-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit
Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin me orë të tëra autobusin në vendin ku duhej të mbërrinte, por ai erdhi i zbrazët për shkak se pasagjerët kishin ndaluar që në autostradë në hyrje të Kumanovës, për të shmangur kamerat dhe interesin e gazetarëve. Gjithsej, në autobus ishin 44 udhëtarë, të shoqëruar nga autoritete belge të komisariatit për migrim, të cilët pas mbërritjes në Kumanovë, thanë se udhëtimi kishte kaluar mirë. Një grup udhëtarësh kishin zbritur në Luginën e Preshevës, ndërsa të tjerët në Kumanovë. Autoritet belge nuk treguan për ndonjë autobus tjetër të mundshëm, pasi kthimi varet nga vullneti i shtetasve të Maqedonisë. Ndërkaq, autoritetet belge, njoftuan së fundi se numri i kërkesave për azil, nga shtetas maqedonas apo serbë në Belgjik, ka rënë në zero. Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm pas kthimit nga vizitat në Ballkan, tha se Belgjika nuk pendohet lidhur me vendimin për heqjen e vizave, por theksoi se gjatë presidencës së BE-së, Belgjika do të tregohet e kujdesshme me vendet e ardhshme që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Leterm, theksoi sërish sot, në një intervistë për “Dojçe Velen’ se Belgjika nuk do të japë azil, dhe shtetasit që do të kërkojë strehim bëjnë mirë të mos e provojnë këtë eksperiencë mashtrimi nga njerëz që shfrytëzojnë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, për të përfituar. “Ishte një udhëtim i mirë. Por njerëzit u larguan sepse ishin të frikësuar nga kamerat dhe gazetarët. 2 blloqe më tej. Nuk kam ide për kthim të ndonjë autobusi tjetër. Nëse do të ketë vullnetarë të tjerë që duan të kthehen. Por, për momentin nuk kemi vendosur ende”, tha përfaqësues i Zyrës belge për migrim.
Shkëlzen Aqifi






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



endoj qe keto shkrime dh eket eproteste duhet ti jepen dimensione kombtare.
Ardiani
Brussel
valla shum mir e ki njerzit kan ardh tash zbrazet skan edhe ku mu kthy se i kan shit krejt
Reagim
Forumi politik studentet.info reagon ashpër për lajmin që televizioni Sitel e emetoi në ora 12h të ditës 11.mars.2010 kur folësi i lajmeve të kthyerit nga Belgjika i ofendoi duke i quajtur LESI gjegjësisht me fjalë "U kthye Lesi" duke aluduar qartë për të kthyerit e Belgjikës, në eter shiheshin autobusët që bartnin këto njerëz!
Kërkojmë nga organet e drejtësisë që televizioni Sitel dhe të gjithë ata persona që kanë përgatitur lajmet e orës 12 të 11 marsit 2010 të nxjerrën para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjeve në fuqi për ofendim e bërë ndaj njerëzve që kanë qenë në ato autobusë. Për sjellje shtazarake të folësit, të dëmshpërblehen për fyerje dhe urrejtje nga televizioni Sitel të gjithë ato që kanë qenë në ato autobusë, sipas kërkesave të tyre. Ky televizion e ka tejkaluar vijën e kuqe dhe ne shqiptarët nuk do t ia falim më nëse drejtësia nuk tregon gatishmëri për t i dënuar, edhe atë dënim të rreptë që mos të kenë më mundësi të financohen për të punuar, ngase ne zaten e kemi këtë qëllim, që ky televizion të mbyllet sepse mbjell urrejtje ndërnacionale dhe ndërfetare.
Forumi Politik Studentët.info
Dërgoni komentin