-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u takua me Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli i cili qëndron për vizitë në Maqedoni. Ali Ahmeti duke i uruar mirëseardhje Admiralit Fitzgerald falenderoi për kujdesin që NATO në vazhdimësi tregon për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Admirali Fitzgerald ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian . Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që ky është momenti më i përshtatshëm dhe mbase i fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin, që do e përmbyllte procesin e eurointegrimeve. Kryetari Ahmeti informoi edhe njëherë mysafirin e lartë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe përkundër situatës delikate nëpër të cilën po kalon procesi i negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në vazhdimësi luan rol konstruktiv, aktiv dhe lehtësues, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë siguri për vendin dhe rajonin, paqe, stabilitet dhe perspektive për qytetarët. Të dy bashkëbiseduesit në fund vlerësuan faktin se mbi 90 për qind e qytetarëve janë pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, elitat politike duhet të ngritën në nivel të përgjegjësisë historike dhe të marrin vendime konform këtij orientimi gati plebishitar të qytetarëve të Maqedonisë. /alsat-m/
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



I nderuar sa për dijeninë tënde Strugën e bënë shqiptare Struganët e jo A.Ahmeti sepse Struganët në regjistrimin e 2002(meritë e PDSH-së)rezulltati u mbrojt me të gjithë mjetet kundër presionit që po bëhej asokohe që Struga në asnjë mënyrë të mos jet shumicë.Pa rezulltatin e regjistimit (57%)Aliu kurrë Strugën nuk do të mund ta bënte shqiptare,kaq për lajmin në fjalë.Për sa i përket takimit në fjalë ai është i mirseardhur në këtë moment por cili është roli i A.Ahmetin në këtë kontekst,me veprimet e tij A.Ahmeti vetëm se e ndihmon Gruevskin të largojë vendin nga integrimet euroatlantike dhe NATO dhe deri me tani nuk po shohim se ai luan ndonjë rol të veçantë në këtë drejtim sepse Gruevski as që e pyet për ndonjë gjë me rëndësi për çështje që kanë të bëjnë me ardhmërinë e vendit.
Keshtu jemi ne shqiptaret tradhetaret i bejme patriota e patriotat tradhetar, prandaj jemi ne kete gjendje sepse edhe te mirat edhe te keqijat i harrojme dhe kure prej atyre nuk mesojme. Pershendetje alsat-m.
Dërgoni komentin