-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Maqedonia më 9 qershor me përgjigje ndaj argumenteve greke në Hagë
Republika e Maqedonisë më së voni deri më 9 qershor të këtij viti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duhet të përgjigjet ndaj kundërargumenteve të Greqisë për padinë e Maqedonisë kundër saj për shkelje të dispozitave të Marrëveshjes së përkohshme bilaterale të vitit 1995 me bllokimin e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht. Gjyqi, siç thuhet në faqen e tij të internetit, pastaj do t'i lë afat Greqisë deri 27 tetor t'i përgjigjet argumenteve të reja të Maqedonisë. Gjyqi e ka pranuar kërkesën e Maqedonisë për sigurimin e katër muajve shtesë që ta shqyrtojë përgjigjen nga Greqia në fazën e parë të procedurës.
Gjykatësit e Hagës notojnë se Qeveria greke nuk ka asgjë kundër Maqedonisë t'i jepen katër muaj shtesë, për arsye se edhe Athina ka aq periudhë të njëjtë të përgjigjet në argumentet e reja që Shkupi deri më 9 qershor t'ia dorëzojë Gjykatës.
Maqedonia parashtroi padi kundër Greqisë në Gjykatën në Hagë më 17 nëntor të vitit 2008 me arsyetim se Athina me bllokadën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e ka prishur nenin 11 të Marrëveshjes bilaterale kohore nga viti 1995. Nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkohet t'i urdhërojë Greqisë t'i respektoj të gjitha obligimet e parapara nga marrëveshja kohore, e cila është juridikisht e obliguar për të dy vendet. Argumentet për padinë e dorëzoi në Hagë më 20 korrik të vitit të kaluar, me ç'rast i është lënë afat gjashtëmujor Greqisë që ta përgatis mbrojtjen e saj, të cilën ia dorëzoi Gjykatës më 19 janar të këtij viti. Të gjitha parashtresat me shkrim mbeten të besueshme deri në fillimin eventual të debatit gojor. Palën e Maqedonisë në Hagë e përfaqësojnë ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe ambasadori në Holandë Nikolla Dimitrov. Të dy vendet kanë edhe gjykatës të tyre ad-hok. ër Maqedoninë ai është profesori kroat Budisllav Vukas, ndërsa për Greqinë profesori i të drejtës ndërkombëtare nga Universiteti i Athinës Emanuel Rukunas.
Sipas praktikës së deritanishme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, procedura për kontestet e këtilla mund të zgjasë edhe disa vite. Vendimet që i sjell Gjykata janë përfundimtare dhe juridikisht obliguese, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre kompetent është Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Nga formimi në vitin 1945 gjyqi në Hagë i cili është organi kryesor gjyqësor i organizatës botërore, deri tani ka zgjidhur 25 konteste ndërshtetërore. /mia/






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin