Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit

Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin me orë të tëra autobusin në vendin ku duhej të mbërrinte, por ai erdhi i zbrazët për shkak se pasagjerët kishin ndaluar që në autostradë në hyrje të Kumanovës, për të shmangur kamerat dhe interesin e gazetarëve. Gjithsej, në autobus ishin 44 udhëtarë, të shoqëruar nga autoritete belge të komisariatit për migrim, të cilët pas mbërritjes në Kumanovë, thanë se udhëtimi kishte kaluar mirë. Një grup udhëtarësh kishin zbritur në Luginën e Preshevës, ndërsa të tjerët në Kumanovë. Autoritet belge nuk treguan për ndonjë autobus tjetër të mundshëm, pasi kthimi varet nga vullneti i shtetasve të Maqedonisë. Ndërkaq, autoritetet belge, njoftuan së fundi se numri i kërkesave për azil, nga shtetas maqedonas apo serbë në Belgjik, ka rënë në zero. Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm pas kthimit nga vizitat në Ballkan, tha se Belgjika nuk pendohet lidhur me vendimin për heqjen e vizave, por theksoi se gjatë presidencës së BE-së, Belgjika do të tregohet e kujdesshme me vendet e ardhshme që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Leterm, theksoi sërish sot, në një intervistë për “Dojçe Velen’ se Belgjika nuk do të japë azil, dhe shtetasit që do të kërkojë strehim bëjnë mirë të mos e provojnë këtë eksperiencë mashtrimi nga njerëz që shfrytëzojnë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, për të përfituar. “Ishte një udhëtim i mirë. Por njerëzit u larguan sepse ishin të frikësuar nga kamerat dhe gazetarët. 2 blloqe më tej. Nuk kam ide për kthim të ndonjë autobusi tjetër. Nëse do të ketë vullnetarë të tjerë që duan të kthehen. Por, për momentin nuk kemi vendosur ende”, tha përfaqësues i Zyrës belge për migrim.

Shkëlzen Aqifi
 

Subscribe to comments feed Komente (9 dërguar):

dibrani më 13/03/2010 13:08:43
avatar
skan faj shqipet faji asht jetik per faji bie mbi udhejcit tone te pa aft per te menazhuar gjendjen e shqiptarve.nuk investoet ne viset shqiptare vetem e vetem per ti shperngulur neper bote te poshter.
Thumbs Up Thumbs Down
ARDIAN më 12/03/2010 13:47:52
avatar
Mendoj qe duhet te perkrahen keto protesta dhe te kanalizohen dhe mos te ndalen deri sa te finalizohen sepse "siteli serb" si zedhenes jooficial qe te gjithe e dime i qeveris se MK qe moti eshte prezent ne politiken keqberse ndaj shqiptareve.
endoj qe keto shkrime dh eket eproteste duhet ti jepen dimensione kombtare.

Ardiani
Brussel
Thumbs Up Thumbs Down
Edi më 12/03/2010 05:30:52
avatar
alvin mire ja paske bere me reagmin tend kundra sitelit
Thumbs Up Thumbs Down
kumanova--belgjik më 12/03/2010 02:23:52
avatar
eee popull shqiptar tash mushnu mend e tjera her mos i ngoni njerzit ce po rrejn sepse as ata ndoshta pa letra jan ne belgjik keni mujt mujt mi lexu komentet ce i kemi shkru ne shqiptaret ne belgjike dhe zvicerr per te keq nuk kemi shkru po ju kemi tregu se ska shpijaa oo vllezer mos i ngoni njerzi ishalla zoti ju ndihmon se cdo kush ka qef me pas nje jet me te mir tung
Thumbs Up Thumbs Down
naser haracina më 12/03/2010 01:52:56
avatar
ju bashkohem plotèsisht forumit politik studentèt, qè tè manifestojm hapatazi dhe me gjitha forcat qè ky canal tv tè mbyllet se sdurohen mo kèta propaganda rrena tè flliqura, nga kèta gazetar nacista racista, duhet tè gjith tè zgjohemi nè kèmb, me tana forcat ta gjykojm, tè bashkohemi dhe tè mbledhim edhe financa pèr njè avokat tè fort dhe me bè ankesè mos tè lejojm njè grup mafioza tè na poshtèrsojn ashtu tè lujnè me njerèz fukara tè ndershèm tè cilèt sdin tè bèjn dallavera hajni pèr at kan mbet as kund vetèm me lip azil se ata qè bèjn dallavera hajni mir i kan punèt porè ata njerèzit e ndershèm hjekin,,,
Thumbs Up Thumbs Down
Cufi TE më 12/03/2010 01:34:36
avatar
Po kush u tha me shku ne Belgjik me kerku azil... leni ota muhabetet e investimeve se pjesa e veriut(flas per shqiptaret) jan shum te trash nga koka, me nje fjal goje burri shet token shtepin arin ose automjetin... nga njera ane me vjen sinqerisht keq ama nga ana tejter mir ju bo se ashtu esht kur shkojn me kembe te huaja. Rroft Tetova.....
Thumbs Up Thumbs Down
nikushtak zürich më 11/03/2010 23:09:27
avatar
isufi
valla shum mir e ki njerzit kan ardh tash zbrazet skan edhe ku mu kthy se i kan shit krejt
Thumbs Up Thumbs Down
Alisetar Ramadani më 11/03/2010 22:40:53
avatar
Këto pamje filmike të këtyre autobusëve televizioni "shtetëror" Sitel i pagëzoji me "u kthye Lesi"! Ky është ofendim që nuk durohet, prandaj ju bashka-ngjitem studentëve për reagimin e bërë më poshtë. Televizioni Sitel hapur mbjell urrejtje ndërnacionale, është koha të mbyllet ky televizion.

Reagim

Forumi politik studentet.info reagon ashpër për lajmin që televizioni Sitel e emetoi në ora 12h të ditës 11.mars.2010 kur folësi i lajmeve të kthyerit nga Belgjika i ofendoi duke i quajtur LESI gjegjësisht me fjalë "U kthye Lesi" duke aluduar qartë për të kthyerit e Belgjikës, në eter shiheshin autobusët që bartnin këto njerëz!

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që televizioni Sitel dhe të gjithë ata persona që kanë përgatitur lajmet e orës 12 të 11 marsit 2010 të nxjerrën para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjeve në fuqi për ofendim e bërë ndaj njerëzve që kanë qenë në ato autobusë. Për sjellje shtazarake të folësit, të dëmshpërblehen për fyerje dhe urrejtje nga televizioni Sitel të gjithë ato që kanë qenë në ato autobusë, sipas kërkesave të tyre. Ky televizion e ka tejkaluar vijën e kuqe dhe ne shqiptarët nuk do t ia falim më nëse drejtësia nuk tregon gatishmëri për t i dënuar, edhe atë dënim të rreptë që mos të kenë më mundësi të financohen për të punuar, ngase ne zaten e kemi këtë qëllim, që ky televizion të mbyllet sepse mbjell urrejtje ndërnacionale dhe ndërfetare.

Forumi Politik Studentët.info
Thumbs Up Thumbs Down
isufi më 11/03/2010 20:26:06
avatar
po cka me dal ore ne televizjon kurse kan met dikush pa ara dikush pa alltan pa traktora misi nuk kan pas kushte cetash hala ma keq
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 9 | shfaqen: 1 - 9
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
image
Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
'Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë, dhe vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë marrëdhënie të mira me miqtë dhe partnerët tanë’. Kështu iu përgjigj ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com