- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
Interpelancë për ministrin Stavrevski
Vazhdon interpelanca për punën e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Sipas PLD-së dhe Alternativës së Re, që kërkuan interpelancën, shkaqet janë rishikimi i dytë i dështuar i buxhetit për vitin 2009, hyrja e pa arsyeshme e vendit në borxhe në botën e jashtme me kredi të pavolitshme, shpenzimet e mëdha, presionet ndaj bankës popullore, borxhet e mëdha të shtetit ndaj firmave si dhe falja e borxheve për ndërmarrjet publike. Stavrevski mbrohej nga sulmet, me pohimin se rezultatet janë shumë më të mira se sa ato kur në pushtet ishte LSDM-ja. ‘Po shpenzoni 31 milionë euro ose 20 % në janar të vitit 2010 më shumë, se sa në janar të vitit 2009. Nëse vazhdoni kështu para nesh pritet deficit prej 400 milionë eurosh. Me shpenzimin e tillë të pa shfrenuar, duhet të ndaleni. Ky ritëm do të thotë kolaps për buxhetin, kurse nga ana tjetër edhe tentativë për bartjen e këtij kolapsi përmes tatimeve plotësuese, përmes dënimeve plotësuese për ekonominë dhe hyrjen në borxh në tregun e vendit dhe atij të huaj’, deklaroi Jovan Manasievski, deputet i PLD-së. ‘Ne i ulëm shpenzimet për rreth 50 milion euro, shpenzimet për mallra dhe shërbime me rebalancin e dytë. Maqedonia, vitin 2009 e përfundoi me deficit prej 2.77 % nga Prodhimi i përgjithshëm Bruto, ndërsa ky është një nga tre rezultatet më të mira në Evropë. Do tu citoj studim të Bankës Botërore, në Evropën Juglindore ka vetëm një vend që ka hapësirë të hyjë në borxh, e të mos i rrezikojë gjeneratat e ardhshme respektivisht nivelin e borxhit publik, dhe ai vend është Maqedonia’, u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i Financave. Manasievski akuzoi Stavrevskin se vitin e kaluar ka futur një varg të tërë shpenzimesh, me të cilat ngarkohen firmat dhe prej të cilave qeveria do të mbledh rreth 250 milion euro. ‘Pasi qeveria shpenzon 40 % nga PBV përmes buxhetit, qeveria është gjenerator kyç i jo likuiditetit në ekonomi. Me barrën e rritur ndaj firmave, mos pagesën e borxheve ndaj firmave dhe me favorizimin e ndërmarrjeve publike në llogari të atyre private, ju po krijoni një atmosferë me kushte që aspak nuk përkojnë me ato të tregut’, tha Manasievski nga PLD-ja. ‘Ne, me këto projekte dhe hyrje në borxhe zoti Manasievski, do të ndërtojmë banesa sociale për kategoritë e prekura, pastaj do të sigurojmë fonde për transferua të kushtëzuara monetare edhe për qytetarët që marrin ndihma sociale, kështu që është befasuese që edhe ata i vini në pikëpyetje’, theksoi Stavrevski. Deputetët duhet të votojnë deri në mesnatë, lidhur me nismën për largimin e ministrit Stavreski.
Jane Dimevski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


