Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Interpelancë për ministrin Stavrevski

Interpelancë për ministrin Stavrevski

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vazhdon interpelanca për punën e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Sipas PLD-së dhe Alternativës së Re, që kërkuan interpelancën, shkaqet janë rishikimi i dytë i dështuar i buxhetit për vitin 2009, hyrja e pa arsyeshme e vendit në borxhe në botën e jashtme me kredi të pavolitshme, shpenzimet e mëdha, presionet ndaj bankës popullore, borxhet e mëdha të shtetit ndaj firmave si dhe falja e borxheve për ndërmarrjet publike. Stavrevski mbrohej nga sulmet, me pohimin se rezultatet janë shumë më të mira se sa ato kur në pushtet ishte LSDM-ja. ‘Po shpenzoni 31 milionë euro ose 20 % në janar të vitit 2010 më shumë, se sa në janar të vitit 2009. Nëse vazhdoni kështu para nesh pritet deficit prej 400 milionë eurosh. Me shpenzimin e tillë të pa shfrenuar, duhet të ndaleni. Ky ritëm do të thotë kolaps për  buxhetin, kurse nga ana tjetër edhe tentativë për bartjen e këtij kolapsi përmes tatimeve plotësuese, përmes dënimeve plotësuese për ekonominë dhe hyrjen në borxh në tregun e vendit dhe atij të huaj’, deklaroi Jovan Manasievski, deputet i PLD-së. ‘Ne i ulëm shpenzimet për rreth 50 milion euro, shpenzimet për mallra dhe shërbime me rebalancin e dytë. Maqedonia, vitin 2009 e përfundoi me deficit prej 2.77 % nga Prodhimi i përgjithshëm Bruto, ndërsa ky është një nga tre rezultatet më të mira në Evropë. Do tu citoj studim të Bankës Botërore, në Evropën Juglindore ka vetëm një vend që ka hapësirë të hyjë në borxh, e të mos i rrezikojë gjeneratat e ardhshme respektivisht nivelin e borxhit publik, dhe ai vend është Maqedonia’, u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i Financave. Manasievski akuzoi Stavrevskin se vitin e kaluar ka futur një varg të tërë shpenzimesh, me të cilat ngarkohen firmat dhe prej të cilave qeveria do të mbledh rreth 250 milion euro. ‘Pasi qeveria shpenzon 40 % nga PBV përmes buxhetit, qeveria është gjenerator kyç i jo likuiditetit në ekonomi. Me barrën e rritur ndaj firmave, mos pagesën e borxheve ndaj firmave dhe me favorizimin e ndërmarrjeve publike në llogari të atyre private, ju po krijoni një atmosferë me kushte që aspak nuk përkojnë me ato të tregut’, tha Manasievski nga PLD-ja. ‘Ne, me këto projekte dhe hyrje në borxhe zoti Manasievski, do të ndërtojmë banesa sociale për kategoritë e prekura, pastaj do të sigurojmë fonde për transferua të kushtëzuara monetare edhe për qytetarët që marrin ndihma sociale, kështu që është befasuese që edhe ata i vini në pikëpyetje’, theksoi Stavrevski. Deputetët duhet të votojnë deri në mesnatë, lidhur me nismën për largimin e ministrit Stavreski.

Jane Dimevski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com