- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Dy aktivistë të 'Realiteti'-t, 6 orë në ‘biseda informative’
Nga organizata joqeveritare 'Realiteti' akuzojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme se për gjashtë orë ka marrë në bisedë informative dy aktivistë të saj duke i kërcënuar se do ti largojnë nga vendet e punës ku punojnë nëse nuk ndërpresin aktivitetin në OJQ që veprojnë. Sipas kryetarit të kësaj organizate Valon Bela, aktivistët në ambiente të panjohura për 6 orë janë pyetur për punën e organizatës, aktivitetet që do t’i ndërmarrin si dhe udhëtimeve të tyre brenda dhe jashtë shtetit.
Nga ‘Realiteti’ të cilët dënojnë këtë akt, thonë se po punojnë në bazë të ligjit. Dyshojnë se kjo vjen si pasojë e aktualizimit të politikave siç thonë ata diskriminuese ndaj shqiptarëve.
“Po vetë fakti që 5 – 6 orë të mbajnë ty në lokacion të panjohur për familjarët, lokacion edhe për vetë kolegët aty ku kanë punuar ata është një lloj maltretimi dhe traumatizmi i vetë aktivistëve tanë. Me këtë konstatojmë se shteti ynë mund të jetë çfarëdo por ai nuk mund të jetë i lirë, i drejtë, demokratik dhe për të gjithë njësoj. Këso goditje të ulëta dhe klasike ndërmarrin vetëm qeveritë që nuk kanë kapacitet shtet formues”, Valon Bela – kryetar i OJQ Realiteti.
Nga MPB thonë se nuk janë të njoftuar për rastin dhe kërkojnë nga organizata ‘Realiteti’ që ta denoncojë atë në ministri. Prej atje thonë se ‘nëse konstatohet që policia ndaj aktivistëve të Realitetit ka tejkaluar kompetencat atëherë atyre do t‘u shqiptohen sanksione.’
Nga organizata joqeveritare ‘Realiteti’ thonë se edhe përkundër këtyre kërcënimeve, do të vazhdojnë me hulumtimin e politikave diskriminuese të institucioneve ndaj qytetarëve pa bërë dallime.
Meral Ismaili
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



e pershendes realitetin perzemersisht
Ushtare me nukjumbeten,keni filluar tash me qytetare akademik.
Ani ani.VJEN CAPI TE KASAPI.(keshtu e ka thene populli-mos mendoni se pe them une)
pershendetje redaksi
te rrah e ste le te qash.Ose nuk isha une por ky.Apo nuk dime gje por mundet qe te kete patur diq ne lidhje me ate...
OZNA,UDBA,DBK, apo si me i kane emrat ato sherbime,me nje fjale nuk jane ne kontroll civil.Kete me se miri mundet qe ta dine Z. T. XHaferri,sepse i njejeti eshte kryetar i komisionit per kontroll dhe mbikqyrje te ketyre strukturave.Por efekti si eshte?
operacioni i suksesshem e pacienti vdiq.
Nje vetem nuk munden qe tia mohojne vehtes,e ajo eshte se ne te ardhmen e afert nuk do te kesh alibi se une nuk jam ne dijeni,askush nukme ka informuar,apo do e analizojme kete rast.Thjesht je participues(bashkeveprues) ne te mirat dhe te keqijat e qeverise qe u ndodhin shqipatereve.Zgjidhja?
Po. ka zgjidhje.
ik -shporru ne shtepi ne ndonje qajtore,luaj gure e leri profesionistet(politikolog,ekonomist,sigurimsa,apo persona qe tre bardhes i thone e bardhe e te zezes qdoher e zeze.
Zaten ligji eshte shume i kapshem.Ka shtatezani apo nuk ka?
nese po dihet se qe ka gjetur ate grua.nese JO-jasteku ne bark vlen vetem ca dite sa per vetegenjim.
Qishte asimilimi-UPSSS aso integrimi desha te them?
Ma spjegon dikush nese don?
Tungjatjeta.
Vetë emri tregon se do i ndriconi shkeljet
dhe padrejtësitë ndaj qytetarëve.
Ju inkurajojë se e keni shoqërinë përparimtare në cdo hap.
Për punë më produktive dhe largpamëse
mos u ngushtoni vetëm në Shkup por formoni zyrat tuaja edhe në qytete tjera.
Si nuk i vjen turp fakotrit shqiptar ne qeveri te lejon kesi gjerash ndaj fjales se lire...po skan faj as at o se nuk y pye t kush jane vetem per DEKOR NE QEVERI edhe me falni se per pak sa harovaaa edhe per TENDERAAAAAAAAAA
TURP.TURP.TURP !!!!