Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Riker: Ju jeni ata që përherë do të jeni

Riker: Ju jeni ata që përherë do të jeni

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ambasadori Filip Riker para studentëve të universitetin FON foli për politikën e jashtme amerikane dhe u përgjigj pyetjeve të të pranishëmve. A është në rregull që Maqedonia ta ndërrojë emrin dhe të heqë dorë nga historia e vjetër?  Kjo pyetje nxiti edhe reagime në sallë. Riker shpjegonte se Maqedonia dhe maqedonasit kanë histori të gjatë dhe si tha të ekzistimit prej qindra vitesh të gjuhës dhe kulturës. Ai porositi se historia duhet të shfrytëzohet si kontekst, duke menduar njëkohësisht në të ardhmen.
‘Këto punë mos i bëni më të vështira se sa duhen të jenë dhe mos shpikni gjëra që realisht nuk ekzistojnë. Ju jeni ata që përherë do të jeni’, theksoi ambasadori Filip Riker.
Pavarësisht ndryshimit në administratën e Uashingtonit, ambasadori amerikan porositi se qëndrimi në raport me Maqedoninë nuk ka ndryshuar aspak.
‘Qëndrimi ynë dhe i politikës sonë në raport me Maqedoninë është konsistent. Dëshirojmë të shohim se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha objektivat, qëllimet afatgjata në politikën e jashtme, pasi besojmë se anëtarësimi në NATO dhe procesi i aderimit në BE do të jenë shumë të mira për sigurinë dhe përparimin e Maqedonisë’, shtoi ambasadori Riker.
Ambasadori Riker dëgjoi edhe pyetje të tilla si ‘A është e vërtetë se ndërtesa e ambasadës së SHBA-së në Shkup në realitet është qendër e kundërzbulimit?’. Përgjigja ishte e shkurtër: ‘Jo’. Ai para studentëve foli edhe për objektivat e Uashingtonit në raport me problemet botërore, si situata në Afganistan, Irak, ngrohja globale dhe kriza financiare.
Fjalimi i tij në universitetin FON ishte në kuadër të aktivitetve për paraqitjen e personaliteteve të njohura para auditorit të universitetit.
Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

Enigma më 17/03/2010 22:02:40
avatar
Bravo be Riker shume mire ke thene per keta makedoncat vetem per ardhmerine e tyre dmth jeni ata qe DO TE JENI te lumte se keta ardhmeri mund te kene po histori nuk kane brvo bravo :)
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 17/03/2010 00:15:24
avatar
Ky me siguri e ka te kryer filozofine:)
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com