- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Gjykata e Apelit nuk e kumton vendimin për rastin e Sopotit
Ende nuk dihet se cili është vendimi i gjykatës së Apelit në Shkup për rastin ‘Sopoti’. Vendim ka dhe nuk përjashtohet mundësia që i njejti të jetë në favor të banorëve të Sopotit. Kryetari i gjykatës së Apelit në Shkup Jordan Mitrinovski në linjë telefonike për ALSAT nuk saktësoi se çfarë ka vendosur Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e palës mbrojtëse.
“Vendim ka dhe nuk e demantojmë se ka vendim, por të mos shpejtohet të kumtohet për llojin e vendimit sepse deri tash i jemi përmbajtur këtij parimi dhe për gjykatat e larta ka arsyetime ligjore që vendimi të mund të referohet apo të sillet vendim tjetër. Vendimin që sjell gjyqi, ai gjygj prap vendos, a ka nevojë për referim apo jo, megjithatë, vendim ka, por nuk duhet të shpejtohet me kumtimin e vendimit.”, Jordan Mitrinovski – kryetar i gjykatës së Apelit në shkup
Edhe familjarët thonë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për një vendim të këtillë të gjykatës. Thonë se për këtë kanë ndëgjuar nga mediumet, ndërsa shpresojnë për një gjykim në favor të banorëve të Sopotit.
“Këtë që e kam dëgju, nuk e besoj se është e vërtetë, ne presim atë anën pozitive në bazë të punës që e ka bërë Komisioni anketues, presim që gjygji të merr parasysh kërkesat tona, faktet që i ka paraqit avokati gjygjit të Apelit kështu që tash presim anën positive, besoj se gjygji i Apelit do ti merr parasysh ato”, thotë Skender Klaiqi, familjar i të burgosurve.
Ish anëtari i grupit parlamentar për rastin Sopoti Tahir Hani tha se nuk dëshiron të preudikojnë me vendimet e gjykatës, por shpreson se gjykata e Apelit ka marrë parasysh raportin e grupit të punës, i cili në vete përmban fakte për pafajsinë e banorëve të Sopotit.
“Në këtë proces në mënyrë absolute nuk kemi pasur asnjë element më të vogël as 1 përqind të implikimit të këtyre personave në rastin e Sopotit. Gjyqësia e RM-së është e pavarur në vendimarrje të tyre, por unë shpresoj se këto konkluza duhet të merren parasysh në interes të drejtësisë”, theksoi deputeti Tahir Hani.
Deputeti Abedin Zymberi vlerëson se nëse vërtetohen informatat se gjykata e Apelit u ka vërtetuar dënimin banorëve të Sopotit, atëherë kjo dëshmon se gjykatat në Maqedoni janë skajshmërisht të politizuara.
“Nëse informatat e djeshme janë të vërteta, atëherë do të konstatojmë se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar raportin e Komisionit hetues pranë parlamentit të Maqedonisë dhe nuk ka marrë parasysh dëshmitë e ambasadorit Bigman, ish ministrit të mbrojtjes Buçkovski si dhe dëshmi të reja të prezantuara para Komisionit.”, konstaton Abedin Zymberi.
Në gjykatën e Apelit në Shkup më 5 mars të këtij viti u mbajt seanca gjyqësore ndaj të burgosurit të fundit Zenel Klaiqit dhe gjashtë bashkëfshatarëve të tij që ndodhen në arrati. Në atë seancë para trupit gjykues, në fjalën përfundimtare të tij, i akuzuari Zenel Klaiqi përsëriti edhe njëherë se është i pafajshëm, ndërsa para trupit gjykues edhe avokati mbrojtës kishte paraqitur dëshmi të reja, me të cilat sipas tij dëshmohet pafajësia e të dënuarve.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



je i fort. kshyre Tahiri se si fol. te lumt mosi le rehat deri sa te lirohen Sopotalit.