Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u takua me Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli i cili qëndron për vizitë në Maqedoni. Ali Ahmeti duke i uruar mirëseardhje Admiralit Fitzgerald falenderoi për kujdesin që NATO në vazhdimësi tregon për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Admirali Fitzgerald ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian . Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që ky është momenti më i përshtatshëm dhe mbase i fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin, që do e përmbyllte procesin e eurointegrimeve. Kryetari Ahmeti informoi edhe njëherë mysafirin e lartë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe përkundër situatës delikate nëpër të cilën po kalon procesi i negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në vazhdimësi luan rol konstruktiv, aktiv dhe lehtësues, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë siguri për vendin dhe rajonin, paqe, stabilitet dhe perspektive për qytetarët. Të dy bashkëbiseduesit në fund vlerësuan faktin se mbi 90 për qind e qytetarëve janë  pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, elitat politike duhet të ngritën në nivel të përgjegjësisë historike dhe të marrin vendime konform këtij orientimi gati plebishitar të qytetarëve të Maqedonisë. /alsat-m/

Subscribe to comments feed Komente (15 dërguar):

xhemali-Strugë më 17/03/2010 23:54:09
avatar
Atij që i përgjigjet Struganit !
I nderuar sa për dijeninë tënde Strugën e bënë shqiptare Struganët e jo A.Ahmeti sepse Struganët në regjistrimin e 2002(meritë e PDSH-së)rezulltati u mbrojt me të gjithë mjetet kundër presionit që po bëhej asokohe që Struga në asnjë mënyrë të mos jet shumicë.Pa rezulltatin e regjistimit (57%)Aliu kurrë Strugën nuk do të mund ta bënte shqiptare,kaq për lajmin në fjalë.Për sa i përket takimit në fjalë ai është i mirseardhur në këtë moment por cili është roli i A.Ahmetin në këtë kontekst,me veprimet e tij A.Ahmeti vetëm se e ndihmon Gruevskin të largojë vendin nga integrimet euroatlantike dhe NATO dhe deri me tani nuk po shohim se ai luan ndonjë rol të veçantë në këtë drejtim sepse Gruevski as që e pyet për ndonjë gjë me rëndësi për çështje që kanë të bëjnë me ardhmërinë e vendit.
Thumbs Up Thumbs Down
bosii më 17/03/2010 17:10:51
avatar
Roft Ali Ahmeti dhe populli shqiptar, u ka mbet edhe integrimi ne eu edhe arihet synimi i partis bashk ne europ gjith shqiptaret e bashkuar dhe do ta kemi peshen dominante ne ballkan shqiptaret.
Thumbs Up Thumbs Down
bardhi më 17/03/2010 16:21:29
avatar
po dert te madhe paske o Ali Ahmeti...........
Thumbs Up Thumbs Down
une më 17/03/2010 16:05:00
avatar
cfar po doni prej ali ahmetit.mos po doni ene ne gjume tju vene me ju perkund kapak.jeni msu te mos punoni,neper kafeane te rini me henger mir,mallboro me pij.o milet punoni ska cka me ju be ali ahmeti.thoni se spo ka pun.o njerez si ka pun per ata te shqipris,20 euro po punojn gjith diten e 30 dit ka 20.bejn 600 euro.por ju jeni msu tfleni tan diten ene kur coheni me nervoz,prej xhumi se kria u dhem prej xhumit e kush na ka fajn alia na paska fajn.mosni o mileti kec.ne jemi nje popull se cdo her kemi prit prej zotit te shpis me pru pare te shpia,ama tash ka ndrishu koha.secili gjal me kerin e vet,secili me natel te tipit ma te rij.e ska pare ska poe mos ja hudhni fajin ali ahmetit,apo thacit apo dikujt tjeter fajin hudhnja vetes.
Thumbs Up Thumbs Down
osman më 17/03/2010 15:42:07
avatar
Oooo shkoni be pej qeverie se na murret nqaf.
Thumbs Up Thumbs Down
ujku më 17/03/2010 15:00:47
avatar
Zotri ali ahmeti qfar roli laun ti ne maqedoni qfar punon per shqipetaret ne maqedoni qfar shtetformimi ke ne maqedoni ti a endera sy qel sheh ore zotri ti nuk i pershtatesh karakterit shqipetar ti je mesu atje ne zvicer me jetu ty fare nuk te intereson per shqiptaret ne maqedoni si ikan hallet qfar fjalesh ke then ne zgjedhje ku jan ato fjal lirimin e burgoseve te brodecit sopotit pensione te veteranve te luftes ti asgje ske bere edhe kjo te mbetet me gjeneralin e Nato-s me u taku se mos harojm ke qen edhe ti gjeneral i UCK-s.
Thumbs Up Thumbs Down
alberti më 17/03/2010 13:46:05
avatar
Tocno gospodine Ahmetovski. je bë ma katolik se papa në Romë... ku e ke patriotizmin? e ke humbur sigurisht dikund nën karriket e Gruevskit.
Thumbs Up Thumbs Down
radix më 17/03/2010 13:26:02
avatar
Aferim struga.
Thumbs Up Thumbs Down
Kristi më 17/03/2010 13:21:00
avatar
Shumë i nderuari Zoti Ahmeti, ja ke zanatin të bëjshë politik. Ty je babai i popullit shqipëtar në Maqedoni. Mos va ve veshin pinjollave Thaçit,Mamutit,Selmanit,Harunit......Gëzuar komandant.
Thumbs Up Thumbs Down
bon më 17/03/2010 13:18:16
avatar
haaaaaaaaaaaaaahahaha
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 15 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com