- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh indinjatë të thellë në lidhje me ofendimin e rëndë të Televizionit SITEL ndaj qytetarëve azilkërkues të Likovës dhe Kumanovës të cilët po ktheheshin me autobus nga Belgjika në vendlindje.
“Në lajmet e mesditës të datës 11 mars 2010, prezentuesi i lajmeve u shpreh “Lesi kthehet në shtëpi” duke iu referuar qytetarëve shqiptar që po ktheheshin nga Belgjika”, thuhet në reagim.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! kërkon nga këshilli për radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë që të ndërmerr masa urgjente për shprehjen e qartë dhe të qëllimshme të urrejtjes në gjuhën e përdorur nga ky televizion dhe disa prej gazetarëve që punojnë aty. Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia merr licencën këtij televizion pasi që po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe po tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend
“ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të dënojë ashpër këto shprehje ofenduese dhe këtë tendencë permanente të TV SITEL për nxitje të urrejtjes midis dy komuniteteve shtetformuese dhe t’i fton në përgjegjësi gazetarët skandaloz dhe redaktorët përgjegjës”, thuhet në këtë reagim.
Lëvizja ZGJOHU! poashtu apelon deri te të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera që t’a ngrenë zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të televizionit SITEL.
ZGJOHU! fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionerë shqiptarë që plotësisht t’a bojkotojnë TV SITEL në rast që ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar.
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



ja qeveri se cfar ben. vetem per gjuhen maqedone( gjuhe amtare e maqedonis) me mesue jash shtetit shtetasit e MAqedonis
ncncncncnc