-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Gjykata e Apelit në Shkup vërtetoi akt-gjykimin për banorët e Sopotit
Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, njëri prej të cilëve ndodhet në qeli dhe gjashtë të tjerët në arrati. Sopotasve u është vërtetuar fajësia edhe nga gjykata e apelit, duke hequr hamendjet e ditëve të fundit në media për vendimin dhe informacionet kontradiktore. Lajmin për konfirmimin e fajësisë për ALSAT e ka njoftuar kryetari i gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski. Në gjykatën e Apelit po shqyrtohej rasti i Sopotit për të burgosurin e fundit Zenel Klaiqin, i dënuar me 14 vjet dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që ndodhen në arrati e që janë dënuar me nga 15 vjet burg. Për shpërthimin e minës në fshatin Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues civil, me gjithsej 156 vjet burg janë dënuar 11 banorë të Sopotit. Ndërsa Parlamenti për rastin ngriti një grup të posaçëm pune për mbledhjen e fakteve për shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Është vërtetuar akt-gjykimi i shkallës së parë. Vendimi është marrë, çështja është dërguar në gjykatën Themelore dhe nga atje akt-gjykimi do të shpërndahet. Ne vendosim dhe të gjitha çështjet i dërgojmë tek gjykata Themelore që kryen shpërndarjen e akt-gjykimit”, u shpreh Jordan Mitrimovski, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup.
Shkëlzen Aqifi






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin