Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Kisha në sheshin e Shkupit, shtoi tendosjet ndëretnike

Kisha në sheshin e Shkupit, shtoi tendosjet ndëretnike

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerikan

Dallimet rreth mbështetjes së qeverisë për ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit i shtoi tendosjet ndëretnike dhe inicioi çështjen e përfshirjes  të qeverisë në punët fetare. Tensionet midis maqedonasve dhe shqiptarëve po vazhdojnë të reflektohen në fushat sikurse janë arsimi, punësimi dhe participimi politik. Kjo konstatohet në përfundim të raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan për respektimin e të drejtave të njeriut në vitin 2009.
Dje vonë pasdite sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton i shpalli konstatimet e amerikanëve për të drejtat e njeriut në 194 vendet e botës. Në pjesën për Maqedoninë, përmendet edhe protesta e ndërprerë kundër ndërtimit të kishës. Theksohet se demonstruesit që protestuan kundër, u përplasën me grupin që ishte për, kurse mungesa e mbrojtjes efektive nga ana e policisë e shtoi brengosjen për lirinë e bashkimit.
Janë tendosur marrëdhëniet midis shumicës maqedonase dhe pakicës etnike shqiptare konstaton departamenti amerikan i shtetit duke vënë në dukje ndër të tjera edhe tensionet në arsim.
“Më 16 gusht ndodhën përplasje të dhunshme midis grupit të tifozëve të futbollit, maqedonas etnik dhe të shqiptarëve etnik të lagjes që pasoi pas ndeshjes futbollistike në Shkup. Policia lokale ishte kritikuar se nuk intervenoi shpejt ndaj incidentit, por si do qoftë MPB-ja filloi hetimin dhe i mori në pyetje tetë persona të përfshirë në incident”, thuhet në raport.
Ndërkaq në pjesën e lirisë së shprehurit dhe të mediumeve në raport thuhet se ekzistojnë raporte se qeveria dhe biznesmenët në mënyrë indirekte ushtrojnë presion ndaj mediumeve dhe se gazetarët po praktikojnë vetëcensurë. Përmendet edhe se procesi gjyqësor kundër pjesëtarëve të MPB-së të cilët në vitin 2007 e sulmuan kameramanin e televizionit Alsat-M, përfundoi me një polic të liruar dhe dy të dënuar.
Reformat gjyqësore janë anuluar, kurse presioni politik dhe frikësimi po e pengojnë efikasitetin e gjyqësorit. Burgjet janë të mbushur përplot, kushtet në to janë të këqija, ndërsa midis nëpunësve të burgjeve është i përhapur korrupsioni, konstatohet në raport. Lidhur me fqinjin jugor, Greqinë, përmendet edhe pakica maqedonase.
“Qeveria nuk e njeh ekzistimin e dialektit sllav i quajtur maqedonas nga ana e atyre që e flasin në pjesën veriperëndimore të vendi”, theksohet në raportin e departamentit të shtetit, duke e regjistruar edhe incidentin gjatë promovimit të Fjalorit maqedonas-grek në Athinë që u ndërpre me dhunë nga anëtarët e grupit ultra-nacionalist, “Agu i artë”.

Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

dritoni më 12/03/2010 16:24:38
avatar
Sigurt Ali Ahmeti de thot se krejt ne rregull jan punt edhe mir eshte puna ne vend sigurt
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com