Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Dy aktivistë të 'Realiteti'-t, 6 orë në ‘biseda informative’

Dy aktivistë të 'Realiteti'-t, 6 orë në ‘biseda informative’

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nga organizata joqeveritare 'Realiteti' akuzojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme se për gjashtë orë ka marrë në bisedë informative dy aktivistë të saj duke i kërcënuar se do ti largojnë nga vendet e punës ku punojnë nëse nuk ndërpresin aktivitetin në OJQ që veprojnë. Sipas kryetarit të kësaj organizate Valon Bela, aktivistët në ambiente të panjohura për 6 orë janë pyetur për punën e organizatës, aktivitetet që do t’i ndërmarrin si dhe udhëtimeve të tyre brenda dhe jashtë shtetit.
Nga ‘Realiteti’ të cilët dënojnë këtë akt, thonë se po punojnë në bazë të ligjit. Dyshojnë se kjo vjen si pasojë e aktualizimit të politikave siç thonë ata diskriminuese ndaj shqiptarëve.
“Po vetë fakti që 5 – 6 orë të mbajnë ty në lokacion të panjohur për familjarët, lokacion edhe për vetë kolegët aty ku kanë punuar ata është një lloj maltretimi dhe traumatizmi i vetë aktivistëve tanë. Me këtë konstatojmë se shteti ynë mund të jetë çfarëdo por ai nuk mund të jetë i lirë, i drejtë, demokratik dhe për të gjithë njësoj. Këso goditje të ulëta dhe klasike ndërmarrin vetëm qeveritë që nuk kanë kapacitet shtet formues”, Valon Bela – kryetar i OJQ Realiteti.  
Nga MPB thonë se nuk janë të njoftuar për rastin dhe kërkojnë nga organizata ‘Realiteti’ që ta denoncojë atë në ministri. Prej atje thonë se ‘nëse konstatohet që policia ndaj aktivistëve të Realitetit ka tejkaluar kompetencat atëherë atyre do t‘u shqiptohen sanksione.’
Nga organizata joqeveritare ‘Realiteti’ thonë se edhe përkundër këtyre kërcënimeve, do të vazhdojnë me hulumtimin e politikave diskriminuese të institucioneve ndaj qytetarëve pa bërë dallime.

Meral Ismaili

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

shkupi më 18/03/2010 13:11:50
avatar
A po ju duket se shqiptaret ne marse po jetojne.Pse po rene, ta kishin mar najkende e kishit tregu por kjo eshte nje blef i juaj. Keso gjera kemi kalu dhe shpornu prej shoqerise shqiptare, se ju jeni vetem vegel e Gruevskit.
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivari më 13/03/2010 12:17:37
avatar
O vellezer keta na ndjekin edhe duke ngrene buke e lere te bajsh ndonje aktivitet.Ata jane mesu qe krejt punet e renda ti kryejn Shqiptaret e ata te jen ne kolltuk por ISHAALLAH doti vije fundi edhe kesaj.Sa i perket per partite tona ate gje duhet ta harojme se nuk egzistojn me jane te angazum me TENDERA skan pun me popullin deri sa te vijne zgjedhjet e ardheshme
Thumbs Up Thumbs Down
Patrioti më 13/03/2010 10:32:46
avatar
Turp i madh eshte ne shiptaret te mos bejme gje pas kesaj qka i ndodhi "Realitetit", pse ajo o e vetmja organizat Jo qeveritare qe nuk ka bashkpunim me asnje parti politike, dhe per at i ndodhin ksi lloj gjerash.
e pershendes realitetin perzemersisht
Thumbs Up Thumbs Down
Uka më 12/03/2010 22:43:25
avatar
Ah Menduh sa i keq qe ishe e sa keq na le.Hej ju te BDI-se!kur keni me arrestu dhe denue tash te tjere me burgime te perjetshme?
Ushtare me nukjumbeten,keni filluar tash me qytetare akademik.
Ani ani.VJEN CAPI TE KASAPI.(keshtu e ka thene populli-mos mendoni se pe them une)
pershendetje redaksi
Thumbs Up Thumbs Down
glauku më 12/03/2010 22:37:12
avatar
keshtu qendrojne punet!
te rrah e ste le te qash.Ose nuk isha une por ky.Apo nuk dime gje por mundet qe te kete patur diq ne lidhje me ate...
OZNA,UDBA,DBK, apo si me i kane emrat ato sherbime,me nje fjale nuk jane ne kontroll civil.Kete me se miri mundet qe ta dine Z. T. XHaferri,sepse i njejeti eshte kryetar i komisionit per kontroll dhe mbikqyrje te ketyre strukturave.Por efekti si eshte?
operacioni i suksesshem e pacienti vdiq.
Nje vetem nuk munden qe tia mohojne vehtes,e ajo eshte se ne te ardhmen e afert nuk do te kesh alibi se une nuk jam ne dijeni,askush nukme ka informuar,apo do e analizojme kete rast.Thjesht je participues(bashkeveprues) ne te mirat dhe te keqijat e qeverise qe u ndodhin shqipatereve.Zgjidhja?
Po. ka zgjidhje.
ik -shporru ne shtepi ne ndonje qajtore,luaj gure e leri profesionistet(politikolog,ekonomist,sigurimsa,apo persona qe tre bardhes i thone e bardhe e te zezes qdoher e zeze.
Zaten ligji eshte shume i kapshem.Ka shtatezani apo nuk ka?
nese po dihet se qe ka gjetur ate grua.nese JO-jasteku ne bark vlen vetem ca dite sa per vetegenjim.
Qishte asimilimi-UPSSS aso integrimi desha te them?
Ma spjegon dikush nese don?
Tungjatjeta.
Thumbs Up Thumbs Down
shari më 12/03/2010 19:21:18
avatar
Per cdo respekt por kesaj qeverije dhe sherbetorve te saj bdi-se nuk u shkone per shtati te zbulohet e verteta ato matrapaz jan te zenur me tendera ,kure do te afrohen zgjedhjet do dalin ne teren duke u thene; ju ne 201-in na i dhat djemt e mose bisedojm per vota,pastaj do ti vizitojne varezat e deshmorve do hedhin ca lule dhe ja votat do i kene perseri. O popull vetedisohu dhe sa ma pare ti shporadisim keta matrapaza
Thumbs Up Thumbs Down
liriku_strugë më 12/03/2010 17:01:09
avatar
*Realiteti* dhe Valoni respekte!
Vetë emri tregon se do i ndriconi shkeljet
dhe padrejtësitë ndaj qytetarëve.
Ju inkurajojë se e keni shoqërinë përparimtare në cdo hap.
Për punë më produktive dhe largpamëse
mos u ngushtoni vetëm në Shkup por formoni zyrat tuaja edhe në qytete tjera.
Thumbs Up Thumbs Down
xhavit më 12/03/2010 16:50:40
avatar
Realiteti keni perkrahjen e plote te qytetareve vetem ashtu vazdoni me punen qe keni nis,detektoni cdo proble m te qytetareve.

Si nuk i vjen turp fakotrit shqiptar ne qeveri te lejon kesi gjerash ndaj fjales se lire...po skan faj as at o se nuk y pye t kush jane vetem per DEKOR NE QEVERI edhe me falni se per pak sa harovaaa edhe per TENDERAAAAAAAAAA

TURP.TURP.TURP !!!!
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com