqedoni (flas per partite me te mdhaja shqiptare)kryetaret e partive jane me shkolle te mesme edhe deri dje nuk e kan dite se ku gjinden dhe skan pate ide tjeter sot udheheqin parti- apsurd i madh.
Thumbs Up Thumbs Down
Fatmiri më 18/03/2010 09:04:49
avatar
Me duket se Meta i ka mare instruksionet e veprimit nga Beogradi dhe ja ka percjellur Ahmetit.Ketu shihet se kush per ken punon.
Thumbs Up Thumbs Down
Zajazi më 18/03/2010 05:17:28
avatar
o ali ahmeti i udb Ti kur do shkojsh ne Beograd ti shohish miqt e ty te vjeter ose nuk shkon se nuk mund ta lejsh vetem mikun Nikolla Gruevskin
Thumbs Up Thumbs Down
blerim më 17/03/2010 23:30:34
avatar
oo alii ti sje bre burr per politik..su dasht me hy ne politik ti hiq se sje ka ja din rendin hiq...e more nqaf popullin krejt ..
Thumbs Up Thumbs Down
haracina më 17/03/2010 23:16:21
avatar
e vertet qe do fqinsi te mira me serbine o ali ahmeti edi qe ato arme i more ne serbi per te ndaluar bashkimin kombetare,pra sod puna jote u vertetua qe kutijen e pandores ta mbrosh ,por shkatrrove fashatrat shqiptare dhe humben jeten shum djalosha dhe sod u vertetua nje shekull e gjysem burg per ata qe donin liri dhe flamur kombetare.
por duarte me gjak nuk do te lahen kurre.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 17 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com