Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët

Reagon ZGJOHU!: TV “Sitel” fyen shqiptarët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh indinjatë të thellë në lidhje me ofendimin e rëndë të Televizionit SITEL ndaj qytetarëve azilkërkues të Likovës dhe Kumanovës të cilët po ktheheshin me autobus nga Belgjika në vendlindje.
“Në lajmet e mesditës të datës 11 mars 2010, prezentuesi i lajmeve u shpreh “Lesi kthehet në shtëpi” duke iu referuar qytetarëve shqiptar që po ktheheshin nga Belgjika”, thuhet në reagim.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! kërkon nga këshilli për radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë që të ndërmerr masa urgjente për shprehjen e qartë dhe të qëllimshme të urrejtjes në gjuhën e përdorur nga ky televizion dhe disa prej gazetarëve që punojnë aty. Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia merr licencën këtij televizion pasi që po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe po tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend
“ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të dënojë ashpër këto shprehje ofenduese dhe këtë tendencë permanente të TV SITEL për nxitje të urrejtjes midis dy komuniteteve shtetformuese dhe t’i fton në përgjegjësi gazetarët skandaloz dhe redaktorët përgjegjës”, thuhet në këtë reagim.
Lëvizja ZGJOHU! poashtu apelon deri te të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera që t’a ngrenë zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të televizionit SITEL.
ZGJOHU! fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionerë shqiptarë që plotësisht t’a bojkotojnë TV SITEL në rast që ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar.

Subscribe to comments feed Komente (11 dërguar):

kumanova më 13/03/2010 13:33:07
avatar
a ka more parti shqiptare dikun npushtet a ka ore BDI qe per ket parti dei sa ka hy ne pushtet na nga kumanova edh ejeten kena dash tme dhan e tash as zani nuk pi ndihet ncncnc
Thumbs Up Thumbs Down
street më 12/03/2010 23:39:56
avatar
http://www.mon.gov.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=408:2010-03-10-09-23-29&catid=70:konkursi&Itemid=133
ja qeveri se cfar ben. vetem per gjuhen maqedone( gjuhe amtare e maqedonis) me mesue jash shtetit shtetasit e MAqedonis
ncncncncnc
Thumbs Up Thumbs Down
dibrani më 12/03/2010 23:12:41
avatar
roft shqiperia etnike bol ma me maqedont asht koha per bashkim ko betar or shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
ILIRI-Zvicër-(Gostivar) më 12/03/2010 22:41:17
avatar
Ky medium (SITELI) në krye me shovenistin e madh LATASIN(LESIN) dhe këlyshët tjerë,as që mundohet t´a mëshehë nacionalizmin,shovenizmin dhe urrejtjen e madhe ndaj shqipëtarëve si dhe adhurimin e madh dhe të dukshëm(edhe për bylbylat mbi dega!!) ndaj VMRO-së dhe shefit të tij- Gruevskit.
Thumbs Up Thumbs Down
Meviana më 12/03/2010 22:15:34
avatar
Mese e vertete,madje ky nuk eshte rasti i pare nga ky televizion.Meriton denimin adekuat...keni perkrahje morale te vazhdueshme nga ne.respekte edhe per TV ALSAT - televizioni me transparent ne maqedoni.
Thumbs Up Thumbs Down
ballisti më 12/03/2010 19:40:24
avatar
MJAFT me ju te zgjohu jeni be te merzitshem vetem me reagime te kota kush jeju dedhoj juve,ju me duket se jeni shum mbas me kohen maqedonasit ka shum koh qe i ofendojn shqipetaret po tash e kan shum ma lehet me shoket tuaj qe jan ne qeveri.PO rini rahat se edhe juve dhe shokve tu ju ka ardhe fundi.
Thumbs Up Thumbs Down
Uçk më 12/03/2010 19:06:09
avatar
Erdh fundi i kerkesave tona, nuk duhet të kërkojmë më tepër, erdh radha të verpojmë përsëri së bashku. Të mlidhemi edhe niher edhe të marrim atë qka na takon....nuk jemi në gjendje të luftojmë vetëm me ndihmë të politikës dhe dialogut. Ato çdoherë dështojn për ne...
Thumbs Up Thumbs Down
bekim më 12/03/2010 19:06:00
avatar
- Menyra e vetme e tv Shit,telit per te terhjekur shikues, fore e vjeter po funksionale per fat te keq.C'te besh e kane perkrahjen e kvazimodo's ( gruevskit ) per momentin. Skane faj ato, faji eshte te shqiptaret qe e shiqojn, bile disa edhe reklama japin ne at berllog prej mediumi.
Thumbs Up Thumbs Down
ismet më 12/03/2010 18:11:01
avatar
LESI (siteli) le te kthehet ne serbi se atje e ka vendin.
Thumbs Up Thumbs Down
ujku më 12/03/2010 17:46:44
avatar
Zgjohu me juve jemi vetem perpara cdo hap qe mereni me juve jemi
Thumbs Up Thumbs Down
shefket më 12/03/2010 17:38:59
avatar
..........Po de sipas tyre LESI kthehet ne shtepi......e ne cilen shtepi sipas tyre.....as AHUR nuk eshte me Maqedonia....pershendetje ALSAT...
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 11 | shfaqen: 1 - 11

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com